E ndjej detyrë morale të sqaroj për disa akuza në drejtim të personit tim dhe familjes time, miq, dashamirës, bashkëvuajtës e shokë të kalvarit komunist. Gjithkush në familje, ka problemet e veta; për arsye të ndryshme dikush i zgjidh me mirëkuptim apo me një formë të pranueshme për të dy palët. Unë kurrë nuk e kam menduar që problemet e shtëpisë time t’i hedh në treg dhe askush nuk e bën një gjë të tillë, por i’a lë opinionit publik t’a gjykojë veprimin e tij. Në data 09 gusht të vitit 2013, mamaja ime Nadire Sadik Blloshmi ka ndërruar jetë. Bashkëshortja ime akuzohet se nga viti 2003 deri në vitin 2013, ka tërhequr pensionin e mamasë time, me dokumenta të fallsifikuara. Ky fakt nuk qëndron dhe për të vërtetuar këtë, unë po ju paraqes dokumentin zyrtar nga zyrat e pensioneve të rrethit Elbasan ku sqarohet se: Nadire Sadik Blloshmit i është ndërprerë pensioni më datën 30 shtator 2003, muajin e ndarjes nga jeta dhe është e dokumentuar nga vërtetimi i ISSH Elbasan me nr. prot. 2701, dt. 10.06.2014. Akuza tjetër, se kam marrë shtëpi në emër të vëllait tim të pushkatuar më 17 korrik 1977 nga terroristët komunistë, të ndjerin Vilson Blloshmi, është sa bajate po aq e pavërtetë. Dhe për këtë, po ju paraqes një dokument nga Enti Kombëtar i Banesave, me nr. prot. 1851/1, dt. 13.06.2014. Tjetër shpifje se unë kam marrë dhe vazhdoj të marr donacione të ndryshme dhe i kam përvetësuar, është krejtësisht e pavërtetë. Për këtë akuzë ftoj të dalë një donator, ku të thotë se më ka dhënë qoftë edhe një qindarkë të vetme. Janë plot shpifje të tjera që kam neveri t’i kujtoj, siç është rasti i dokumenteve të babait tim për marrjen e dëmshpërblimit, i cili në prezencën e kushëririt tim Mit’hat Blloshmi, që është dhe nipi i babait tim kanë bërë prokurën në qytetin e Librazhdit, ku unë të tërhiqja të hollat që i takonin. Ky dokument është në Ministrinë e Financave (Sektori i Dëmshpërblimit) dhe kush do t’a vërtetojë, le t’a kërkojë. Nuk dua t’ju bezdis më shumë, duke përgënjeshtruar të tilla shpifje. Do j’u kërkoj që askush të mos bezdiset për sa më sipër, se unë e kam të qartë se ata që më njohin e kanë jetuar nëpër kampe e burgje, miqtë apo armiqtë që kanë ndikuar në shkatërrimin e familjes tonë, të cilët unë i kam zbuluar, nuk i besojnë ato shpifje të stisura. Besoj se nuk kam çfarë të sqaroj më shumë. Duke i falenderuar dhe ata shokë e miq të shumtë e bashkëvuajtës për telefonatat e tyre duke m’u lutur që të mos shqetësohem aspak për gënjeshtra të tilla.
PËR PUBLIKUN SHQIPTAR
E ndjej detyrë morale të sqaroj për disa akuza në drejtim të personit tim dhe familjes time, miq, dashamirës, bashkëvuajtës e shokë të kalvarit komunist.
Gjithkush në familje, ka problemet e veta; për arsye të ndryshme dikush i zgjidh me mirëkuptim apo me një formë të pranueshme për të dy palët. Unë kurrë nuk e kam menduar që problemet e shtëpisë time t’i hedh në treg dhe askush nuk e bën një gjë të tillë, por i’a lë opinionit publik t’a gjykojë veprimin e tij.
Në data 30 shtator të vitit 2003, mamaja ime Nadire Sadik Blloshmi ka ndërruar jetë.
Bahkëshortja ime akuzohet se nga viti 2003 deri në vitin 2013, ka tërhequr pensionin e mamasë time, me dokumenta të fallsifikuara. Ky fakt nuk qëndron dhe për të vërtetuar këtë, unë po j’u paraqes dokumentin zyrtar nga zyrat e pensioneve të rrethit Elbasan ku sqarohet se: Nadire Sadik Blloshmit i është ndërprerë pensioni më datën 30 shtator 2003, muajin e ndarjes nga jeta dhe është e dokumentuar nga vërtetimi i ISSH Elbasan me nr. prot. 2701, dt. 10.06.2014.
Akuza tjetër, se kam marrë shtëpi në emër të vëllait tim të pushkatuar më 17 korrik 1977 nga terroristët komunistë, të ndjerin Vilson Blloshmi, është sa bajate po aq e pavërtetë. Dhe për këtë, po j’u paraqes një dokument nga Enti Kombëtar i Banesave, me nr. prot. 1851/1, dt. 13.06.2014.
Tjetër shpifje se unë kam marrë dhe vazhdoj të marr donacione të ndryshme dhe i kam përvetësuar, është krejtësisht e pavërtetë. Për këtë akuzë ftoj të dal një donator, ku të thotë se më ka dhënë qoftë edhe një qindarkë të vetme.
Janë plot shpifje të tjera që kam neveri t’i kujtoj, siç është rasti i dokumenteve të babait tim për marrjen e dëmshpërblimit, i cili në prezencën e kushëririt tim Mit’hat Blloshmi, që është dhe nipi i babait tim kanë bërë prokurën në qytetin e Librazhdit, ku unë të tërhiqja të hollat që i takonin. Ky dokument është në Ministrinë e Financave (Sektori i Dëmshpërblimit) dhe kush do t’a vërtetojë, le t’a kërkojë. Nuk dua t’ju bezdis më shumë, duke përgënjeshtruar të tilla shpifje.
Do j’u kërkoj që askush të mos bezdiset për sa më sipër, se unë e kam të qartë se ata që më njohin e kanë jetuar nëpër kampe e burgje, miqtë apo armiqtë që kanë ndikuar në shkatërrimin e familjes tonë, të cilët unë i kam zbuluar, nuk i besojnë ato shpifje të stisura.
Besoj se nuk kam çfarë të sqaroj më shumë.
Duke i falenderuar dhe ata shokë e miq të shumtë e bashkëvuajtës për telefonatat e tyre duke m’u lutur që të mos shqetësohem aspak për gënjeshtra të tilla.
Me shumë respekt
Bedri Blloshmi
Cel. 069 60 71 331
Plehre je dhe plehre mbetesh! Nuk te akuzon kot mbesa dhe nipi yt! Te njohin te gjithe e te ka dale boja keq o Blloshmi, puthadoras i te gjitha kraheve politike.
Nuk me duket me vend qe ne lexuesit te shprehim mendime pro njeres e kunder pales tjeter, kur te dyja jane pjese te se njejtes familje. Por nuk eshte e ndershme, madje eshte e shemtuar qe te fyejme njeren pjese te familjes per te krijuar pershtypjen se po i japim te drejte pjeses tjeter.
Ketu nuk ka vend per te bere politik.
bedri sduhet te merzitesh.shume njerez qe te njohin nga afer te perkrahin.une te kam njohur vone ne vitet e demokracise kurke filluar pune,nipi dhe mbesa jote besoj se e dine se cfare postesh ke pasur dhe nuk ke pasur nevoje per leket e tyre ( me fal n.q.se te duheshin ) perkundrazi ne sajin tend u ngriten.pershendetje ADRIATIK….
QEVERIA TE KAPI HAJDUTET E MEDHENJ /RAMA NE VEND TE FUSI NE BURG GJIKEN MERRET ME DISA NJEREZ QE NUK KANE BERE GJE /////POR EDHE SIKUR TE KISHIT MARRE PENSIONIN //////MIRA TA BENI ///SE KA MAFIOZA QE VJEDHIN MILIONA DHE RILINDJA I MBYLL SYTE /NDERSA ME FAMILJE TUAJ DUAN TE BEJNE SIKUR E BEJNE PUNEN E PASTER ///QEVERIA TE KETE TURP ////PO TE JENI BURRA FUTNI NE BURG GJIKEN TE PARIN E DURRESIT KAMZES DHE SHUME TE TJERE //////MOS E HUMBNI KOHEN ME PESHQ TE VEGJEL /////
Tragjedia e vertete e familjes Blloshmi,jane Autodidakti i rralle i poezise shqipe Wilson Blloshmi,Gruaja e tij Diana Blloshmi dhe vajza e tyre Enrieta.Diana ishte nje vajze,qe sfidoi terrin horror te “biografise se keqe”,persekutimin e tmerrshem ne vitet e tmerrit,kur diktature nuk ishte pushteti,por ishte populli/Kjo vajze qytetare zgjodhi te linte qytetin dhe te ngujohej ne Berzeshten e larget,ne nje kooperative malore mes fshatareve ujq,qe mezi prisnin ta shqyenin.Eshte e vetmja qe mbajti qendrim dinjitoz ne gjyq.Ishte e vetmja qe sakrifikoi jeten e saj per hir te nje margaritari te poezise shqipe qe askush e cmoi vec saj sa qe gjalle.Cfare i ofroi pushteti i PD-se viktimave te verteta te terrorit komunist,pas dorzimit pa kushte te diktatures???Beri Pjeter Arbnorin kryetar fasade te kuvendit popullor,beri Bedri Blloshmin kapterr policie ne Uren Vajgurore,beri deputete nje bushter inkonjito si Jozefina Topalli.Beri me fabrika ca kriminele e hajdute birucash,qe trembnin te perndjekurit me gogolin komunist.Pse per keto ishin keq ata qe dolen nga kampet e perqendrimit?Mungesa e nje programi serioz per rehabilitimin e tyre ,solli ate me te tmerrshmen,kacafutje mes tyre.Daja rremben hakun e mbeses,!Edhe pse ne mergim Henrieta mbetet dinjitoze,vetem kerkon te mos luajne me emrin e saj,me emrin e nenes se saj dhe te poetit te pushkatuar,Wilson Blloshmi.