Siç edhe pritej, PD-ja ka nisur lojën e zakonshme me shifrat për pjesëmarrjen në protestën e sotme. Kanë qenë 150 mijë protestues – ka deklaruar zyrtarisht për mediat selia e PD-së.
Por një llogaritje e thjeshtë në shtrirjen e protestës (shih figurën) nuk nxjerr më shumë se 4-5 mijë pjesëmarrës, shifër e raportuar edhe nga korrespodentët e huaj që kanë qenë në Tiranë.
Këshilltari i Metës për mediat, Emiljano Aleksi, ka ironizuar ndërkohë në Facebook, shifrën e shpërndarë nga PD: “E dija që dje që do ishin 150 mijë. Edhe 851 mijë duhet për të ardhur në pushtet” – ironizon Aleksi në një postim.
saktesisht i duhen 313 227 po ti referohesh rezultateve perfundimtare sipas KQZ-se. N.q.s. eshte e vertete qe kane qene 15 mije shofere furgonesh, i bie qe po te perkthesh rezultatin e mesiperm si funksion per numrin e shofereve i bie qe i jane shtuar edhe 9 mije vota shoferesh (se sipas funksionit te perkthyer 6 mije i kane pasur).
Nuk i ka punet mire Meta po ja beri ky cuni llogarite.