Prej disa kohësh, në rrjetin social Facebook figuron edhe një faqe e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Në të shkruhen statuse të ndryshme, madje edhe lajme apo deklarata politike të tij. Por vetë Paloka thotë në një prononcim në median, se ai nuk ka profil në rrjetin social, por është dikush tjetër që e ka hapur një faqe të tillë në emër të tij. «Unë nuk kam Facebook. Nuk e njoh personin që ka faqe në emrin tim. Madje ai person ka 14500 vetë që i shkruajnë sikur të isha unë, por nuk jam unë. Përmes disa të njohurve të mi, i kam kërkuar që ta mbyllë atë faqe në emrin tim, por siç duket ai vazhdon, por duhet ta dini që unë nuk kam Facebook», – sqaron Paloka. Ne propozojmë që t’i ta blesh atë faqe z. Palokë, mos e lodh kokën kot duke hapur një të re. Hajt’ se do të të duhet!
Nëse nuk është i yti i bie që personi ta ketë hapur ilegalisht, duke shkelur ligjin, ndaj mund t’i drejtohesh prokurorisë, si dhe ti kërkosh vetë Facebook-ut të ta mbyllë, duke i dërguar provat se ti je Edi Paloka dhe jo ai tjetri. Këto deklarime të tuat të habisin tej mase.
Së pari, të thuash: – “Nuk e njoh personin që ka faqe në emrin tim … Përmes disa të njohurve të mi, i kam kërkuar që ta mbyllë atë faqe në emrin tim…”, është jo vetëm qesharake në vetvete, por të bën edhe ty qesharak, duke të treguar si një njeri të papjekur. Nëse i ke kërkuar përmes disa të njohurve të tu që ai ta mbyllë, do të thotë se e njeh, apo jo o shkarravitës-politikan?
Së dyti, edhe fjalia e dytë e titullit e bën qesharak atë që e ka shkruar. Kush ka thënë se Facebook-u është mjeti i vetëm për të bërë politikë. Ai është një nga mjetet, por nuk do të thotë se pa të nuk bëhet politikë. Për më tepër sot, kur Facebook-u është kthyer në një forum ku adoleshentët shkëmbejnë rëndom papjekuritë e moshës, duke ia humbur seriozitetin dhe të rriturit (këtu fus politikanë, shtetarë etj.) shfrytëzojnë të tjera rrjete sociale për të komunikuar dhe për t’u shprehur, mospërdorimi i tij nuk do të thotë që s’mund të bësh politikë. Përkundrazi, të bën serioz!
Paloqja nuk ka as FB, as grua, as dinjitet, as shoqeri, as moral, asgje nuk ka pervec sharlatanizmit dhe legenizmit qe e karakterizon. Por te pakten nihet per nje simbol: eshte thuthuq dhe sic me ka thene ndjese paste Shefqet Peci ne nje dasme ne Gjirokaster, te gjithe keta qe jane thuthuq jane dobicer.