Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Efektet e taksës 100%, Shqipëria kalon Serbinë pa rritur eksportet drejt Kosovës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Efektet e taksës 100%, Shqipëria kalon Serbinë pa rritur eksportet drejt Kosovës
EkonomiLajmi i fundit

Efektet e taksës 100%, Shqipëria kalon Serbinë pa rritur eksportet drejt Kosovës

DITA Online
Published December 27, 2018
Share
SHARE

Bizneset shqiptare nuk po arrijnë dot të shfrytëzojnë rritjen 100% të taksave, që Qeveria “Haradinaj” u ka vendosur produkteve serbe.

Ka kaluar rreth një muaj që kur u mor vendimi dhe është ende herët për të parë efektet ekonomike, por nga të dhënat paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duket se Shqipëria nuk ka mundur dot të rrisë eksportet drejt Kosovës.

Nga data 1 deri më 22 dhjetor, periudhë kjo që përkon me rritjen e taksës për prodhimet serbe, eksportet shqiptare drejt Kosovës ishin rreth 13 milionë euro dhe zunë 9% të totalit të eksporteve tona, kurse në muajin nëntor u eksportuan 22 milionë euro mallra, ose 9.3% e totalit.

Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, thotë se me shumë gjasë kjo do të jetë një masë e përkohshme, prandaj bizneset shqiptare duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u futur dhe konsoliduar në tregun kosovar, raporton Top Channel.

“Ne kemi marrë të dhëna paraprake nga prodhuesit eksportues shqiptarë, të cilët e kanë shfrytëzuar në këtë moment, këtë dritare mundësie ekonomike që është dhënë nga Qeveria e Kosovës. Natyrisht që kjo është e përkohshme. Natyrisht që ne e kemi theksuar vazhdimisht që ky është thjesht një pozicionim tjetër përkundrejt një negociimi të ardhshëm që do të ketë Qeveria e Kosoves ndaj Serbisë”, tha Arben Shkodra.

Për rritjen e eksporteve, prodhuesit kërkojnë heqjen e pengesave për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

“Shqipëria ka kapacitetet e plota për t’u pozicionuar mirë në tregun e Kosovës. Kemi nevojë vetëm të mos na e vështirësojnë shkëmbimin tregtar. Vështirësim do të thotë që ne të kemi mundësi, që nga fabrikat tona deri në pikën e shumicës në Kosovë të mos kemi barriera tarifore dhe jotarifore. Përditë na krijohen këto gjëra dhe ne mundohemi që si e si të ulim kostot e prodhimit, me qëllim që ne të jemi të konkurrueshëm në rajon. Kështu që ky është një nga elementët e rëndësishëm”, tha më tej Arben Shkodra.

v.l/ Dita

DITA Online December 27, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • fery says:
    December 27, 2018 at 8:40 pm

    deri sa Shqiperija ta cfrytezoje avantazhin qe iu krijua lidhur me rritjen e takses 100 % per malleat serbe nga ana e kosoves dhe , ajo te rrise tani eksportet e mallrave drejte Kosoves , ju vllezer te nderuar shqiptar , degjoni muzike argetuese nga programet tona …!

    Reply
  • Messerschmidt says:
    December 28, 2018 at 9:27 am

    Me lajm idiot nuk e ben nona ……………..
    Sepse keto pune nuk behen sot me neser por do kohen e vet !

    Reply
    • mirel says:
      December 28, 2018 at 2:20 pm

      Sa kohe do? Aq sa te hiqet taxa serbe? Duket qe Ramuti i ka premtuar serbeve te mos i konkuroje, dhe po krijon barriera te shumta qe tregu shqiptar te kapitulloje para tregut serb

      Reply
      • Gjek says:
        December 28, 2018 at 5:05 pm

        Kush jane keto barriera? Ose fol me fakte ose mos fol fare. Boll me komente populiste/politike per konsumin e koke-bosheve.

        Kompanite dhe prodhimet shqiptare nuk jane konkuruese ne rajon, ky eshte fakti. Ato qe shiten ne Shqiperi vijne nga jashte dhe konsumatori shqiptar i blen prodhimet me shtrenjte se ne vendet perreth, prandaj s’ka per tu shfrytezuar ndonjehere puna e tarifes serbe.

        Reply
  • Bregu says:
    December 28, 2018 at 12:44 pm

    SHQIPÉRIA E RIBASKUAR, SIPAS PARIMIT TÉ DREJTÉS SÉ KOMBEVE PÉR VETÉVENDOSJE, S’ DO T’ IA KISHTE NEVOJÉN ASPAK ILIRIKUT, (BALLKANIT) AS EUROPÉS!

    Hap shuméi qélluar nga Qeveria e Kosovés.
    Albini, me VV e kané kérkuar kété “ilaç” pér Serbiné Fashiste, qé nga viiti 2007.
    Megjithaté, mé miré voné se kurré!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?