PD duket se ka gjetur një mënyrë për të mos humbur mandatet dhe për të vijuar bojkotin e Parlamentit duke eleminuar pasojat e kushtit 6-mujor të prezencës në sallë.
Zgjidhja është gatuar në Prishtinë.
Një burim në Ministrinë e Jashtme në Kosovë, i pohoi mbrëmë DITA-s se do përdoret një vizitë e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga për t’i dhënë PD-së mundësinë të kthehet në Parlament vetëm për një ditë, pikërisht në periudhën që përkon me skadimin e mandateve.
Presidentja e Kosovës do vijë në Shqipëri në datat 17 dhe 18 dhjetor. Në fund të vizitës së saj më 18 dhjetor ajo do të mbajë një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë. Aty do të jenë edhe deputetët e PD-së, si “shenjë respekti” për fjalën e zonjës së Kosovës – tha burimi ynë.
Pas saj ata do te kene te drejte te rrine edhe gjashte muaj jashte parlamentit, pa ua hequr mandatet. E gjithe kjo vizite, e nxitur nga presidenca jone eshte si nje gjetje politike për një rikthim ditor në Parlament. Për të gjetur këtë “zgjidhje” ka patur orët e fundit bisedime intensive, të cilat janë tentuar të mbahen sekret.
Për momentin nuk është e sigurtë nëse nevoja e PD-së ka nxitur edhe vetë vizitën e Jahjagës, apo vizita u gjend pas planifikimit si plan shpëtimi për mandatet e PD-së.
Por gjithsesi, vizitën e znj.Jahjaga në Tiranë e konfirmoi mbrëmë për DITA edhe protokolli i Presidencës kosovare. Edhe fjala e saj në Parlament është e konfirmuar thuajse zyrtarisht.
Mbetet për tu parë nëse PD, pas publikimit të këtij lajmi do vijojë t’i mbetet planit të prezencës një-ditore në Kuvend për të mos humbur mandatet, pa ulur hundën, duke u fshehur nën strehën e gjerë të patriotizmit.
Më shumë, sot në DITA print
Kjo levizje me atifete,ndonese nuk ka zgjidhur problemet e Kosoves,ka 6 muaj qe eshte pa qeveri, pra njeherazi eshte ,sa i rezikshem dhe okult,si jane gjithmone lojnat e pista te Saliuuuuuu!(Nafta per Milloshevic,Rambuje,Vrasja e Remzi Hoxhes,Mosfolja me Rugoven,…deri miqesite me fazllicet)