“Përmirësimi i klimës së biznesit, rritja e optimizmit dhe përshpejtimi i reformave strukturore në ekonomi, këto janë sfidat më të mëdha për politikën dhe për agjentët ekonomikë në vend”.
Kështu shprehet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një intervistë për DITA, i cili shpjegon në mënyrë të detajuar atë çfarë po ndodh sot në tregun bankar, sa politikat monetare të Bankës së Shqipërisë kanë dhënë efektin e pritshëm në ekonomi.
E lidhur në mënyrë të pashmangshme me atë çfarë po ndodh në ekonominë tonë gjatë kësaj periudhe, Sejko jep një perceptim të studimeve të tregut të realizuara nga Banka e Shqipërisë. Nëse ekonomia shqiptare po ecën apo jo në drejtimin e duhur, Guvernatori sjell një përgjigje lakonike, duke dhënë dhe argumentet përkatëse për këtë.
“Personalisht, mendoj që matësi më i saktë i suksesit apo mossuksesit të politikave qeverisëse është vota e popullit. Komentimi i tyre del përtej mandatit të bankave qendrore”, citon Sejko në intervistën e tij për DITA.
Por tej kësaj, problemin kryesor në ekonomi ai e sheh në mungesën e kërkesës finale për shitjen e produktit.
Guvernatori pohon gjithashtu se është një grup i kufizuar sipërmarrësish të cilët kanë sjellë rritjen e kredive me probleme (pra kreditorë më shumë se në një bankë) dhe për këtë ka patur një asistencë të Bankës Botërore, por qëllimi i Bankës mbetet të përmirësojë kapacitetet për ta realizuar vetë një proces të tillë.
-Zoti Guvernator, urime për detyrën. Ta nisim nga një pyetje “administrative”. Pas çështjes së shumëpërfolur që solli largimin e paraardhësit tuaj, zotit Fullani, u vunë re disa boshllëqe të aspektit administrativ dhe hierarkik, që u komentuan gjatë nga publiku dhe mediat. Ju si keni nisur t’i plotësoni këto mangësi?
Ju falënderoj për mundësinë e dhënë, për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me publikun. Nga momenti kur unë jam zgjedhur si Guvernator dhe deri në momentin që ne flasim, Banka e Shqipërisë ka plotësuar gjithë spektrin ekzekutiv të saj: Sot kemi një Këshill Mbikëqyrës me 9 anëtarë; Banka e Shqipërisë drejtohet dhe menaxhohet nga Guvernatori dhe dy Zëvendësguvernatorët e saj; është emëruar Inspektori i Përgjithshëm; si dhe është miratuar përbërja e Komitetit të Auditit me 3 anëtarë joekzekutivë të Këshillit Mbikëqyrës.
Përveç kësaj, kemi bërë edhe ndryshime të tjera të brendshme, të cilat në thelb kanë pasur për qëllim përmirësimin organizativ, forcimin e integritetit të burimeve njerëzore, si dhe përmirësimin e procedurave të brendshme në fushën e sigurisë dhe teknologjisë. Ju jeni njohur me këto ndryshime herë pas here, nëpërmjet komunikimit tonë në kuadër të transparencës me publikun, por edhe si pjesë e raportimit të Bankës së Shqipërisë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
Të gjitha këto ndryshime synojnë rritjen e efektivitetit operacional dhe funksional të Bankës së Shqipërisë për të përmbushur objektivat dhe detyrat e saj në një standard të lartë integriteti dhe profesionalizmi.
-Zoti Sejko, në momentin që ne flasim, është publikuar nga institucioni juaj Raporti i Stabilitetit Financiar i cili flet për një përkeqësim të financave të familjeve në gjashtë muajt e fundit të vitit 2014 dhe rritje të borxhit të tyre në masën 30%. Në gjykimin tuaj, pse është mbërritur në këtë nivel? A është ky një problem shqetësues dhe cilat hapa duheshin marrë?
Ju falënderoj për pyetjen, por konkluzioni që keni nxjerrë lidhur me rritjen e borxhit me 30% nuk është i saktë. Konkretisht, kemi të bëjmë me një vrojtim me frekuencë gjashtëmujore, i cili synon të vlerësojë ngarkesën me borxh të familjeve dhe të bizneseve. Siç thuhet në raport, për familjet, vrojtimi i fundit tregon që 30% e familjeve pranojnë se kanë një borxh për të shlyer. Kjo shifër është disi më e lartë se gjashtë muaj më parë, por më e ulët se një vit më parë. Ndërkohë, të pyetur në lidhje me aftësinë paguese, diferenca midis familjeve që tregojnë përmirësim të aftësisë paguese me atyre që tregojnë përkeqësim është rritur në favor të këtyre të fundit, duke rezultuar në -31.4%. Sipas raportimit të vetë familjeve, arsyet lidhen si me rënien e të ardhurave të disponueshme ashtu edhe me rritjen e shpenzimeve të domosdoshme. Duhet parë nëse kjo shifër është vetëm një veçori e raportimit të kësaj periudhe apo mund të vijojë. Në rastin e dytë, sigurisht do të ishte shqetësuese.
-Lidhur me kreditë me probleme, së fundi është raportuar në media se janë afërsisht 35 grupe kompanish, të cilat së bashku zotërojnë rreth 52% të kësaj kredie. A ndërhyn banka juaj në këto raste? Dhe nëse po, si mund të bëhet ndërhyrja, pasi ka dhe zëra të tjerë sipas të cilëve do të jetë Banka Botërore ajo që do t’i rishohë këto kredi rast pas rasti.
Sigurisht, ne vlerësojmë cilësinë e kredisë në detaje dhe një nga elementët që analizohen është edhe përqendrimi i saj. Këtu kemi të bëjmë me ekspozimin e huamarrësve në më shumë se një bankë. Mënyra e trajtimit në këtë rast duhet të konsiderojë një zgjidhje e cila reflekton interesat e të gjitha palëve në mënyrë sa më efektive dhe në maksimumin e mundshëm. Në praktikë, kjo do të thotë të synohet për të gjetur një zgjidhje në përputhje me kuadrin rregullativ dhe që realizohet jashtë sistemit gjyqësor. Por nëse kjo është e pamundur, duhet të ndiqen procedurat ligjore (ose të përmirësohen këto procedura, nëse është e nevojshme) për të realizuar atë që është më e rëndësishme: Arkëtimin në vlerën më të madhe të mundshme të vlerës së kredisë. Është e vërtetë që Banka e Shqipërisë ka përfituar asistencë nga Banka Botërore për të tilla raste, por qëllimi ka qenë të përmirësojmë kapacitetet tona për ta realizuar vetë një proces të tillë.
–Ju keni raportuar në Kuvend, ndër të tjera, se ekonomia jonë ka nevojë për kreditim nga bankat e nivelit të dytë. Cila mund të ishte ndërhyrja e institucionit tuaj për të lehtësuar kushtet e kreditimit për biznesin?
Ne kemi bërë disa ndërhyrje jo vetëm verbale por edhe përmes ndryshimit të kuadrit rregullativ dhe me politikën monetare, me qëllim që të nxisim sektorin bankar për rritjen e kreditimit. Jemi të gatshëm të ndërmarrim edhe veprime të tjera, nëse sipas analizës tonë ato nuk ndikojnë negativisht në aftësinë e sektorit bankar për të përballuar rreziqet e veprimtarisë, duke përfshirë edhe ato të kreditit. Megjithatë nuk duhet harruar që instrumentet e Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim janë të kufizuara dhe ajo nuk mund ta zgjidhë problemin e vetme. Për këtë arsye, sot të gjitha autoritetet publike që luajnë rol në këtë proces janë bërë bashkë, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të tij.
-Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë 13 herë për të ulur normën e interesit me qëllim nxitjen e kreditimit të ekonomisë. Megjithatë, ju vetë e keni konstatuar që kjo nuk po ndodh. Cili duhej të ishte një hap tjetër që mund të ndiqej në këtë moment?
Është e vërtetë që Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë prej kohësh një cikël lehtësues të politikës monetare, duke e rritur në mënyrë progresive dozën e stimulit monetar. Megjithatë, më duhet të bëj një korrigjim të vogël në parashtrimin e pyetjes. Në përputhje me mandatin tonë ligjor, politika monetare stimuluese ka synuar kthimin e inflacionit në objektivin tonë prej 3%. Nxitja e kreditimit është një nga kanalet me të cilat kjo politikë transmetohet në ekonomi, por ky nuk është kanali i vetëm dhe as më i fortë në momentet që flasim. Në njëfarë mase, ky ka qenë zhvillim i ditur dhe i pritur nga Banka e Shqipërisë.

Nëse bëjmë një vlerësim tërësor të politikës monetare, do të thosha se ajo ka qenë relativisht e suksesshme. Normat e interesit në tregjet financiare janë ulur dhe kostot e financimit të aktivitetit ekonomik kanë rënë. Kjo ka lehtësuar kostot e operimit të biznesit, ka nxitur kërkesën për kredi dhe rritjen e konsumit e të investimeve. Në analizë të fundit, politika monetare stimuluese ka bërë të mundur ruajtjen e inflacionit afër nivelit objektiv. Në mungesë të saj, inflacioni do të ishte më i ulët, kreditimi do të ishte dhe më i zbehtë, dhe aktiviteti ekonomik do të ishte më i dobët. Kjo është diçka që ne e kemi theksuar dhe më parë, por ndoshta duhet ta komunikojmë më mirë në të ardhmen.
Sa i takon kreditimit, është e vërtetë që ecuria e tij mbetet ende larg niveleve të dëshiruara. Ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por një fenomen rajonal dhe evropian. Sikurse e kemi thënë, problemet e kreditimit lidhen si me kërkesën e pakët dhe shpesh jocilësore, ashtu dhe me kushtet dhe politikat e shtrënguara të ofertës për kredi. Banka e Shqipërisë i ka trajtuar të dy anët e këtij ekuacioni. Nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit kemi synuar nxitjen e kërkesës, ndërsa lehtësimi i disa normave rregullative ka synuar nxitjen e ofertës. Megjithatë, sikurse është e qartë, jemi ende larg një zgjidhjeje përfundimtare. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë do të bëjë një rishikim tërësor të problemeve të kreditimit, duke synuar të evidentojë nismat e mundshme për zbutjen e tyre. Rezultatet e këtij rishikimi dhe nismat konkrete që synojmë të ndërmarrim do të bëhen prezente gjatë vitit.
-Sipas të dhënave më të fundit statistikore, borxhi publik është në vlerën 73.4%, e ndërkohë nga ana tjetër kemi një mosrealizim të ardhurash nga tatimet dhe doganat. Është rritja e borxhit problem për ecurinë e ekonomisë tonë? Po mosrealizimi i të ardhurave nga dy institucionet kryesore që i mbledhin ato, është sipas jush performancë e dobët apo efekti i rritjes së taksave ka çuar në fshehje bilancesh?
Niveli i lartë i borxhit publik përbën një nga dobësitë strukturore të ekonomisë shqiptare. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë e ka kërkuar dhe mbështetur marrjen e masave për konsolidimin fiskal, çka nënkupton vendosjen e borxhit publik në një trajektore rënëse dhe ruajtjen e tij në nivele jo të dëmshme për ekonominë shqiptare. Në mënyrë të përmbledhur, një nivel i ulët borxhi krijon më shumë hapësira për zhvillimin e sektorit privat dhe rrit qëndrueshmërinë financiare të vendit.
Në përgjithësi, mendoj se ecuria e borxhit publik gjatë dy viteve të fundit ka qenë në përputhje me planet e konsolidimit fiskal dhe objektivat e marrëveshjes që kemi me FMN-në. Sipas këtyre planeve, borxhi publik do të fillojë të reduktohet vetëm gjatë vitit 2016. Këto plane dhe projeksione duken realiste: Një shpejtësi më e madhe e konsolidimit fiskal do të kishte pasoja negative për aktivitetin ekonomik në vend. Në këndvështrimin tonë, shpejtësia e konsolidimit fiskal është e arsyeshme. Nga ana tjetër, ajo që ne kërkojmë dhe presim si bankë qendrore, është që politika fiskale të ruajë kahun e saj konsolidues, pavarësisht goditjeve që mund të ndodhin gjatë rrugës. Ky angazhim jo vetëm rrit besimin e investitorëve vendas dhe të huaj, por sjell me vete edhe përfitimet ekonomike e financiare të cilat i listova më lart.
Sa i takon treguesve fiskalë, besoj që është ende shpejt të nxjerrim konkluzione të sakta. Megjithatë, në përputhje me sa thashë dhe më lart, Banka e Shqipërisë gjykon që planet fiskale të përmbledhura në buxhet duhet të shoqërohen gjithnjë me plane dhe masa alternative, të cilat do të mundësonin ruajtjen e niveleve të programuara të deficitit buxhetor. Ky zhvillim do të jetë në monitorimin tonë të vazhdueshëm.
-Ka një tendencë të rikthimit të “fajdeve”, ku bizneset preferojnë të marrin borxh me interes të lartë nga njëri-tjetri dhe jo t’u drejtohen bankave. A përbën një rrezik potencial kjo mënyrë që po ndiqet prej tyre?
Në periudha kur financimi nga sektori zyrtar është i kufizuar, fenomeni i huamarrjes nga burime jozyrtare është deri-diku i pritshëm. Megjithatë, duhen zhvilluar disa instrumente për të vlerësuar madhësinë e tij. Ne si Bankë e Shqipërisë jemi duke shqyrtuar mundësitë që ekzistojnë në këtë drejtim. Pavarësisht nga kjo, publiku duhet ta dijë se personat që e zhvillojnë këtë veprimtari për qëllime fitimi, pa pasur një licencë nga Banka e Shqipërisë, janë duke shkelur ligjin dhe mbajnë përgjegjësi përpara tij. Ata që marrin hua nga këta persona ose ata që ofrojnë kursimet e tyre tek këta persona për një normë fitimi më të lartë, janë bashkëpunëtorë në një shkelje ligjore dhe njëkohësisht rrezikojnë shumë gjendjen dhe sigurinë e tyre financiare. Nga ana jonë, ne do të veprojmë duke bashkëpunuar me autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit për të përmirësuar dhe forcuar zbatimin e tij, por edhe duke ofruar të gjitha mundësitë që subjektet e interesuara të licencohen për të ushtruar veprimtarinë e kreditimit në mënyrë zyrtare dhe të monitoruar.

-Bankat e nivelit të dytë po i transferojnë fitimet e tyre në degët mëmë. Ju keni ndjekur një sërë politikash dhe iniciativash ligjore për t’i mbajtur këto para brenda vendit, por duket se nuk kanë dhënë efektin e duhur. A ka një mënyrë tjetër për ta bërë këtë gjë?
Kur është fjala për “fitimin”, pjesa më e madhe e tij ka mbetur në vend pasi bankat kanë zgjedhur të përmirësojnë pozitat e tyre të kapitalit. Gjithashtu, ekspozimi i tyre në grupet bankare zotëruese është i kufizuar nga kërkesat e kuadrit tonë rregullativ. Por kuptoj që pyetja juaj ka të bëjë më shumë me investimet e bankave në përgjithësi, pranë institucioneve jorezidente. Sigurisht që ka mënyra të tjera për ta kufizuar këtë. Por pyetja që duhet shtruar është: A është kjo gjëja më e mirë e mundshme? Nëse besojmë se bankat kryejnë biznes të orientuara nga fitimi, atëherë ato do të ishin të parat që do t’i ktheheshin kreditimit nëse ky do të plotësonte nivelet e pranuara të rrezikut. Por duket se nuk është kështu aktualisht. Ndaj fjalia “t’i drejtojmë bankat, t’i investojnë fondet brenda vendit” mund të perceptohet si një veprim shumë popullor, por që mund të rezultojë në realitet i dëmshëm. Për këtë arsye, ndërhyrja jonë ka qenë e kujdesshme. Kemi vendosur incentiva që bankat të orientojnë fondet e tyre drejt kreditimit të ekonomisë së vendit, por vendimi final është i tyre, mbështetur në analizat e tyre të rrezikut. Gjithashtu, këto analiza duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre.
-Qeveria jonë mori kredi me interesa të buta nga FMN-ja dhe BB-ja (vetëm pak ditë më parë u miratua nga Banka Botërore kredia 1.2 miliardë dollarë) për të shlyer detyrimet ndaj biznesit si dhe për krijimin e një stabiliteti fiskal. Edhe pse është ecur me likuidimin e këtyre detyrimeve, edhe nga raportet tuaja të bankës shihet qartë që ky çlirim parash nuk po reflektohet në ekonomi. Sipas jush, pse jemi para këtij fenomeni dhe a ishte e nevojshme marrja e një borxhi të tillë?
Pagimi i detyrimeve të prapambetura ishte një detyrim financiar dhe moral i shtetit, i cili duhej realizuar pavarësisht mundësive të financimit. Mbështetja në financimin e huaj, me periudha të gjata maturimi dhe me kosto të reduktuar, ishte padyshim pozitive. Ajo lehtësoi barrën mbi tregjet e brendshme financiare dhe ruajti hapësirën për vazhdimin e projekteve publike, të cilat në të kundërt do të ishin të pamundura të realizoheshin në nivelet aktuale.
Ekonomia shqiptare ka përfituar padyshim një injeksion likuiditeti nga ky aktivitet. Bilancet e sektorit privat shfaqen padyshim të përmirësuara. Çështja është se çfarë po bëhet apo do të bëhet me këto para: Do të kursehen apo do të investohen? Mendoj se deri tani, instinkti kryesor i biznesit ka qenë kursimi i tyre (çka nënkupton edhe pagimin e borxheve zinxhir, që ato mund të kishin krijuar). Ajo çka ne duhet të bëjmë, është krijimi i kushteve të përshtatshme, që këto fonde të kanalizohen në investime dhe konsum të shtuar. Në këtë drejtim, kthehemi në problemet që kemi diskutuar dhe vazhdojmë të diskutojmë: Përmirësimi i klimës së biznesit, rritja e optimizmit dhe përshpejtimi i reformave strukturore në ekonomi. Këto që thashë janë sfidat më të mëdha për politikën dhe për agjentët ekonomikë në vend.

-A po japin efektin e duhur politikat qeverisëse në ekonomi, pasi shihet që ka një mungesë të theksuar investimesh?
Personalisht, mendoj që matësi më i saktë i suksesit apo mossuksesit të politikave qeverisëse është vota e popullit. Komentimi i tyre del përtej mandatit të bankave qendrore.
Megjithatë, ajo që mund të them është se – më shumë se mungesa e investimeve – problemi kryesor i ekonomisë shqiptare është mungesa e kërkesës finale apo e tregjeve për shitjen e produkteve. Cikli i investimit ndjek rritjen e kërkesës për produkte e shërbime, dhe jo anasjelltas. Sa më sipër, çelësi i rritjes afatshkurtër qëndron më shumë në rritjen e konsumit të familjeve dhe në zgjerimin e eksporteve. Problemi i investimeve i takon një horizonti afatmesëm dhe afatgjatë.
A do të ndërhyni ju në tregun e kredive tek bankat e nivelit të dytë dhe nëse po, cila do të jetë mënyra?
Jemi duke punuar së bashku me autoritetet e tjera publike për të ndërmarrë një strategji dhe një plan konkret veprimi që do të trajtojë kreditë me probleme dhe do të çlirojë kapitalin dhe kapacitetet e bankave për të rritur ndërmjetësimin financiar. Problemi është kompleks dhe kërkon një qasje të shumanshme. Është ende disi herët për të folur, por gjykoj se masat tona do të përfshijnë ndërhyrje dhe përmirësime ligjore, institucionale dhe të zbatimit strikt të kuadrit ligjor. Shumë nga këto çështje ne do t’i diskutojmë në forumin që do të organizojmë së afërmi me industrinë bankare, përfaqësues të grupeve bankare zotëruese dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Është folur në shtyp, se Banka e Shqipërisë fillon restaurimin e ish-hotel “Dajtit”, pronë e saj tashmë. A mund të na thoni diçka më tepër?
Së pari, duhet të sqarojmë publikun se funksioni i godinës së ish-hotel “Dajtit” është ndryshuar vite më parë dhe nuk ka lidhje me blerjen e godinës nga ana e Bankës së Shqipërisë në vitin 2010.
Së dyti, kjo godinë tashmë është në pronësi të Bankës së Shqipërisë dhe në përmbushje të nevojave të saj infrastrukturore, është përgatitur projekti i rikonstruksionit, i cili është paraqitur për miratim pranë strukturave përkatëse, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
Projekti i rikonstruksionit synon ta kthejë ndërtesën në një ambient administrativ në funksion të Bankës së Shqipërisë, duke respektuar arkitekturën e saj, si një vlerë të veçantë historike dhe arkitekturore. Banka e Shqipërisë i kushton një rëndësi të veçantë ruajtjes së vlerave të trashëgimisë arkitekturore dhe kulturore të qytetit. Sot kemi një dëshmi “të gjallë” të këtij angazhimi në kryeqytet, çka paraqitet përmes një godine mjaft përfaqësuese të dialogut të së vjetrës me të renë – godinës qendrore të Bankës së Shqipërisë.
Pra, ajo që ne synojmë, është t’i sjellim kryeqytetit një godinë të rikonstruktuar, funksionale jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por edhe për publikun. Jam i bindur se projekti i ri i ish-hotel “Dajtit” do t’i sjellë kryeqytetit një pikë të rëndësishme referimi, të denjë për kujtesën e qytetarëve, por edhe për të nesërmen e brezave të rinj.
Per kryeministrin z.Edi Rama….
…… po tregoj rastin e para tre diteve ne nje dogane te shqiperise…
Malli vinte me te gjitha letrat e kopsitura,fature,cmr,eur-1,flete analize,deklarate doganore gjermane,kontrate ne mes shitesit dhe bleresit,swift bankar i pageses ndaj shitesit,swift bankar per pagesen ndaj transportuesit,QKR e subjektit shqiptar,NIPT,Certifikate pronesie per destinacionin e mallit dhe……drejtori i doganes kerkon qe importi te taksohet 60% te references…..O kohra…!! drejtori i doganes i komanduar nga nje rreth tjeter ka mbaruar shkolle per histori gjeografi…ai ka ardhur per te vjedhur,per te korruptuar ose REFERENCA…!!?? si mund te ece ky vend perpara….!?
Dmth,tani,ne vend te mendoj perr biznesin tim,per parate e investuara,me duhet te mendoj cfare duhet te bej nepermjet ankimimit tim prane organeve te shtetit,te sorrollatem dhe te humb,pse…!? sepse i pelqen nje zyrtari te korruptuar te veproje kunder ligjeve te shtetit,perndryshe,ne kundershtim me nenin 34 te kodit doganor te RSH
Z.Kryeminister i shqiperise,me korrupsionin keni deshtuar…..!!
komentuesi kodra.!
-nuk e kuptoj pse shkruan anonim ?
-mos je gje ne korin e teneqexhive te Shqupit qe hedh shashka tymuese
-heren tjeter tregohu me inteligjent se na dhjeve se qeshuri
-nuk je bisnesmen por pismen
‘shkodra’,me qe je nje Biznes Mon ne ‘injoranteve’ na e perkthe fjalen ‘biznes’ e pastaj na bej lidhjen e ‘mallit’ qe ke importuar e raportet me ‘biznesin’ ku paske investuar dhe ky mall qe importon si trajtohet ne kodin doganor e lere kryeministrin se ai nuk eshte as naltmadhenija e as Salija e jetojme ne ‘lirine e tregut te Lirise ….’qe ti e ke votuar 25 vjet!
NUK E KUPTOJ CFARE ROLI KA BANKA E SHQIPERISE NE EKONOMI????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
KUPTOHET, PERVECSE RRJEP PARATE TONA ME RROGA DHE DIETA MARRAMENDESE.
Interviste e ekulibruar. Dajti duhet te rikonstruktohet sa me shpejt te jete e mundur se ka mbetur germadhe ne mes te kryeqytetit. Hotele ka plot Tirana.
Ky zoteria a munde ti Ktheje virgjerine Bankes Shqiptare ,
sepse tani ka shume dashnore .
Enver Hoxha e la Banken Shqiptare te Virgjer ,
dhe NJE ZONJE ME KOKEN LART .
THE SADDEST ASPECT
OF LIFE RIGHT NOW IS
THAT SCIENCE GATHERS
KNOWLEDGE FASTER
THAN SOCIETY GATHERS
WISDOM
kESAJ I THONE te behesha edhe njehere Nuse ,
Dija une se si te nuseroja ,
ky guvernator eshte adapti. nuk keni me se cfare te thoni se nuk e njihni dhe nuk e keni pare ne asnji arene poliyike apo biznesi. Eshte e thene qe ta keni degjuar me pare ju dhe pastaj te zgjidhet. e ka merituar. Diskutoni po ju a mbajti per refereimet e z. Sejko.As nuk merrni vesh fare
KY O SHOKU DO VAZHDOJE TE MBAJE NORMAT E INTERESIT TE ULTA, DUKE “VRARE” KURSIMETARET E KETIJ VENDI, NJEREZIT QE NE KETE KOHE KRIZE JANE TREGUAR “ME MEND NE KOKE” DHE KANE KURSYER DY PARA MENJANE, DHE DUKE STIMULUAR ATA QE KANE MARRE KREDI QE NUK I SHLYENIN DOT. (NDERMJET TE TJERAVE EDHE QEVERRISE)
CFARE DO TI TE BEJE ME KY????!!!!
NORMA E INTERESIT ESHTE NJE CMIM, DHE SI CDO CMIM E VENDOS TREGU, CDO NDERHYRJE ESHTE ME KOSTO PER TAKSAPAGUESIT E KETIJ VENDI, SE TE GJITHE KETA, MENDERET KANE TE TYRET, SE KARRIGET I KANE PERKOHESISHT.
Z.Guvernator
Sot bankat e kane humbur Besimin .
Nje banke egziston deri kur
Eshte besimi bank – Klient .
Kur prishet ky raport , Bankat kane humbur Kredibilitetin .
Pse ?
Jo pa qellim , Sepse tani bankat po Kthehen Private .
Kush komandon sot ?
Politika ?
apo Banka ?
Bankat komandojne
Sa per leket poshte Dyshekut ,
Sipas politikaneve , qe mbrojne Ineresat
e Bankes e jo te individit ,
KJO QUHET INVAZION FISKAL ,
dhe munde te denohesh nje lloje
si Hajdutat dhe kriminelet ,
ose edhe me gjoba te larta ,
Invazioni Fiskal ndodh per arsye ,
te TAKSIMEVE SHUME TE LARTA ,
kY ESHTE KAPITALIZMI .
QEVERRIA MORI KREDI PA BERE HESAPE FARE, SA
PER TE HEDHUR FUSHATEN ELEKTORALE DHE
PER KETO BORXHE QE UA MORI QYTETAREVE (KUPTOHET NEPERMJET BANKAVE), U ULI NORMEN E INTERESIT.
KJO ESHTE VJEDHJE NE PERMASA SHUME TE MEDHAJA.
LLOGARITEN 2-3 MILIARD DOLLARE QE QEVERRIA SHQIPETARE KA MARRE NGA BANKAT E NIVELIT TE DYTE NE MONEDHEN LEK.
NORMA E INTERESIT (SIC DUHET TE JETE) 6-7%
KOSTO VJETORE I BIE TE JETE 200 MILION DOLLAR QE DUHET TE PAGUAJE SHTETI PER BORXHIN QE U KA MARRE BANKAVE.
ME NORMEN QE MANIPULON NEPERMJET BIRBOVE SI PUNA E KETIJ PAGUAN REALISHT 50 MILION DOLLAR, PRA SHKURT MUHABETI U VJEDH DEPOZITUESVE (SEPSE NE FUND ATJE SHUKET KOPACJA) 150 MILION DOLLAR NE VIT
Si presenta L’europa
come una sorte di paradiso terrestre
ma nei migliori dei casi L’ europa
per NOI sara un limbo ,
nel peggiore delle ipotesi
sara un INFERNO .
CIO che si profila oggi ,
e ormai un’Europa in preda
alla disoccupazione
e alla conflittualita sociale .
Bettino Craxi nel 1997 .
Cudi qe Guvernatori i ri ka simpatine e nje gazete si Dita qe nuk para dallohet per kompromise.
E them kete sepse qe javen e pare me emerimet skandaloze qe beri sapo vuri kemben ne Banke, z.Sejko e tregoi cfare modeli ka zgjedhur.
Eshte modeli per te ruajtur te paprekur bizneset e falimentuara me kredi te keqija te politikes shqiptare.
tjetra, nje pyetje qe mungon ne interviste eshte cfare lidhej ka z.Sejko me Benken Popullore?
e treta mbikqyrjen e bankave kush do ta beje?
Nese do ta beje Deralla qe vjen nga banka qe eshte mbushur me kredi te keqia nga veprimet e mosveprimet e tij mjere ky vend ku po shkon.
Nga emrat e drejtoreve te rinj te emeruar nga guvernatori Sejko kuptohet qe vijojne emerimet pa meritokraci e konkurse, por na shfaqet
1. Deniz Deralla, burri i G99 Juli hoxha, qe patjeter do marrin pjese nga torta e pu shtetit pervec fondeve te OJF, qe kane vite qe i pervetsojne.
2. Jonida Mero, punonjese banke mediokre, gruaja e Armand Meros nga fisi i Minxhozve te sigurimit. Mamaja e kesaj Jonides o popull ka ate shoqaten me te cilen grumbullon leket Carlo Bollino, per evente PR
Si perfundim, ne Banken e Shtetit ku duhet te shohim bankieret me te afte, ne shqiptaret kemi keta dhenduret apo nuset e fiseve te sigurimit
Paske harruar te permendesh qe Denisi është Drejtor i Departamentit te Mbikqyrjes se Bankave me Bachelor ne Mechanic, pra eshte diplomuar per mekanike nga UTs dhe sot drejton kete departament. Kjo nuk ndodhe as ne Angola e jo me ne mdonje vend te zhvilluar te botes. Por keshtu veprohet ne Shqiperi kur edhe vete guvernatori nuk kishte as arsimin dhe as formimin dhe eksperiencen e duhur ne fushen e politikeberjes monetare qe te emerohej ne krye te institucionit me te rendesishem financiar te vendit.
Kishja nje kapterr shume shok sa cdo dite me informonte se cndodhte me ushtrine .Ajo qe me bente pershtypje ishin vjedhjet e hapura .Qe nga i madhi e deri tek i vogli vrisnin mendjes se cfare do te pervetsonin .Dhe ja miku im ,mbasi ma kishte shtruar tavolinen me peshkte te pjekur, me tha :Tani jam i qete me shkarkuan se akuzohemi per fallcifikim te dokumentave .Si ju ndodhi e pyeta .Shuam tek miqte dhe morem bojra per te lyer .Nga 150 mije$ u mbushen letrat me 500 mije $.Midis tyre qe fimosen ishja dhe une .Mbas 3 vjetve kjo u kap dhe ne u shkarkuam .E pyes perseri :Pati ndonje te denuar ? Cthua o burr.Tava qe ngjyen ishte e madhe dhe ska burre nene qe te denohet njeri . Lum si ju i thash qe mbetet ne ushtri e u bete bosa . Miku kapterr merr goden dhe me thote :Ju mbaruat nje gomar me shkollra ,punuat nate e dite e dolet me gjishte ne goje .Tani te ishje Komandante s’do pirdhje fare e do jetoje si zotni . Cti thoshja .Mu be nje lemsh ne gjoks sa i lashe dhe peshqit qe nuk pushonin se pjekuri .E mbylli me nje dolli :Rrofte demokracia qe dolem ne drite .
Pyetje shtese zotit Sejko per emerimet e tij:
https://al.linkedin.com/pub/deniz-deralla/10/1a1/1b9
deniz derralla i diplomuar ne mekanik, thumbs up. hahahahahahaha…
Genti Sejko per ata qe nuk e dine eshte nipi i Teme Sejkos
Ka nje informacion intereant se nga vjen shefi i tanishem i tij ne Societe Generale
Quhet Radoy Stoyanov, eshte nga Varna e Bullgarise, i dipplomuar ne Ikonomièeski universitet, Varna ne 2013-ten.
Dita po te germoj pak me shume sic ka deshmuar ne te shkuaren qe vepron, mund te zbuloje shume me teper se ana e dukshme e kesja interviste
E nderuar Dita
i nderuar z.Thano
une nuk e njoh guvernatorin
por shije te hidhur m ka lene menyra si u emerua.
Edi Rama eshte i paafte dhe qesharak, tere jeten gaztor i Sali Berishes. Vajti dhjete here tek Nishani per te gjetur nje kandidat, jo vetem qe s’emeroi gje po as me konsensus nuk e gjeti.
pastaj emeroi kete te Saliut dhe deputetet me tanga qe i ka mbledhur nga diskot votojne ne rresht per nje per.
Votuesit e PS shpresojne se Rama do veje drejtesi mbi Saliun dhe do shkarkoje Nishanin?!
Por Rama ska as b*th as te emeroje nje governator. Ska b*th as te arrestoje nje drejtor te PD-se.
Rama s’eshte per kryetar i PS. E ka mendjen te ekzibicionizmi dhe dalja ne media si njeri i paplotesuar qe eshte.
Ben mire tja japi pushtetin Ilir Metes qe n keto zgjedhje.
opozitar i sfilitur
PS zgjedh dhe kulufin vetem socialiste te mos jen.Vajmedet PS
ne rastin e Sejkos socialoportunistët qendruan “gati-tu” para nishanit. Pritej nga gejsocialistët kjo.
Habitem me gazeten Dita qe ka nisur konformizmin
here me Veliajn tani me kete
menduam qe kishim gjetur me ne fund nje gazete te majte te vertete qe qendron mbi palacolleqet e “qeverive te majta” qe nuk jane te majta
Ata qe e shajne nuk e njohin
shihni punen jo gunen
Gent Sejko eshte nje person me virtute te larta, fale edukimit te tij familjar . Duhet te jete edhe profesionist i afte per kete detyre te rendesishme.Ai duhet ta kryeje me ndershmeri punen e tij ,pa u perzier ne militantizem partiak.
do donim me shume informacion si dhe ku duhet te investojme
ne c menyre duhet te kursejme
cila monedha na leverdis, leku apo euro dhe dollari etj
Sa per Sejkon besoj meqe eshte i zgjedhur nga Nishani duhet ta dini se eshte njeriu qe e ka propozuar me pare Sali Berisha.
“Diagnostifikimi ne distance” eshte nje kategori shkencore me vete, qe kerkon “eksperte” te paqene. Z.Sejko, duket te jete nje prej tyre.
Tani qe “fajtoret” u gjeten, na duhet vetem te presim ditet ne vijim dhe “kapjen per zhelesh” te vajzes se Jozefina Topalles dhe asaj “Zonjes se pare”, bashkshoretes se Jarit, apo ato motrat dhe kuneterit e parlamentareve nga te dyja palet.
Menaxhoje mire Z.Sejko. Jari, ka edhe nje gjyshe ne Kashar,,,per momentin e papune. Ajo eshte analfabete por kjo nuk ka te beje me problemin ne fjale.
Z.Sejko, a punon ende ne BSH vajza e Topallit?
http://www.gazetadita.al/megi-ajo-e-frances-pune-ne-bsh-dhe-pedagoge-te-ekonomiku-dhe-eshte-25-vjec/
para emerimit te ketij guvernatori kujtova se me shkarkimin e Fullani per vjedhjen e 7 milion dollarve dhe poshtersit ne tendera do ti kalonte festat e fund vitit nen shoqerin e Zan Caushit me shoke.
Por pastaj e pashe ne ballon e president Jarit qe e organizoii Odeta.
Rilindja akoma me len te dyshoi se po anashkalon me dashje apo frike problemin e Gerdecit, vjedhjen e 270 milion € nga Lulzime Basha…njekosisht dhe viktimat e 21 janarit ku mbeten te vrare 4 vete nga dritarja e ish/ k/ minstrit Sali Berisha…..
Ed Rama ti nuke erdhe ne pushtet per gjatesi. Zgjdhjet lokale po afrohen, semafori ka ngel me te kuqe
meqe ne kete interviste permendet hotel Dajti
Përpara do kohësh, me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare i shet Bankës Shqiptare hotelin e famshëm ‘Dajti’! Çdo qytetar i vëmendshëm, ka të drejtë të dyshojë se ky pazar e ka brenda një zarar…
A eshte hetuar pse-ja e ketij veprimi Berisha-Fullani, z.guvernator?
Përveç absurdit, gjë që për mendimin tim duhet korrigjuar, Dajti duhet të përshtatet në një rezidencë moderne për bujtjen e delegacioneve të huaja të rangut të lartë që vijnë për punë bilaterale, pa iu ndryshuar emri historik, pra edhe si objekt kulture.
Por më përpara duhet gjykuar fullani per motivet pse e bleu hotel ‘dajtin’ dhe cili ka qene fitimi i bankes shqiptare nga kjo blerje e paster per interesa politike! Nuk mund te lihet te mos jape llogari nje shperdorues i parave te shqiptareve
Nje korrupsion i permasave te frikshme per rikostruksionin dhe qerat qe paguhen ke kompleksi Halili me nje cmim kolosal per m2 ku ne zemer te Tiranes ke 22 kateshi qeraja 25 euro m2 dhe sa per djeni kushtet jane miserable ke kompleksi Halili ke rruga e dibres. Fullhani merrte te pakten 50% cash nga qeraja zotrinj…
C mendon zoti Sejko per kete?
Full-hajni ka bashkepunuar me cdo plehre sic eshte vete dhe soj e sorollop, per te mbushur xhepat e tij me parate e qytetareve shqiptar dhe me pas na thote se ka qene i “ndershem”, ky komunist me teseren e PPSH, i oreve me te vona deri ne vitin 1991. Ne rrethin nepotik te emerimeve ne BSH, ky plehre ka punesuar ne departamentin e marredhenieve me jashte shtetit vajzen e dajes se tij Marilda Shkurti (Papadhopulli), ku burri i saj Nine Shkurti ka “fituar” tenderin prej 90 milion lekesh ne vit, per te furnizuar te gjithe punonjesit e “varfer” te BSH rreth 540 vete me dreke FALAS te paguara nga BSH me urdher te Full-hajnit. Nga qeraja vjetore qe ka dhene e jep vetem me Refik Halilin prej 6 milion euro ne vit, 1 milion euro futen ne xhepin e Full-hajnit, qe i ka ne forme thesi. Full-hajni duhet te jape llogari edhe per qerane ne ish godinen famekeqe te VEFES per qerane dhe per ate ne qytetin e Beratit se u a ka marre me qera kusherinjve te gruas se tij fucia e mutit prej 200 kg. Ariana Full-hajni. Burgu per kete ordiner eshte pak, ky hajdut renditet ne histori per vjedhje e grabitje ne Shqiperi i treti, pas satrapit Zog dhe kriminelit Sali.
A ka proces hetimi aty ne banke, ne nuk e dime dhe Gent Sejko ende nuk ka bere asgje te dukshme per publikun qe pret
I nderuar z. Guvernator, Pergjigjet tuaj deri diku e mire por jo i drejte per drejte. Economia shqiptare po shkone cdo dite drejte gremines. Juve nese jeni te interesuar dhe te lini emer te mire ne Banken e Shqiperise duhet te veproni ne baze te meritokarcise dhe jo si paraqardhesi juaj FULLHAJNI. Ai ja ka ulur reputacionin sistemit financiare ne shqiperi. Beni emer dhe merrni mendimet nga ish Guvernatori dhe sot Ministri i Financave z. Cani. Ai e ngrite sistemin bankar pavarsishte se u munduan shume qe ta denigronin por ai nuk u more me politiken sepse e njihete mire si sistemin e politikes gjithashtu edhe te Bankes. Ne radhe te pare qe te filtonin kredibilitetin duhet qe te nxirni perpara drejtesise Ardian Fullanin, drejtroin e Mbikqyrjes Financiare, drejtorin e administrimit dhe drejtorin aktual te Thesarit si dhe drejtorin e Sigurimit. Keta persona jane persona pergjegjes per vjedhjen e thesarit dhe keta kane si detyre per te fshehur gjurmet e vjedhjes. Politikat monetare kane ndikime ne ekonomi por me shume ka edhe siguria e ketij institucion.