Në këtë pjesë të dytë të intervistës me historianen angleze Miranda Vickers, përshkruhet situata në Shqipëri pas pushtimit fashist të vendit dhe fillimet e rezistencës kundër pushtimit. Çfarë ndodhi me ish-mbretin Ahmet Zogu pas arratisjes dhe e vërteta e strehimit të oborrit të tij në Angli. Sulmi i befasishëm që Italia i bëri Greqisë nga toka shqiptare dhe atentati që iu bë Viktor Emanuelit në Tiranë në vitin 1941. Marrëveshja gjermano-italiane në Vjenë më 1941 përcaktonte krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ dhe pse kosovarët e pritën me gëzim pushtimin fashist. Arsyet e formësimit të lëvizjes antifashiste sipas modelit jugosllav dhe cili ishte objektivi i misionit anglez në Shqipëri. Shkaku kryesor pse ballistët u bënë bashkëpunëtorë me fashistët sipas dëshmive të misionit ushtarak anglez në Shqipëri. Konferenca e Pezës dhe pse u prish nga komunistët marrëveshja e Mukjes…
Bisedoi Xhevdet Shehu
Zonja Vickers, a është e vërtetë se, pas arratisjes nga Shqipëria, Ahmet Zogu u ka kërkuar strehim anglezëve?
Po, është e vërtetë. Ja si ka ndodhur. Zogu dhe shpura e tij ishte duke udhëtuar nëpër periferitë jo-fashiste të Europës – duke kaluar nëpër Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, shtetet baltike, Suedi dhe Francë – në kërkim të një vendi për strehim. Sipas Mbretëreshës Geraldinë, ‘në momentin e fundit Zogu do të pëlqente të shkonte në Spanjë, por nuk donte t’i shtonte kokëçarjet Gjeneralit Franko, i cili do të kishte papritmas një mbret të arratisur në ngarkim. Në dëshpërim ai i telegrafoi Mbretit Xhorxh VI të Anglisë dhe brenda pak orësh mori një përgjigje të njerëzishme se ishte i mirëpritur në Britani’. Për të siguruar anglezët se ai nuk do t’u mbetej borxh dhe mund ta paguante vetë udhëtimin e tij, Zogu i shoqëruar nga rreth 30 vetë besnikë të tij, mbërriti me anije deri në Liverpul dhe mandej udhëtoi me tren për në Londër. Atje ata u rregulluan në kushte relativisht të mira jetese në hotelin Ritz në Pikadili (Piccadilly), ku u bënë të njohur për Forin Ofisin si ‘Cirku i Mbretit Zog’. Mbreti dhe Mbretëresha ishin sistemuar në katin e tretë që shihte nga parku, ndërsa një gjysmë duzine truprojash u vendosën një kat më sipër. Floriri i Mbretit u transferua në Bankën e Anglisë, prej së cilës sekretari i Mbretit, zoti Martini, do të tërhiqte njëmijë paund në kartmonedha çdo javë. Zogu nuk ishte i kënaqur me hotelin që ishte përdorur për strehim nga sulmet ajrore të kohës së luftës; ai pëlqente diçka më të veçantë, ndaj dhe Ritzi u shndërrua në një garderobë të zonjave për traditë të shqiptarëve si një strehim privat. Kur në Pikadili ra një bombë, duke bërë një gropë të madhe midis Berkeley-t dhe Ritzit, shumica e familjes mbretërore shkoi në Çelsi. Por Zogu qëndroi në Ritz deri në pranverën e vitit 1941. Zogu u këshillua gjatë kësaj kohe të mos ndihej shumë, ndërsa anglezët ishin ngurrues për ta njohur atë zyrtarisht. Ata ishin të ndikuar nga mosbesimi i Amerikës për mbështetjen angleze ndaj disa monarkive (Shtetet e Bashkuara qenë tepër kritike për mbështetjen që anglezët i dhanë Mbretit të Greqisë). Pasi nuk arriti të paguante tërësisht faturat të cilat ishin duke u shtuar, në fund të luftës Zogu dhe shpura e tij lanë përfundimisht Anglinë dhe shkuan në Egjipt.
Italia i shpalli luftë Greqisë disa muaj pas pushtimit të Shqipërisë, një çështje që edhe pas 75 vjetësh mban pezull marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Cila është optika juaj për këtë ngjarje?
Dy muaj më vonë Italia, më shumë për të mërzitur Hitlerin, pushtoi Greqinë nga Shqipëria, me pretekstin e gjetjes së shqiptarëve irredentistë në Epir. Shumë shpejt pas pushtimit, italianët filluan ndërtimin e rrugëve drejt kufijve të Greqisë dhe Jugosllavisë. Makina propagandistike e Romës lëshonte pa pushim akuza ndaj Athinës lidhur me ‘shtypjen’ e shqiptarëve etnikë në krahinën greke të Epirit. Në orën 3 të mëngjesit të datës 28 tetor 1939, Italia i dërgoi Greqisë një ultimatum, ndërsa tri orë më vonë ushtritë e Musolinit filluan marshimin drejt Greqisë. Por grekët manovruan me lehtësi për t’i zmbrapsur italianët në Shqipërinë jugore. Morali i ushtrisë italiane nuk u riparua kurrë nga ky dështim, i cili përfundoi me pushtimin gjerman të Ballkanit në pranverën e vitit 1941, si një operacion shpëtimi për ushtrinë e çoroditur dhe të dobësuar italiane. Opinioni publik shqiptar ishte i gëzuar nga fitoret e grekëve, por qëndrimi ndryshoi kur Athina njoftoi planet e saj për aneksimin e Shqipërisë jugore. Në ndjekje të italianëve që tërhiqeshin, trupat greke hynë në Shqipëri, duke kapur Korçën në nëntor dhe Gjirokastrën në dhjetor. Por ndërkohë, sulmi gjerman kundër Jugosllavisë dhe Greqisë në prill 1941 ndryshoi menjëherë situatën ushtarake në rajon. Pas invadimit italian të Greqisë, një ndërthurje e trupave gjermane, bullgare, hungareze dhe italiane hynë në Jugosllavi më 1941. Në këtë kohë ushtria greke kapitulloi, duke bërë që italianët më në fund t’i dëbonin trupat greke nga Shqipëria. Mbreti Peter i Jugosllavisë ndoqi shembullin e Zogut dhe ia mbathi në Greqi. Në maj, Mbreti Viktor Emanuel vendosi të bëhej i njohur nga shqiptarët duke bërë një udhëtim në Shqipëri për të vizituar qytetet më të rëndësishme. Ndërkohë që ai ishte në Tiranë më 19 maj, disa të shtëna revolveri u qëlluan mbi makinën në të cilën kishin hipur ai dhe kryeministri kuisling shqiptar Shefqet Vërlaci. Atentatori u përshkrua më vonë nga shtypi italian si një grek ‘nën një magji të marrëzisë poetike’, i cili kishte një armiqësi kundër Vërlacit. Ai u var në Tiranë më 27 maj.
Është pohuar se kosovarët mirëpritën pushtimin fashist të Shqipërisë dhe Ballkanit. Pse e bënë këtë ata sipas jush?
Është e vërtetë që kosovarët e mirëpritën pushtimin fashist, pasi shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore kishte sjellë atë që mund të thuhet se u provua të ishte dhe hera e fundit, një bashkim të shkurtër të Kosovës me Shqipërinë gjatë viteve 1941-1943. Në një përpjekje për t’i afruar shqiptarët me kauzën e saj, Italia u kishte premtuar bashkimin e tyre kombëtar. Më 1939, ndërsa bënte planet e tij për aksionet e ushtrisë italiane në Ballkan, Musolini kishte menduar që kosovarët mund të kryenin të njëjtin funksion si sudetët në pushtimin gjerman të Çekosllovakisë. Marrëveshja gjermano-italiane në Vjenë më 1941 përcaktonte krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’, duke përfshirë territoret e gjera të banuara nga shqiptarët në Jugosllavi dhe, ato me një sipërfaqe më të vogël, në Greqi. Shqipëria nën sundimin italian mori nën kontroll krahinën e Kosovës, së bashku me trevat maqedonase dhe malazeze të banuara nga shqiptarët. Kosovarët e mirëpritën pushtimin italian, pasi u erdhi shansi të shlyenin pengjet e vjetra, sidomos ndaj serbëve të ngulur aty në periudhën midis luftrave. Në këto kushte mjaft serbë dhe malazezë u vranë pamëshirshëm nga shqiptarët. Mijëra sllavë ia mbathën sërish për në Serbi dhe Malin e Zi për t’i shpëtuar sulmeve të shqiptarëve. Kosovarët i panë italianët si çlirimtarë, të cilët iu kishin kthyer shqiptarëve atdheun e tyre dhe që kishin bërë të mundur realizimin e aspiratave historike. Administrata, shkollat dhe mediat në gjuhën shqipe u hapën në të gjithë Kosovën. U formua një forcë policore shqiptare dhe shqiptarëve iu dha sërish e drejta aq shumë e dëshiruar për të mbajtur armë. Italianët qenë në gjendje të shfrytëzonin ndjenjat irredentiste të shqiptarëve duke këmbëngulur se bashkimi i të gjitha trojeve të banuara nga shqiptarët ishte i kushtëzuar me fitoren e Boshtit. Për këtë arsye, mbështetja më entuziaste për regjimin italian erdhi nga Kosova. Pothuajse në këtë kohë filloi dëbimi i serbëve dhe malazezëve, pasi kosovarët u dyndën të rimerrnin tokat që kishin humbur nga programi i kolonizimit. Megjithatë, brenda vetë Shqipërisë kishte një armiqësi të konsiderueshme ndaj italianëve.
Në këto kushte u mbajt ajo që njihet si Konferenca e Pezës, dhe u krijua fronte Nacional Çlirimtar, ku morën përfaqësues komunistë dhe nacionalistë. Ndërsa më pas ndodhi përçarja e madhe… Pse?
Më 16 shtator PKSH vendosi thirrjen e një Konference Nacional-Çlirimtare në Pezë, nja njëzet kilometra larg Tiranës. Atje, rreth njëzet delegatë nga grupe të ndryshme të rezistencës ranë dakord të linin mënjanë dallimet e mëdha midis tyre dhe të formonin Frontin Nacional-Çlirimtar. Në konferencë u ngrit çështja delikate se çfarë regjimi do të vendosej në Shqipërinë e pasluftës. Ideja për shpalljen e një ‘republike demokratike’ u hodh poshtë nga komunistët si e papërshtatshme për momentin. Pas konferencës, delegatët u kthyen në qytetet dhe fshatrat e tyre, ku filluan ngritjen e këshillave nacional-çlirimtare dhe të njësive partizane. Në Pezë ishte vendosur të përqendroheshin në ngritjen e çetave të vogla në çdo pjesë të vendit. Megjithëse Kryesia e Frontit mbizotërohej nga komunistët, edhe jo-komunistët përfaqësoheshin në udhëheqje, sikurse ishin Abas Kupi dhe Myslim Peza.
Ju thoni se partizanët komunistë mbajtën peshën vendimtare në luftë ndërsa ballistët bashkëpunuan me pushtuesit…
Pak kohë pas formimit të LNÇ-së, nacionalistët më konservatorë antizogistë filluan të shqetësohen nga rritja e lëvizjes komuniste. Prandaj dhe vendosën të formojnë partinë e tyre të quajtur ‘Balli Kombëtar’ (anëtarët dhe përkrahësit e të cilit u bënë të njohur si ballistë), të udhëhequr nga Mithat Frashëri dhe Ali Këlcyra. Kjo lëvizje e ashpër e rezistencës nacionaliste antikomuniste kundërshtonte prerazi kthimin e Zogut dhe ishte në favor të rivendosjes së një republike që të ruante kufijtë e vitit 1941, të cilët do të përfshinin Kosovën brenda Shqipërisë. Dalja në skenë e Ballit Kombëtar e ndërlikoi së tepërmi situatën në Shqipëri. Ndërsa po përshpejtohej rezistenca ndaj forcave pushtuese, u bënë edhe më të qarta dallimet midis LNÇ dhe ballistëve. Kur u pyetën nga komunistët se pse udhëheqësit e tyre që kishin marrë pjesë në Konferencën e Pezës nuk pranonin ta njihnin Frontin Nacional-Çlirimtar, ballistët u përgjigjën se nëse komunistët kishin shkuar në konferencë si parti, nacionalistët ishin ftuar si individë dhe jo si anëtarë të një organizate të njohur. Prandaj dhe BK nuk njihte as Konferencën dhe as LNÇ-në, të cilën ata e shihnin si një front vetëm për Partinë Komuniste. Ndërsa LNÇ përkrahte një luftë të armatosur me bazë të gjerë, pa marrë parasysh raprezaljet e Boshtit, ballistët favorizonin një sjellje më pasive, duke pëlqyer të ruanin forcat e tyre deri sa disfata e Boshtit të bëhej e dukshme dhe mandej të përpiqeshin të organizonin një kryengritje kombëtare. Përderisa udhëheqja e BK përfaqësonte rendin shoqëror të paraluftës, ata natyrshëm ishin të interesuar të mbronin interesat dhe privilegjet e bejlerëve çifligarë, së toku me pozitat e tyre shoqërore, ekonomike dhe politike.
Cili është sipas jush roli që kanë luajtur emisarët jugosllavë në formësimin e lëvizjes antifashiste?
Mendoj se emisarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm, pasi ata ishin atashuar pranë Partisë Komuniste dhe lëvizjes antifashiste qysh në fillim. Mandej do të vinin misionarët anglezë, amerikanë dhe në fund rusët. Njoftimi në dhjetor të vitit 1942 se Kombet e Bashkuara njihnin në parim pavarësinë shqiptare i dha vrull dhe e forcoi edhe më shumë dhe me shpejtësi lëvizjen e rezistencës të përfaqësuar nga LNÇ. Si pasojë e këtij njoftimi qeveria kuislinge e Mustafa Krujës ra. Konflikti midis LNÇ dhe ballistëve u acarua pas Konferencës së parë kombëtare të Partisë Komuniste në mars të vitit 1943, e cila u mbajt në Labinot, pranë Elbasanit. Aty Enver Hoxha u zgjodh sekretar i përgjithshëm i byrosë politike të Partisë. Programi i kësaj konference ishte i mbështetur mbi një mesazh të dërguar nga Kominterni me anë të Titos, i cili ndër të tjera kërkonte spastrimin nga PKSH të të gjithë elementëve ngatërrestarë. Mesazhi i Titos e kritikonte partinë për përpjekje të pamjaftueshme për anëtarësimet nga fshatarësia, duke paralajmëruar se fitorja nuk do të arrihej pa mbështetjen e fshatarëve, pasi në atë kohë Shqipëria nuk kishte një klasë punëtore industriale që të flitej për të. Një vendim i rëndësishëm që u mor në Labinot ishte krijimi i një Ushtrie Nacional-Çlirimtare Shqiptare (UNÇSH) sipas modelit të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Titos. Për të përmbushur këtë vendim, pak ditë pas përfundimit të konferencës më 22 mars, Svetozar Vukmanoviç Tempo, në atë kohë kreu i forcave partizane të Titos në Maqedoni, mbërriti në Labinot për të përpunuar hollësitë e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH dhe për organizimin e njësive partizane vendore.
Zonja Vickers, gjatë luftës në Shqipëri ka vepruar dhe një mision ushtarak anglez. Cili ishte qëllimi i këtij misioni dhe ku u atashua ai?
Në vjeshtën e vitit 1943, tensionet midis nacionalistëve dhe komunistëve anembanë Shqipërisë ishin të atilla saqë lufta civile dukej shumë e afërt. Në këtë kohë një numër oficerësh anglezë të ndërlidhjes kishin zbarkuar në Shqipëri në përpjekje për të bashkërenduar dhe nxitur kundërshtimin ndaj italianëve dhe, pas kapitullimit të tyre, ndaj pushtimit gjerman. Aty nga viti 1940 anglezët kishin filluar të hetonin mundësitë për inkurajimin e lëvizjes së sapo nisur të rezistencës në Shqipëri. Nga fundi i vitit 1940 u krijua në Londër një Drejtori e Operacioneve Posaçme (SOE), e cila këqyrte nga afër ngjarjet në Shqipëri nga Kajroja dhe Stambolli. Ndërsa në Jugosllavi, anglezët ishin përgatitur të mbështesnin me armë dhe pajisje çdo grup të rezistencës që ata besonin se u kishte sjellë më shumë dëme forcave të Boshtit. Në pranverë të vitit 1943 në Shqipëri u dërgua një mision ushtarak anglez nga Komanda Ndëraleate e Mesdheut për të punuar me forcat nacionalçlirimtare. Objektivi kryesor ishte thyerja e forcave të Boshtit; një qëllim tjetër ishte vendosja e një regjimi shqiptar dashamirës ndaj politikave angleze.
Midis pranverës së vitit 1943 dhe fundit të vitit 1944 në Shqipëri u dërguan rreth 50 oficerë anglezë, nisur nga dëshira e aleatëve për të dërguar ndihma për cilindo grup që ishte i vendosur të luftonte armikun, pavarësisht nga dallimet politike. Ajo që ishte e rëndësishme ishte motivimi për të goditur forcat e Boshtit. Ndaj dhe misionet aleate ishin udhëzuar të jepnin mbështetje vetëm për ato grupe të rezistencës që në mënyrë të qëndrueshme ishin aktive kundër trupave të Boshtit. Evidencat tregojnë se partizanët ishin përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmeve kundër gjermanëve. Grupet nacionaliste duket se ishin më shumë të interesuar të merrnin ndihma ushtarake përpara se të ndërmerrnin ndonjë sulm kundër gjermanëve dhe entuziazmi i tyre i përgjithshëm për luftë aktive dukej se ishte krejt i vakët. Si ballistët, ashtu dhe partizanët e kuptuan që kur gjermanët të kishin ikur përfundimisht nga Shqipëria, secila palë do ta quante palën tjetër armikun kryesor. Sipas oficerit më të lartë anglez të ndërlidhjes, Xhulian Emeri, i cili ishte i atashuar pranë zogistëve, komanda Aleate në mënyrë të nxituar i largoi forcat jo-komuniste të rezistencës si bashkëpunëtore të saj. Një tjetër oficer anglez i ndërlidhjes, në një raport të tij arrinte në përfundimin që nacionalistët (ku nënkuptoheshin të gjithë ata që nuk i përkisnin LNÇ-së) nuk dukeshin dhe aq të gatshëm për të luftuar kundër gjermanëve, ndaj dhe për të mbrojtur veten e tyre nga LNÇ-ja, qenë të detyruar të bashkëpunonin me armikun.
Marrëveshja e Mukjes dhe formimi i Legalitetit
Aleatët ndërkaq ishin të interesuar të bashkonin palët kundërshtare në mënyrë që të shmangnin një luftë vëllavrasëse në Shqipëri. Megjithë protestat e forta nga ana e jugosllavëve, Aleatët kërkuan që udhëheqësit e Këshillit Nacional-Çlirimtar dhe ata të Ballit Kombëtar të takoheshin në Mukje, afër Krujës. Mbledhja u bë në gusht 1943 dhe marrëveshja e arritur mundësoi krijimin e një Komiteti të përbashkët për Shpëtimin e Shqipërisë. Si nacionalistët, ashtu dhe komunistët u shprehën për të luftuar për një Shqipëri ‘etnike’, në të cilën përfshihej edhe Kosova. Megjithëse Hoxha, si dhe të tjerët në Komitetin Qendror të PKSH, besonin në arritjen e një farë ujdie me ballistët, shumë shpejt u shfaqën mosmarrëveshjet lidhur me të ardhmen e Kosovës. Brenda pak ditësh komunistët e hodhën poshtë marrëveshjen e Mukjes – me sa duket nën ndikimin e jugosllavëve, të cilët kundërshtuan rreptësisht termin ‘Shqipëria etnike’ dhe përfshirjen e Kosovës brenda një Shqipërie të pasluftës. Prandaj dhe ata dërguan Vukmanoviç Tempon në Shqipëri për të sjellë në binarë komunistët shqiptarë. Mbërritja e Tempos përforcoi ndikimin jugosllav brenda LNÇ-së, e cila e hodhi poshtë zyrtarisht marrëveshjen e Mukjes, e cila duhet thënë se dobësoi përpjekjet e aleatëve për të ruajtur unitetin brenda rezistencës shqiptare. Nuk kaloi shumë kohë nga denoncimi i marrëveshjes së Mukjes dhe Abas Kupi u shkëput nga LNÇ për të formuar lëvizjen nacionaliste pro-zogiste të Legalitetit, duke iu përmbajtur idesë se i vetmi regjim legjitim ishte ai i Zogut. Kupi kishte mbështetjen jo vetëm të matjanëve, por edhe të shumë malësorëve të tjerë që mbështesnin kthimin e Mbretit. Shumica e bajraktarëve veriorë ishin të mëritur ndaj toskëve të jugut, të cilët ishin mbizotërues në LNÇ. Krerët gegë ndjenë se ata do të kishin shumë pak shanse për ndikim, prandaj dhe një të ardhme të pasigurt në Shqipërinë e pasluftës të kontrolluar nga LNÇ.
Mehmet Shehu
Komandanti më i rëndësishëm ushtarak partizan ishte Mehmet Shehu, bir i një kleriku mysliman, i lindur më 1913. I diplomuar për bujqësi në Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë, më vonë ai kreu studimet në një akademi ushtarake italiane nga e cila u përjashtua për veprimtari politike majtiste. Mandej ai shkoi të merrte pjesë në Luftën Civile të Spanjës, ku arriti të bëhej komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës ‘Garibaldi’, e cila bënte pjesë midis brigadave të tjera ndërkombëtare. Gjatë një periudhe internimi në Francë ai u shndërrua në një komunist të vendosur dhe, pas lirimit më 1942, iu bashkua menjëherë partizanëve sapo u kthye në Tiranë. Më vonë ai do të bëhej i njohur si udhëheqësi ushtarak më i zoti i Shqipërisë së kohës së luftës.
Nesër do të lexoni:
Pse Enver Hoxha ishte dyshues ndaj aleatëve dhe si i ka përshkruar ata në librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë.
A ishte nacionalist Enver Hoxha dhe plani jugosllav për eliminimin e tij në prag të çlirimit, sipas Niaz Dizdareviçit, zv/kryetar i delegacionit të Beogradit
Betejat e fundit kundër pushtuesve fashistë dhe a është e vërtetë se 29 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë
Historine e bene te rinjte e te rejat e popullt shqiptar dhe e vulosen me gjakun e 28 mije deshmoreve duke e rradhitur shqiprine me fituesit e luftes dyte boterore me shtetet me te fuqishme te botes .
Si dje dhe sot NATO dhe Daja Sami po e bashkojne Shqiperine me Kosoven. Nje falenderim dhe katolikut Tony Blair.Gjyshja (Austria) na ndihmoi per pavaresine dhe rizgjimin e ndergjegjjes kombetare dhe po lobon fuqishem sot per anetaresim ne B.E. Natyrisht sduhen harruar edhe keshillat e mencura te “kujdestares” (Italise). Epoka e lavdishme e luftes antifashiste ka mbaruar cuna.Bota ka ndryshuar kane dale ne skene armiqe te ri (ish miq) dhe miq te rinj (ish armiq). Duhet pare perpara. Politikanet nuk i ndryshojne dot fatet e kombeve.Vetem i vonojne……
Po e mori vesh berisha kete ku do vesh ti moj e mjere do shpallesh person non grata.Rri urte z.Miranda mos ja prish variantin p.d. te historise , ashtu si e do Beqir Meta apo Uran Butka ,!!!!!!
everteta dot dal ne drit ni dit jemi te sigurt
ku e ka vendin bastradi mini tullaz belendoviq faqeziu.
pershendetj te perzemert per gazeten Dita.
Ballistët dhe pulat u bashkuan me koalicionin nazifashist!? Monumenti i tyre është “baba koteci”? Ngrihet madhështor pranë pularive të Shqipërisë!?
Ngele nje legen kapter tek dera e bunkerit o pellumb leshi,per tju
mbushur mendjen shqiptareve per nje gjoja clirim?
Sa me teper te komentosh ,aq me teper qesharak bhesh o kapter.
Doemos,o KELYSH i ballisto-zogisteve,qe bashkepunuan me pushtuesit,ty nuk te lidh asgje me LUFTEN HEROIKE NACIONAL-CLIRIMTARE DHE CLIRIMIN E SHQIPERISE!
RRACA juaj e helmuar ka qene dhe eshte ARMIKE e kombit shqiptar!
E kishte mire ENVER HOXHA,qe ju plasi burgjeve,ju la pa shkolle,ju internoi dhe ju PUSHKATOI!!
Me gjithate ka bere nje gabim me ju:
-NUK JU PUSHKATOI TE GJITHEVE ME KUC E ME MAC!!!
Jeni pjella me e NDYRE e kombit,njelloj si ata XHIHADISTET KOSOVARE!!!
Nuk do te fitoni asgje vecse,
URREJTJE PA FUND per ju!
Mallkuar qofte fara e juaj e GJARPERINJVE!!!
-rrena i ka kembet e shkurtera..dhe palaçot e cirkut politik per historine, kaq e paten suksesin
..nuk do shterre urrejtja mbi keta klloune
Ndonje gje te re se kete e dime qe me 1944!
Karadaku? E reja është se beqir meta ka vendosur që në zgjedhjet e ardhëshme të konkurojë si përfaqësues i pularive dhe i miletit çakërr te Tiranës ? Nderime!
Redaksise: Shkruni me shkronja pak me te medhaja emrat e komentuese se na shpartalluat syte
Vertet ballistet bashpunuan me te huajt se nuk donin qe vendi te mbetej ne bishen e eger komuniste.Vertet komunistetfituanpo ma shume kan vrare shqiptare se fashist e naziste.Eshte rrena ma e madhe qe beri komunizmi se ne Shqiperi u vrane 28000 njers.Everteta eshte 6300 ku 60% kan vrar njeri tjetrin.Ala ka zogj gomaresh ku u besojn ktyre pale komunistesh,qe don kohe te zhduket era e keqe e tyre.Vetem nje pytje bejani vetes te ishte rregjim i mire nuk do binte me kaq urrejtje more pak torollake qe keni mbetur si P Zaimi me pak zaima te tjer.
O Mark Ujku!
Meqenese qenkan vrare 63 mije vete,kush jane keta “heronjte” e pulave tuaja?
Ku i kane varret?
Ne cilat beteja u vrane???
Kunder kujt po luftonin ne ate momentin e vrasjes se tyre???
Heu bre maloku i Malesise se Madhe!
Ju jeni rraca me ANTI SHQIPTARE qe ka patur Shqiperia!!
Fale Enver Hoxhes, qe keni mbetur gjalle se ju e meritonit PLUMBIN PAS KOKE!
Hyyyy,PLEHRE dhe akoma derdellit ti,o injorant i ZI!!!
Po keto 24 vjet,qe jeni ne KAPITALIZMIN tuaj,o KERMA,cfare keni bere me mire se beri ENVERI per popullin???
NJE MUT TE MADH KENI BERE:
E SHKATERRUAT SHQIPERINE DHE E PERCATE POPULLIN SHQIPTAR AQ SHUME SA VETEM NJE SHKENDIJE MJAFTON,qe t’i NXJERRIM SYTE NJERI TJETRIT!!!
Vertet sejmenet e dy bishave;Enver Hoxhes dhe Sali Berishes jane kaq te ndjeshem,se mos u humbet fara.Lufta nacional-clirimtare nuk ka qene clirimtare dhe aq me pak nacionale ndersa levizja demokratike ka qene nje rrumpalle banditesh te etur per anarshi dhe pasurim te shpejte!
Nderim per gazetarin Xhevdet Shehu! Lavdi LNCL dhe 70 Vjetorit te Clirimit! Kush nuk e njeh kete realitet, eshte i paditur.
lavdi dhe nderim te perjetshem per luften N.CL dhe per ata bij e bija qe e bene ate. nderim e respekt dhe per ju Xhevdet shehu, qe qemtoni e nzirni ne pahe te verteta historike, nga historjan te pa anshem. vetem neveri per bijet e bashkepuntorve te fashizmit.
mos u kruani shume me P.Zajmin, sote shumica e shqipetarve jane pellumba te liris, e te se vertetes. Mjer ata qe se kuptojen e jane ne revansh, per te sjelle qente e ngordhur ne pacauren e tyre histori berishjane. gjyshi
pse kane ber lufte shqiptaret ?