Rreth 2200 shtetas shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm tre muajt e fundit drejt Gjermanisë, me kërkesën për azil ekonomik.
Gjatë një interviste për Top Channel, zëvendësministrja e Brendshme pohon se shtetasit shqiptarë po mashtrohen nga persona të caktuar, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet për mashtrim me pasoja të rënda.
“Në momentin që flasim është duke u hetuar kjo çështje, konkretisht një agjenci turistike. Mendojmë që është një skemë mashtrimi kryesisht e ofruar nga kompanitë turistike për të përfituar ekonomikisht dhe për të gënjyer qytetarët. Për t’iu ofruar nën pretekstin e një azili mbërritjen në Gjermani, gjë që nuk është e vërtetë. Në mënyrë absolute, asnjë shtetas shqiptar nuk ka mundësi që të përfitojë azil në Gjermani, apo edhe në vende të tjera të BE-së. Nuk mund të flas më shumë për çështjen e hetimit, por janë përdorur rrjetet sociale pikërisht për të ofruar një mënyrë joshjeje për një jetë më të mirë në Gjermani.
Por, ata kanë dalë garant edhe për t’i ndihmuar me pajisjen me pasaporta biometrike, gjë që u pa edhe nga fluksi i madh i kërkesave për pasaporta biometrike me procedura të përshpejtuara dhe në një kohë të shkurtër. Gjë që ngriti edhe dyshimet tona për këtë skemë mashtrimi që ofrohet nga persona, qoftë nën petkun e agjencisë, por edhe individë të veçantë”, tha zv.ministrja Elona Gjebrea.
Policia kufitare prej ditësh po kthen të gjithë ata persona, të cilët janë gjetur pa dokumentacionin e duhur për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, e për pasojë nuk janë lejuar të udhëtojnë më tej. Por cilat janë qytetet më problematike?
“Nga informacionet që kemi kryesisht nga policia kufitare, rezulton që janë qytete si Fieri, Vlora, Berati dhe Durrësi. Nga këto qytete, shtetasit shqiptarë janë përpjekur të kalojnë në BE përmes agjencive turistike, e theksoj këtë, drejt Gjermanisë”, tha më tej Elona Gjebrea.
Zv.ministrja e Brendshme u bën apel shtetasve shqiptarë të mos mashtrohen, pasi të gjithë ata që kanë aplikuar për azil në Gjermani do të kthehen.
“Në mënyrë absolute, sikurse ka thënë edhe ambasadori gjerman në intervistat e tij, asnjë shqiptar nuk do të përfitojë azil ekonomik në Gjermani. Kjo është shumë e qartë, pra do të thotë se të gjithë ata shqiptarë që kanë kërkuar azil ekonomik do të kthehen, sipas rregullave që Gjermania ka me Shqipërinë”, përfundoi Elona Gjebrea.
Jam vete deshmitar qe them te verteten, meqenese se jam perballur me shqiptare qe kerkojne azil.
Ska asnje shanc qendrimi, ska asnje shanc punesimi, kush mendo se mund te gjeje ndonje pune ne te zezen, gabohet se kontrollet jane ne maksimum dhe nje puntor ilegal ne te zeze, i kushton nje punedhenesi, mbi 50000 euro gjobe.
Shume kane kerkuar pune tek une, jane puntore qe me duhen, por qe fatkeqsisht smund ti punesoj, se nje denim, nga autoritetet Zoll-amt, me ben qe te falimentoj.
Mund ta provoj kushdo, por u bej thirrje, mos shisni pronen dhe mos merrni borxhe, me shprese se do te punesoheni, nuk ka asnje shanc per pune.
Hyni ne borxh, shisni pronen dhe ktheheni me te varfer, kjo eshte situata.
Ja u them kete pa genjeshtra.
mose k erkoni eksodin tek propaganda e armikut te klases apo armiqeve te jashtem.Arsyeja eshte e thjeshte.me qeverine e aventurierit popullit ju kthyen shuplakat mbrapsh dhe ju vra shpresa..selia e rozes doli selia e putanes dhe ate e kane privatizuar dobicet e blookut
Keto i nxit opozita per te nxi rrealitetin , sukseset e qeverise Rama.Sala me klanin e tij eshte terbuar per keto suksese qe shihen cdo dite e me shume, prandaj me agjentet e tyre nxisin qytetaret duke propoganduar se ne Gjermani i presin me krahe hapur. Ashtu sic u veprua edhe me kosovaret qe shkuan per lesh .
suxeset e rames >>>>>?,,,,,,,,,,hajdar
Ikni, ikni se Gjermania juve po ju pret. Janë zbuluar toka të pafundme në Gjermani që presin të popullohen dhe gjermanët kanë specifikuar se duan vetëm shqiptarë. Madje janë parë gjermanë që kanë dalë në rrugë me pankarta “o shqiptarë, o ramë e vdiqëm”. Shqiptarët janë trima e kodosha dhe ne do t’i mbajmë me të gjitha të mirat. Kështu janë shprehur edhe në media.
Për të rritur shanset e pranimit preferohet të jenë prindër me fëmijë e katandi. Sa më shumë fëmijë, aq më mirë. Po i pate shitur të gjitha është një plus. Faktor pozitiv është edhe mungesa e një prfesioni apo zanati. Ata që janë me shkollë të lartë e të lexuar do të shikohen vëngër nga autoritetet gjermane. Autoritetet janë shprehur se preferojnë vetëm tru të pastër, të pa ndotur me dije shkencore. Shisni gjithë sa keni, mballosni gratë një orë e më parë dhe nisuni sa s’është vonë. PËR NJË JETË MË TË MIRË.
Jo bre,e Kane nga merzia se ministri i mireqenjes po i lene e po largohet tek kryetarlleku i Tiranes!
Te braktisur po e ndihne vetin keto sot,prandaj po largohen se veliaj nuk do kujdeset me per ta!
Horri do jete djali i xha brahos.
Ky popull vetem pune po kerkon neper rruget e europes .
Sepse ne kete vend emerojne fullanet per ti vjedhur parate e popullit me stil
Edhe me kete tjetrin duke vjedhur jane por ne do e marrim vesh 3 vjet me vone.
U vodh floriri u gjet nje fshatar.
U vodh Banka e shtetit u gjend nje fshatar si bitraj .
Nuk ka asnje popull ne bote qe mund ta kene vjedhur kaq egersisht.
Tekila, ato qe kam shkruar jane te verteta.
Une personalisht jam i interesuar per punetore ndertimi nga Shqiperia, se jo vetem ndihmojne vehten, por edhe mua, por si kete vit, kurre ska patur kaq shume kontrolle.
Gjobat te shkaterrojne fare dhe jane gjoba qe variojne nga 50000 e lart.
Per kete shume firma te vogla sic jam une, kane frike te punesojne, ketu llogarit dhe spiunlleqet, po nga konkurentet shqiptare dhe te tjere.