Eksodi i shqiptarëve të Kosovës në pranverën e vitit 1999 ishte biblik, por, ndërsa ishtebiblik për nga madhësia, përmes së cilit u dëbuan mbi 1 milionë njerëz, ai kishte përmasa më të mëdha tragjike nga ajo që është shkruar në Librin e Shenjtë. Për më tepër, i ndodhur 2 mijë vite më pas, përmasa e tij tragjike është edhe më e ndjeshme. ndoshta tani, pas 15 viteve, e kemi të vështirë të rrokim atë që ndodhi në ato ditë, javë e muaj tmerri, pasi shumë gjëra, herë pas here, ikin nga vemendja e zbehen, por edhe ajo që ka mbetur tashmë në kujtesën njerëzore, është e lemerishme.
Pak kush kishte menduar se do të ndodhte kjo në përmasa të jaashtëzakonshme.Njerëzit kishin varur shpresat në dy struktura, përmes edhe një besimi të jashtëzakonshëm se, e gjithë stina e bombardimeve të NATO-s do të ishte e shkurtër; dhe në UÇK-në, e cila ishte vendosur pranë tyre.Pastaj erdhi koha e qametit.Ish kryeministri serb, Milutinoviq, e kishte parathënë në Rambuje se,” çështjen e shqiptarëve do e zgjidhim për disa javë”, dhe atë që kishin menduar ta bënin hradualisht, tani po e përshpejtonin.Shiu i plumbave ishte i tmerrshëm. Djegjet ishin të jashtëzakonshme.Vjedhjet e plaçkitjet ishin gjëja më e lehtë për t’u pranuar. Vrasjet ishin tepër mizore, më shumë se çdo vrasje tjetër, pasi po ndodhnin në mesin e shpresës. Njëerëzve u kishte mbetur vetëm qielli, edhe ai i errësuar nga tymrat; u kishte mbetur rruga drejt Shqipërisë, vendi i ëndrrave por që për shumë do të njihej për herë të parë përmes makthit; dhe Bllaca, një portë hyrëse për në Maqedoni e cila do të mbetej shumë herë e mbyllur.
Në atë kohë isha zgjedhur drejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës,organizatës që themeloi, ngriti dhe drejtoi ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Pak ditë më parë se të fillonte ky tmerr i makthtë, së bashku me Hashim Thaçin ishim takuar në kufirin mes Zvicrës dhe Gjermanisë, dhe u kishim dërguar një kujtesë strukturave të brukselit për atë që mund të ndodhte, por as nuk e kishim marrë me mend se gjithçka do të ishte kaq katastrofike.
Do të sjell tre shembuj nga tre vende të ndryshme, si u përjetua ky eksod tragjik, dhe më pas, një shënim të shkurtër, si parathënie e një shkrimi të ardhshëm.
Shembulli i parë: në Kosovë.
Krusha e Vogël është vendlindja e njerës nga figurave më të shquara të Lëvizjes Çlirimtare dhe të mendimit politik shqiptar, Ukshin Hoti. Në vitin 1993, pikërisht në varrimin e tre dëshmorëve të këtij fshati jashtëzakonisht piktoresk e mentar, Ukshin Hoti do të shpallte domodoshmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe devizën e tij politike se ” Kush është për republikën e Kosovës të vijë pas meje, kush është për bashkimin kombëtar, le të prijë dhe unë do i shkoj pas”.
Krusha e vogël ishte ndoshta e para që e ndjeu tmerrin e hakmarrjes serbe që në netët e para të bombardimeve. Ishte 25 marsi i vitit 1999 kur i gjithë fshati u rrethua nga çetnikët serbë dhe forcat ushtarake shtetërore. Së bashku me natën erdhi edhe ankthi i vdekjes. banorët, deri në atë moment, nuk e kishin menduar ikjen; vdekjen e kishin menduar, por dëbimin, jo.
Shtëpi më shtëpi, njërën pas tjetrës, forcat serbe e plaçkitnin fillimisht, i nxirrnin njerëzit nëpër natën e marsit, ashtu si kishin qenë në momentin e thyerjes së portës, i linin për disa kohë në mesin e oborrit, pastaj i ndanin meshkujt në një anë, pavarësisht nga mosha që kishin, shtëpive u vinin flakën dhe nëpër ndriçimin e tij njerëzit po shihnin për herë të fundit të afërmit e tyre. Nëpër luginin e Krushës së Vogël po shfaqeshin dhjetra e dhjetra zjarre të lartë, njëra pas tjetrës shëpitë digjeshind he dëgjohej thyerja e tyre, si një ulërimë mbytëse që njerëzit nuk po mund ta bënin.
Në një shtëpi të vogël, diku nga mesi i fshatit, ultësirë e zakonshme, grumbulluan 112 meshkuj nga 178 që kishte gjithsejt fshati asaj nate. I vranë të gjithë qetësisht, pa asnjë ndjenjë njerëzore, si bishat. Sapo kishte filluar të zbardhte mëngjezi i 26 marsit. Shumë nga trupat e të vrarëve i ngarkuan në kamionë ushtarë dhe i nisën drejt një rruge të panjohur, ndoshta drejt galerive të Trepçes, ku u dogjën qindra e qindra kufoma. Prej 112 meshkujve të vrarë, 87 prej tyre nuk dihet se ku e kanë varrin e tyre, janë zhdukur; vetëm 26 prehen në fshatin e tyre. Nga 145 shtëpi që kishte fshati para 25 marsit 1999, vetëm 8 prej tyre u dogjën pjesërisht, të tjerat , të gjitha, u dogjën dhe u shkrumbuan. Në fshat, pas masakrës ngelën 82 gra të veja dhe 145 fëmijë jetim. 10 familje nuk kanë më asnjë mashkull në shtëpinë e tyre. Dhe si për të përmbyllur gjithë këtë tragjedi, në momentin e fundit, disa javë më pas, ata vranë dhe zhdukën edhe liderin e mendimit politik shqiptar, Ukshin Hotin.
Pasi bënë masakrën, egërsisht, nën tmerrin e armëve, u thanë njerëzve se kishin vetëm 15 minuta kohë që të zhdukeshin nga faqja e dheut, të merrnin arratinë, dhe filloi kështu pjesa tjetër e tragjedisë, eksodi.
Kjo ndodhi në Krushën e Vogël, 25 dhe 26 mars 1999. Prej kësaj date filloi edhe dëbimi i shqiptarëve, përmes vrasjeve, djegjeve, masakrave.
Shembulli i dytë: jashtë Kosovës.
Gani Lipa është një figurë e njohur mes atyre që u bënë krah në Lëvizjen Çlirimtare.Njeri i dashur, i arsimuar, gjithnjë me një bonsen pozitiv, që e kanë zakonisht mjekët, mik i afërt i Fehmi Lladrovcit. E kisha njohur prej kohësh Ganiun. nga jeta e tij po tregoj vetëm një ngjarje rrenqethëse, e cila ka lidhje pikërisht me eksodin.
Në ditët kur sapo kishte filluar dëbimi i shqiptarëve po ndodhnin dy fenomene që e përforconin njëra tjetrën. Nga kosova po largoheshin me dhunë më shumë se 1 milionë njerëz, drejt Kosovës po niseshin disa mijra djem të rinj në rradhët e UÇK-së. Në të gjitha këto ditë kishin organizuar metingje të mëdha solidariteti dhe denoncimi në qytetet më të mëdha perëndimorë. Kudo. Njëri prej tyre dhe në Mynih, aty ku banonte edhe Gani Lipaj.
Të gjitha lidhjet me Kosovën ishin ndërprerë. Kishin mbetur vetëm, stacionet e lajmeve, emisionet informativë, nga e gjithë bota, sidomos Euronjuz.Po bëhej normale që kudo, nëpër të gjitha shtëpitë, emisionet të regjistroheshin, përmes tyre lëvizej harta e shpërnguljes, e masakrave, e vendeve të lira, e kalimit të njerëzve, dëgjohej për të afërm, kishte ndjenjë pritje të ankthtë, trishtim për terrin ku dodheshin të afërmit e tyre, deri sa më në fund një zile telefoni qetësonte gjithçka ose trishtonte gjithçka.
Gani Lipa, ku ne kishim vajtur mysafirë për një kafe, po regjistronte emisionin e lajmeve. Befas spikeri tha se në fshatin Vrellë, afër Banjës sëPejës, forcat serbe kishin bërë një masakër të re. Ganiu ngriti kokën dhe tha,”është fshati im”. Spikeri vazhdoi.. forcat serbe kanë sulmuar, djegur e më pas kanë vrarë disa pjestarë të familjeve shqiptare…Në ekran dolën dy shtëpi të djegura. Gani belbëzoi, “shtëpitë tona”. Mes të vrarëve janë edhe disa gra të familjes Lipaj, të cilat, forcat serbe, pasi i vranë , i hodhën në një pus. Ganiu, tani krejt i zbardhur, tha ” Njerëzit e mi”. Pastaj në Tv, me pamje nga korespondenti i luftës i Euronjuz, shikoheshin duke nxjerrë nga pusi disa trupa. Ganiu tha me një zë që nuk mund të harrohet, “është nëna ime, Sale”. Pastaj nxorrën edhe dy kufoma të tjera. Ai i njohu. Vetëm belbëzonte si në një ëndërr të frikshme, “është mbesa ime, Qendresa, 14 vjeç, është mbesa tjetër, Mirdona, 13 vjeç”. Nga ajo varrezë e përgjakshme dhe rreth saj ishin 10 vetë të vrarë, të masakruar, të dhunuar, të gjithë njerëzit e afërt të gjakut të mikut tim, Gani Lipaj. Një tmerr i jashtëzakonshëm, që kishte sjellë mesazhin e tij mijra kilometra larg.
Ganiu ishte zverdhur, nuk lëvizte, koha kishte ngrirë, të gjithë gjymtyrët ishin bllokuar, as sytë nuk lëviznin më, asgjë.kishte mbetur e shikonte ato pamje, të cilat po iu regjistronte.Spikeri vazhdonte të tregonte se banorët e mbetur gjallë nga kjo masakër, kishin marrë rrugën drejt Shqipërisë, si e vetmja portë shpëtimi.
Ishte gjithçka e lemerishme. Një burrë fisnik, mijra kilometra larg shikonte se si forcat serbe i kishin vrarë zemrën e familjes, Nënën, mbesat, ende rinore, pastaj sikur filloi të merrte veten, u bë njeri i lëvizshëm, dhe tha lehtësisht, ” ia kemi borxh Kosovës”. Jam i bindur se Ganiu e ruan ende atë kasetë, ndoshta e sheh krejt rallë, kur është fillikat, e njoh dhe ia di mrekullinë e shpirtit, por, po ashtu e di, se kjo ishte dita më tragjike e jetës së tij.
Shembulli i tretë. në zyrën e kryeministrit Majko
Rrallë herë kam parë një njeri aq të shqetësuar për gjithçka që po ndodhte, se sa Pandeli Majko, kryeministri 30 vjeçar i Shqipërisë. Trazimi i tij i kalonte së tepërmi caqet e funksionit të tij shtetëror; tek ai ishte bërë bashkë meraku i burrit të shtetit dhe i njeriut të mirë. Impulsiv, dhe, disi romantik për nga natyra, ai kishte kuptuar dy gjëra të rëndësishme: kjo kohë ishte dëshmi historike në tragjizmin e saj dhe shteti shqiptar duhej të bënte përmes saj dëshminë e vet, dhe, pak kujt në jetën e tij si burrë shteti i takon të përballet me ngjarje të tilla, në të cilat njerëzorja është më themelore se të gjitha, dhe se ai, vetinë e tij të njeriut të mirë, kishte momentin ta bënte të njohur.
Zotin Majko e kisha takuar disa herë, edhe në Shqipëri, në zyrën e tij, ku po rrinim edhe asaj dite në mesin e dëbimit masiv të shqiptarëve, por edhe jashtë saj, në Bon, në Këln, në Zvicër. Pavarësisht nga luhatjet e fillimta, që ndodhën në të gjithë hierarkinë e shtetit shqiptar ( përjashtim bënte vetëm zoti Meta) ai ishte i përkushtuar ndaj luftës.
Asaj dite zoti Majko ndjehej që ishte i lodhur tej mase. Sapo ishte kthyer nga njëri prej udhëtimeve në Kukës, dhe e gjithë pamja e tij dëshmonte se dhimbja tashmë ishte bërë pjesë e atyre ditëve, e ndoshta nuk do të mund të shkëputej për shumë kohë. Në një anë të bibliotekës, në zyrën e tij të madhe, kishte një foto të presidentit amerikan, Xhon Kenedi, të cilin mendoj se e kishte idhull. Po tregonte për ndodhitë e eksodit, ishte i zemëruar me palën maqedonase që kishte mbyllur edhe një herë kufirin, pastaj shfreu për një deklaratë të Berishës, e çmendur si gjithnjë. Ai, në vetminë e tij të asaj kohe, sapo kishte thënë se vendimi i qeverisë për të shpërndarë të dëbuarit shqiptarë të Kosovës nëpër të gjitha rrethet e Shqipërisë, ishte antikombëtar, sikur Shqipëri të ishte vetëm Kukësi apo Vuçidoli, ku kishte vite që nuk kishte shkelur.
Ishte një situatë e jashtëzakonshme. Çdo ditë kufirin e kalonin me dhjetra mijra vetë, të shkatërruar, të mjeruar, shumë herë të uritur deri në thelbin e jetës së tyre; fëmijë ku shpresa kishte ikur nga fytyrat e tyre, ku dhimbja ishte bërë e pranishme, nëna të trishtuara në të gjithë pamjen e tyre, dhe kjo duhej përballuar. Shqipëria ishte rritur në pak javë me një të tretën e saj, dhe nëse e rikthejmë kujtesën, viti i prapshtë i shkatërrimit, 1997, kishte vetëm dy vite që kishte ikur. Ne folëm për këtë, pastaj ai më tha se të gjitha shtëpitë do të hapen për shqiptarët e Kosovës.
Pastaj erdhi në zyrën e tij zoti Paskal Milo, shefi i diplomacisë shqiptare. Para luftës e gjatë saj isha takuar disa herë me të. Shqetësimi i tyre ishte në pritjen e mundshme të Rugovës në Shqipëri, të të vizituar kampet e ngritura dhe njerëzit e tij të dëbuar përdhunisht. Ishin të trazuar sepse asgjë nuk dihej, do të vinte apo jo. Zoti Milo po i tregonte për përgatitjet që ishin bërë, të ngjashme me ato që i bëheshin burrave të shtetit, megjithëse në atë kohë Rugova ishte një i mërguar i zakonshëm; por përsëri e gjithë ajo që ishte në përgatitje tregonte se shteti shqiptar do e trajtonte atë më mirë se të gjithë liderët e tjerë. Nuk kishte asnjë hatërmbetje ndaj tij, megjithëse ai kurrë nuk kishte thënë diçka të mirë për këtë qeveri; asnjë merak se Rugova pak javë më parë kishte qenë tek Millosheviqi dhe se kishte bërë një deklaratë të çuditshme për ndaljen e bombardimeve; asnjë mërzi për trajtesat e tij të heshtjes. Më shumë se gjithçka, kisha bindjen, se pritja e tij do të ishte një shenjë përafrimi dhe kujdesi për ata qindra mijra, më pas do të bëheshin deri në 700 mijë, të cilët pritnin një mesazh shprese nga kushdo që mund t’ua sillte atë.
Zoti Milo tregoi hollësisht për të gjitha përgatitjet. Ende nuk dihej në se do të vinte apo jo në Shqipëri. I kisha dëgjuar me vemendje, kjo ishte një e drejtë e shtetit shqiptar, vetëm se në fund i thashë se Rugova nuk do të vinte në Shqipëri.
“Ke ndonjë burim iformacioni?”, më pyeti zoti Majko.
“Jo, – i thashë, – thjeshtë mendoj se nuk do të falenderojë Shqipërinë”.
Rugova nuk erdhi në Shqipëri. Më kot e pritën dhjetra e qindra mijra njerëz. Ai shkoi në kampet e ngritura në Maqedoni, shtetarët e së cilës, sipas urdhërit që merrnin, herë i hapnin portat e më shpesh i mbyllnin.Tmerri i Bllacës është i ngjashëm me shumë tmerre të tjera.
Disa ditë më pas, kur u ritakova me zotin Majko, krejt i qetë më tha se shteti shqiptar do e kishte pritur zotin Rugova si më të lartin lider të një shteti, edhe si mesazh paqeje dhe qetësie për njerëzit që presin, edhe si urë bashkëpunimi, por kjo nuk e ndryshon asgjë.
Shënimi në fund
Këtë shënim nuk do të doja ta bëja. Këto ditë u përkujtua 15 vjetori i eksodit masiv të shqiptarëve. Një gjetje e jashtëzakonshme për jetën e përbashkët. Mes tjerave, zoti Rama, tha se në politikën ndaj Kosovës nuk e ndan asgjë me Berishën dhe se ai, si shefi i qeverisë së sotme, e falenderon atë për çka ka bërë për Kosovën. Zoti kryeministër, më ndjeni, jeni i gabuar. Ajo që ka bërë Berisha për Kosovën është shfaqja e hidhur e dëshmisë historike të shtetit shqiptar. Kurrë mos befshi atë që ka bërë ai dhe kurrë mos i paçi idetë dhe ndjesitë e tij.
Z. Majko , qysh dje shkrova nje paragraf per ”mirenjohjen” e Rames ndaj Berishes per
Luften e Kosoves ! Jam jashtzakonisht i indinjuar me kete qendrim te Rames ! E quajta
nje gafe te Rames sepse vetem per Berishen nuk kishte vend fare per ”falenderim” apo
”mirenjohje ”ndaj Berishes ! Qe nga Rambujeja e deri ne thyerjen e bllokades nga Berisha
me naften , etj.etj. Berisha e ka sabotuar luften e Kosoves dhe UCK, idem Rugova ! Prandaj
kjo i ka hequr shume pike Rames ! Kam pershtypjen se kur vikan ne pushtet te gjithe duan
t’i ngjajne nga pak Berishes ne te gjitha drejtimet ! E ka parasysh c’mendon populli zoti
Rama qe i dhane nje milion vota ! Apo si Berisha dhe ky mendon se populli eshte bageti !
O tempora o mores ! Quo Vadis ?
Kesaj radhe nuk i them RAMES ke LAJTHITUR,qe e falenderon Berishen per gjithcka paska bere per LUFTEN E KOSOVES!!!
Jo zoti kryeminister!!
KE GABUAR RENDE KETE HERE!!!
Berisha vetem per TRADHETINE,QE I KA BERE POPULLIT TE KOSOVES DUKE FURNIZUAR TANKET SERBE ME NAFTE EMERITON TE DALE PARA TRIBUNALIT TE HAGES PER GENOCID!!!
Pas luftes se dyte Boterore,STALINI E VLERESOI KESHTU ZHUKOVIN E MADH,QE USHEHOQI USHTRINE E KUQE PER CLIRIMIN EBERLINIT:
-SI USHTARAK ,TE HEQIM KAPELEN,SI POLITIKAN JE NJE…..ZERO!!!
Ke fituar ca kosovare TRUSHKULUR,JENICERE TE BERISHES,POR KE HYMBUR SHUME SHQIPTARE VOTUES TE TU!!
Do te te mbahet mernd TERE JETEN kjo GAFA JOTE MAKABRE!!!
Sali Berisha te ka bere LECKE PERSONALISHT E FAMILJARISHT,ndersa ti,PA ASNJE TE DREJTE,I JEP “DEKORATEN” E LARJES SE DUARVE TE PERGJAKURA,ARMIKUT ME TE MADH TE SHQIPTAREVE!!!
GABIM I PA FALSHEM ,RAMA!!!
DO TA PAGUASH RENDE!!!
Rama do te beje kot si pacifist a dreqi e di se si don te hiqet.
Nese e ka qendrim populist, nuk ka nevoje: populli ia dha 1 milion vota siq edhe thote/
Nese e ka qendrim per elitaret e ka kot. Ata thjesht e quajne naive per ket deklarate.
Mirenjohje Berishes per kosoven? E per qfare? Per naften kontrabande per makinerine e luftes miloshiveqiane?
Rama duhej te kishte thënë “mirënjohje berishës për thikën pas shpine Kosovës”!? Ashtu si e tha “ja futi vehtes”??? Por e komentuam dje këtë ceshtje dhe nuk po ndalem!
Te gjith jemi te indinjuar pore keshtu ndodhi edhe kure perfundoi lufta e Kosoves. Gjate gjith kohes qe lufta e Kosoves vazhdonte Berisha bente thirrje me protesta per rrezimin e qeveris Majko. Po e din ju se c`do te thoshte rrezimi i qeveris Majko ne kushte te luftes.? Do te thoshte qe jo Kosova te mos Clirohet pore edhe shqiperia te veihej ne pikpyetje ekzistenca e saje. Pra kete donte Berisha.
Pore socialiste tan qe kan zemer te madhe ndaj nje njeriut pa zemer qe eshte Berish i hapen porten dhe e hipen ne podiom madje ja lane edhe sloganin Berishes “Nje Kombe nje qendrim” Keshtu Berisha eshte mesuar te vrase e te pres dhe ai perseri falet. U fale ne 1997, u fal per luften e Kosoves edhe perse i jepte nafte miqve te vet serbe, dhe tani perseri falenderoh se paska bere “shume ” per Kosoven.
Rames ja don puna per ta bere ket se duhet te behet kjo pore kjo qe ben Rama eshte e kote se Berisha nuk eshte njeriu qe refleton.Berish rrespektin e merr gjithmon per dobesi sepse eshte njeri i dobet ne karakter.
Pikrishte ky njeri i dobet ne karakte e ka dobesiar dhe e ka fundosur shqiperi edhe ne vazhdojm ti japim oksigjen edhe ne dite te tille.
Le te shofim se sa do te vlej kjo vlersim i Rames tek nje njeri qe vete veten nuk e ka vlersuar.
Perse na ngelet Qejfi.Keshtu kan marre gjerat tone. E vlersojem ate qe nuk vlerson veten e vet.E bejme hero ate qe ase nedeme nd nuk e kishte per ta bere heroin. e bejme patriote ate qe Atedhit i fute thike.Ecim trapatrupas ne kete shekull vazhdojme te ngjisim shkalle, nje larte e tre poshte.!
MOS HARRO SE PO I FLET SHQIPTAREVE
Ke kohe qe po shkruan per heronjte e heroizmin e kosovareve, per luften e tyre per liri e shtet formim, per vuajtjet e tyre, per eksodin dhe se fundmi per Tribunalin Nderkombetar per krimet e luftes te disa drejtuesve te UÇK-pes.
Pa u shtyre shume ne thellesi te shekujve, desha te te kujtoj strehimin ne vatrat tona te mbi 20 pushtuesve italiane, per ti shpetuar nga hakmarrja e nazisteve gjermane. Apo te qindra familjeve te çifuteve te destinuar per te perfunduar ne furrat e djegjes se Aushviçit e Bukenvaldit.
Ne shqiptaret e kemi ne gjak, ben pjese ne traditen mije vjeçare, mikpritja, kemi ndare buken, kripen e zemren me kedo qe ka trokitur ne dyert tona, edhe armik po te kish qene. E aq me teper per kosovaret, bashke folesit e gjuhes tone.
Shume nga episodet e trishtueshme qe ti tregon i kemi pare e degjuar edhe nga te tjere dhe jemi bere gjithnje nje me dhimbjet e vuajtjet e tyre, sepse jemi te tille te gjithe ne qe mbajme emrin shqiptare.
Kemi ditur e dijme te ndajme te miren nga e keqja, mashtrimin nga ndershmeria, hipokrizine nga e verteta.
Sepse jemi shqiptare.
Historia e Ukshin Hotit apo e Gani Lipes, qe pershkruan me aq realizem, fotoja me babain qe kerkon femijen e zhdukur nga kriminelet serbe te Millosheviçit, eshte e kuptueshme qe edhe sot na ndjellin zemerim e urrejtje ndaj krimeve qe bene serbet te ndihmuar edhe nga maqedonet ndaj nje populli te pa fajshem qe kerkonte vetem te jetonte i lire ne vendin e tij.
Zemerohemi sepse jemi shqiptare.
Por te perdoren keto ngjarje te trishtueshme per te mbuluar krimet qe Dick Marty i ka pershkruar ne rraportin e tij, per te kundershtuar ngritjen e nje Tribunali Nderkombetar per te ndeshkuar kriminelet, eshte a pa pranueshme nga ne.
Sepse, ndryshe nga ti qe prezantohesh me nje shqiptarizem te vjedhur, ne jemi autoktone shqiptare.
E dime qe mes atyre krimineleve ka edhe shume “shqiptare” te tjere qe kane bashkepunuar ne keto lloj krimesh, e per kete kerkojme qe te ndeshkohen edhe ata.
Me qe e di mire çfare shkruan Dick Marty ne rraport, si per deshmitaret e kercenuar ashtu edhe per dosjet e investigimeve te zhdukura nga arkivat kosovare, eshte mire te mos perfshish ne keto ngjarje te tmerreshme ne shqiptaret. Ruaji arkivat tuaja te UÇK-pes, se mbase do te te nevoiten edhe ty nje dite per tu mbrojtur para gjyqtarit Clint Williamson.
Kam ndjesine qe ngritja dhe funksionimi i kesaj gjykate mund te behet nje nga kushtet per pranimin e Shqiperise ne BE.
Me keto shkrime e me qendrimet tuaja, qe me forcen e ngjarjeve te dhimeshme te popullit kosovar, perpiqeni te mbuloni krime qe asgje nuk i lidh me to, i keni hyre nje rruge te rrezikeshme qe nga dashamires te kosovareve do i shndroni shqiptaret ne armiq te tyre.
Me vrau syte komenti yt,…por pastaj ma vrau dhe shpirtin.
Mendova se do gjeja ndonje gje interesante ndaj nisa ta lexoja por e kuptova se ishte komenti i Lulzim Bashave , agjentave dhe sherbetorve te serbve kundra çeshtjes shqiptare.
Te uroj te mbytesh ne urrejtjen tende shtazore ,..o Rikard Basha jr
@ Atdheu ne Rrezik
Je nje nga 120 nominativet e listes se Dick Marty-t dhe kuptoj te dhjeren tende nga te hyjne trangujt me pesticide te Malit te Zi.
Une nuk spekulloj me fatkeqesite e te tjereve, je ti, autori, e tere zingjiri i impiantit kriminal per shitjen e organeve njerezore qe lukroni e ndiheshit te mire paguar deri sa erdhi koha te jepni llogari.
Askush nuk ju akuzon per vrasjet ne lufte, ju shkuat me tej, shkelet Mareveshjen Universale te Gjeneves, bete ate qe benin kirurget e Hitlerit me te burgosurit e luftes.
Prandaj nuk ju duam, edhe pa kete konference shtypi te stergjatur te udheheqesit tuaj politik siç pretemdon te jete autori.
Ben mire te mos dukesh me ne keto forume shqiptare, merru me ato tuajat, qe vetem ti dhe gjysme serbet tuaj i kuptoni.
Nuk eshte nje replike, merre si keshille e pse jo edhe si perspektive e rraporteve tona me ju gjakprishurit serbe-malazeze-kosovare.
Gani Lipa, ku ne kishim vajtur mysafirë për një kafe, po regjistronte emisionin e lajmeve. Befas spikeri tha se në fshatin Vrellë, afër Banjës sëPejës, forcat serbe kishin bërë një masakër të re. Ganiu ngriti kokën dhe tha,”është fshati im”. Spikeri vazhdoi.. forcat serbe kanë sulmuar, djegur e më pas kanë vrarë disa pjestarë të familjeve shqiptare…Në ekran dolën dy shtëpi të djegura. Gani belbëzoi, “shtëpitë tona”. Mes të vrarëve janë edhe disa gra të familjes Lipaj, të cilat, forcat serbe, pasi i vranë , i hodhën në një pus. Ganiu, tani krejt i zbardhur, tha ” Njerëzit e mi”. Pastaj në Tv, me pamje nga korespondenti i luftës i Euronjuz, shikoheshin duke nxjerrë nga pusi disa trupa. Ganiu tha me një zë që nuk mund të harrohet, “është nëna ime, Sale”. Pastaj nxorrën edhe dy kufoma të tjera. Ai i njohu. Vetëm belbëzonte si në një ëndërr të frikshme, “është mbesa ime, Qendresa, 14 vjeç, është mbesa tjetër, Mirdona, 13 vjeç”. Nga ajo varrezë e përgjakshme dhe rreth saj ishin 10 vetë të vrarë, të masakruar, të dhunuar, të gjithë njerëzit e afërt të gjakut të mikut tim, Gani Lipaj. Një tmerr i jashtëzakonshëm, që kishte sjellë mesazhin e tij mijra kilometra larg. [artikulli]
Tmerr.
Me vjen keq per Edi Ramen.
Rama me mire ti kishte kaluar keto mirenjohje per Sllobodanin se sa per Sali Bishen.
po cprete nga pabesia greke qe dukete qarte ne njeriune e shpreses po qe doli komplete i pabese rama qe i dha goditjene vdekjeprurse shqiptareve me ndalimin e ndertimeve jo ata te klanite te tije soros po te popullit ndaloi te gjithe te bejne nga nje shtepi se do leke pere shtetine ti leje ata te gjithe se bllokoi gjithcka tani i pabesidhe ky si sali serbi antishqiptare te betuare
antishqiptarizmi eshte ne krye te kokes europjane dhe amerikane me frike kame nga amerika se ajo na ka bere kete te keqe rama si berisha eshte po me pake i fshehte jo i drejteperdrejte si berisha keto qe jane realitete dhe serbete bejne ligjine ne kosove e shqiper me vendosmeri nepermjete amerikes
Njerzit mezi po presin Berishen ta shohin para drejtesise, ndersa Rama i ngroh
shpatullat si ne diten e shperthimit ne Gerdec. Sic ka thene Linda Rama qe Edi
don te vije ne pushtet per te lene gjurme mesa duket qenka ne ate rruge.
Ose i jep ndoshta Sales nje sinjal: Ty nuk do te gjeje gje, por me lere dhe mua
te qene disa vite sic ndenje ti.
kjo sjellje e Rames ka te beje me faktin se ai, kur kane ndodhur ngjarjet e Kovoses ka qene nje i djale i perkedhelur, antikonformist dhe i pa interesuar per realitetin shqiptar. i sjelle ne tirane me teper si nje forme makiazhi nga fatos nano. nje minister i cili kush e di ne cfare ambienti ka qene duke share realitetin fshataresk shqiptar dhe njerezit qe e perbenin. kjo gje me siguri do i kete shkaktuar nje njohje shume te ceket te gjithe asaj situate dhe per rrjedhoje ne kujtimet e veta ka pak gjera qe mund t’ju referohet sot. per pasoje ben edhe gafa te tilla si “falenderimi i berishes”. eshte e njejta gafe qe beri disa muaj me pare me nismen per rehabilitimin e figurave te diskutueshme kuislinge.
me siguri nuk ka nje stature shtetari, kjo tani eshte me se e qarte. sic eshte mese e qarte qe ne shqiptaret perseri nxorrem ne skene nje personazh shume te diskutueshem per te na udhehequr ne nje periudhe shume te veshtire per veten tone.
Zoti Rama poshtrimin me te madh qe ka mund ta bej eshte falenderimi per Berishen i cili ka pasur lidhje indirekte me Millosheviqin nepermes Bullatoviqit.
Rama po ben gafa pa qellim ose eshte i ndikum nga Shkelzen Maliqi se nuk ka mundsi te falenderohet nje vrases i shqiptarve.
Nuk me vjen keq per Edi Ramen por me vjen keq per ne qe I besuam.
Se nga eshte nisur Rama per te “pershendetur Berishen” nuk mund ta parafytyroj.Pak fliten per kete zotni ne maredheniet poshte rogozit me serbet ?.Jane apo nuk jane te verteta nje zot e di por fakti eshte fakt:flitet dhe shkruhet.Rama te mos pershendeste Berishen por te ngrinte me lart Pandeli Majkon.
E do politika te thote ashtu per Berishen!
Pse nuk e di Rama kush esht berisha??
“Mirenjohja” per Berishen, ishte sarkazma e rradhes e Edi Rames.
Qe Edi Rama se shef dot me sy shpellarin, per kete biem dakort te gjithe, keshtu qe mos shikoni “falenderimet” e momentit, per Saliun.
Me sa duket Rama mendon se duke e falenderuar Berishen do te jape Berish konsensuesin e nevojshem para pranimit te statusit Kandidat,
Pore Rama akoma vazhdon me avazet e vjetra te Berishes. Ore Berishes edhe sikur ti dergojsh kafene ne kervat pa u ngritur fare dhe ti japesh priviligjet e gjith botes ai konsensuesi nuk e jep se ai i lutet zotit cdo dite qe shqiperia te mos pranohet nga BE per statusin Kandidat sa te jet Rama Kryeminister.
Pra Rama te jeni te bindur qe per kete e beri pore gaboi Ren Rende Rende se Berisha eshte Berish dhe ai kerkon te te sflilite shqiperin me keqe se e ka sfilitur ai. Ecuria e shqiperis nen drejtimin e Rames eshte vdekjeprures per Berishen.Berisha i ka vene Kemben Shqiperis Ase vete nuk e ben dote dhe ase Ramen nuk e lejon ta beje shqioperin se keshtu e kurdisin ustallaret e vete qe i rrin prapa kuicave.! Ketu do jemi dhe perseri do te kommentojme se si do te dale ky falenderimi i Rames.?
Keshtu e ka drmokracia.Kjo sjelle ne skene njeres qe nuk kane hudh nji pushke apo dhene nje mendim per veprime apo aktivitete te ndryshme siç eshte konkretisht kjo e Kosoves.Keto qe vine per te treguar baraslargesi hiqen pacifist,modrenist duke I vlersu te gjithe.Te vlersoshe Berishen eshte baras me vetvrasje.Si mund te vlersohet nje njeri qe i ka sjelle kaq lodhje e mundime popullit te vet?Zoti Rama populli thote se nji e keqe mund 100 te mira.Kjo vlen edhe per ty.Nuk fiton pike vetem ul personalitetin tend,ai ,kete e mer per dobesi.Aq me teper Ty qe te ka permendur bab,nene,gru,vlla e femije ne sensin qe nuk e pranon asnje shqiptar nuk te falet ti thurish lavdata edhe ne qofte se ka.Kujtese per fund ,ne baze te zakonit te vendit ti ke te drejte te hakmerresh.
Epo ngelem duke iu lutur botes te na jape statusin per ne BE,por spo na e jep berisha keshtu qe i duhet bere ndonje lajke atij,duke ja lene njerezit ne qeverisje duke hequr vetem ca kokrra.Pastaj ndodhej dhe ne Kukes ku kishte shume mjegull ku i dihej!
Mos ia vini re, Z.Islami. Ashtu sic qendresa kombetare dhe lufta per atdhe, lyp trima dhe jo burra kurva,,, e njejta gje shfaqet ne formatin e kryeministrit,,, qe nuk duhet ti mungoje guximi dhe vendosmeria, per plotesimin e premtimeve dhe venien e shtetit ne binaret e se drejtes. Keqinterpretimi i ngjarjeve historike dhe falenderimet ne emer te politikes zyrtare, jane bere gjera te bezdisshme, ne axhenden e ketij kryeministrit tone,,, qe na premtoi RILINDJE,, por qe deri me sot, na kujton vetem ate fjalen e urte, u bars mali dhe polli nje mi.
Sali Berisha do mbetet figura me negative ne historine e politikaneve shqiptare. Ai i percau, i perndoqi dhe i egzekutoi, shqiptaret e Kosoves,,,, ashtu sic ka ditur te beje me vendlindjen, koleget dhe kundershtaret e tij politike. Falenderimet e Z.Rama per te,, jane per tu kuptuar si vazhde e gafave te ketij njeriu, qe si duket, barra e pergjegjesise si drejtues vendi, ka filluar ti mjegulloje shikimin.
Vota per koalicionin e majte,,,, ishte me teper nje vote antiberishe sesa miratim i platformes RILINDASE. Shqiptaret donin te shihnin, vendosjen e se drejtes dhe ballafaqimin e krimineleve me banken e te akuzuarve. Per falenderime,,,, nuk ishte fjala.
keta sa hypin ne pushtet….ngaterojne ilacet,
Nuk ishe per kete pune ti,qekur i rrahe shpatullat Berishes ne Gerdec.Ti je i rrahur mor djale!
te gjitejuve qe komentoni dua tju them se RAMA eshte ne rregull,pasi i eshte permbajtur nje thenie—-dora,e cila eshte bere per tu ndukur,dhe nuk nduket dot,atehere kalon ne versionin tjeter—e PUTH…………
Ishte nje nguti e formalitetit solemn,Salo nuk meriton as nuk kontriboi per Mirenjohje te Eksodit biblik kombetar te shqiptareve te Kosoves, nga dhuna barbare e serbve karpatjan.Salo jo qe nuk kontriboi per kosovaret,poor me thyerjen e blokades boterore ndaj Miloshit, ai ndihmoi eksodin.Ndihmeoi me karburante, m deklarime per autonomi, per UCK marksiste dhe revulucionin e saj komunist.Ndihmoi serbine dhe forcoi dhunen serbe per te ndjekur njemiljon shqiptare nga trojet e tyre etnike.Ata te rreziukuar per likuidim fizik, zgjodhen ku tjter, por te vellezerit dhe tokat shqiptare.Edhe serbia i depertonte ne drejtim rte trojeve shqiptare,Ne Shqiperi,Trojet etnike shqiptare ne Maqedoni dhe trevat etnikle ne Mall te zi.Kjo ishte instikt e moralit kombetar edhe ne momente rrezikimi,Aty shkuam dhe aty shpetuam qenIn tone fizike e shpirterore.Qeveria e atehershme shqiptare, Majko,Nano dh stafi i tyre qeveritare ushtarak e intelektual dhe masa e gjere shqiptare, doli me Buke,kripe e zemer, ne pritjen shpetimtare te vellezewrve shqiptare nga Koosva dhe ashtu u be dhe ashtu doli, ashtu shpetuam dhe Ju jemi mirenjohes te gjithve, inicuesve qeveritare, dalzoteve ushtarak,mendimtareve te sinqewrt intelektual dhe mikritjes shqiptare te popullit tone Vella!
rama nuk ndodhej ne shqiperi ne ate kohe,prandaj nuk ka faj
ishte ne planetin mars
Per nje gje duhet falenderuar berisha ,na lajmeroi se Rama eshte me ilace si Saliu.Faji eshte I joni qe nuk e besuam edhe njehere te vetme qe tha te verteten
Zoti Islami mos u hidh perpjete se kryeministri yne falenderoi ish/kryeministrin, po shkruaj e lufto ti dhe koleget e tu, bashke me mikun tend , kryeministrin e Kosoves, qe te mos ngrihet ajo gjykata per 320 serbe te zhdukur, kur vetem ne Krushen e ukshiN Hotit jane vrare 112 burra , duke mos llogaritur grate e femijet. E ne te gjithe Kosoven duhet te jete shume e shume vrasje te tilla. E nese sepse DUAN te huaj te ngrihet AJO GJYKATE E POSHTER, te merren masat nga ju e te gjithe kosovaret qe te mbAROJNE KETO MASKARada sa me ne favor te kosovareve e sa me shpejt. Ate fjale per Berishen qe ju preku aq shume jU, kryeministri yne e tha per tu tallur ose per tu dukur i hapur. Po ju ne vend qe ta keni mendjen te ajo qe u vertitet si re e zeze e rrezikon qe se paku te trazoje djemte e UCK/se qe luftuan e ne lufte kur te bien ne qafe edhe do te vrasesh, I BIE DAULLES KOT SE KOTI Leri lavderimet per kete e ate se edhe pa ATO SHEFAT NE sHQIPERI JANE NE RREGULL, TE DY PALET, POR JU MAJTISTET E THEKUR NUK PUSHONI SE DERDELISURI.
Po ta keni vene re me kujdes, ne ate takim kishin marre pjese edhe idhujtaret, trashegimtaret e krahut paqesor qe mbante shallin rreth qafes, goten e uiskit perpara dhe me parate e emigranteve kishte mbushur trasten.”Rezistencen e paqes”e kish bere me lejen e Milosheviçit qe i buzqeshte pasi kishte veshur dorashken dhe kishte rregulluar masken. Rrinin si te ngrire sepse e dine mire se ç’qendrim paten mbajtur ndaj UÇK,-se deri sa krijuan disa formacione me uniforme ,siç kishin bere dikur, ballistet, çetniket, ustashet. Keta qene rugabraçet,saletrapet,lulbashet dhe te gjithe qenbastardet qe ishin mesuar t’u lepinin tiraneve, pushtruesve sahanet dhe nuk lane gje pa thene per UÇK sepse pas katraures se ’97-s e kishin zderhalljen, pajtimin dhe ndarjen qe solle edhe vrasjen e Hajdarit, per blerje dhe shitje armesh Aty kishte vend per te gjithe prandaj “falenderimi “per Salen ishte fluturimi i nje zogu qe kishte hyre dhe sillej qe te dilte duke krijuar pershtypjen se pershendeti sallen.