Bëri bujë veç për një ditë në shtypin shqiptar një raportim i gazetarit Julian Zyla të Zërit të Amerikës mbi një workshop të zhvilluar në SHBA, në ‘Heritage Foundation’, mbi zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore. Dhe të shumtat e gazetave kishin zgjedhur të nesërmen të njëjtin titull, që në një version pa shumë fjalë do të bënte: “Të konfiskohen pasuritë e paligjshme të politikanëve”. Ndonjë gazetë tjetër kish parapëlqyer të shndërronte në titull mesazhin, që thoshte se “Shqipëria duhet të huazojë gjyqtarë të huaj për të ndëshkuar korrupsionin”. Ka qenë studiuesja kroato-amerikane Natasha Srdoc, që e ka bërë këtë propozim të fundit. Ja çfarë thoshte ajo saktësisht në atë workshop: “[Për të luftuar korrupsionin në Shqipëri duhen marrë] gjykatës e prokurorë të huaj, që vijnë nga vende me shtet ligjor të fortë, [dhe] kjo do të bënte që gjyqtarët e ndershëm vendas të dilnin në pah; [këta gjyqtarë të ndershëm vendas] gjenden në sistemin gjyqësor, por kërcënohen dhe nuk u jepen çështje që do të kompromentonin ndokënd, pra nuk mund ta bëjnë punën me ndershmëri”. Dhe me këtë nismë do të bëhej i mundur “konfiskimi i pasurive dhe pronave të paligjshme që politikanët [shqiptarë] kanë grumbulluar qysh prej vitit 1991; [për ta bërë këtë gjë do të mjaftonte vetëm] fakti që ata nuk janë në gjendje të vërtetojnë që i kanë fituar këto pasuri në mënyrë të ligjshme, përmes rrogës apo mënyrave të tjera të rregullta”. Sipas saj, “nuk është fare nevoja të vërtetohet korrupsioni, pasi kjo është diçka shumë e vështirë për t’u bërë”.
Kjo puna e ekspertëve të huaj për të luftuar korrupsionin në Shqipëri nuk është një propozim dhe aq i çuditshëm. Kryeministri Rama e ka bërë realitet përpara se ta shprehte Srdoc-u. Por jo në sistemin gjyqësor. E ka bërë në sistemin doganor shqiptar, duke “marrë në punë” kompaninë e njohur britanike (në fakt, ndërkombëtare) Crown Agents, e cila do të drejtojë/administrojë në një periudhë dy vjeçare këtë sektor që në perceptimin popullor ka personifikuar korrupsionin në shkallën më të lartë. Kjo kompani do të jetë përgjegjëse për rekrutimin e trajnimin e njerëzve që do të punojnë në dogana.
Rama nuk ka hequr shumë në këtë mes. I ka mjaftuar vullneti i tij. Më saktë, i kanë mjaftuar votat e shumicës parlamentare që e ka nën hyqëm dhe kompetencat ekzekutive që i ka prej Kushtetutës. Opozita ka ngritur zërin kundër kësaj nisme, dhe kundërshtinë e vet e ka përligjur me logjikën e një shpenzimi të tepërt që nuk do të japë frute. Mirëpo, kjo mbetet për t’u parë. Personalisht, e kam pëlqyer qysh në krye të herës këtë ide, dhe jam i prirur të besoj se do të japë frute që ç’ke me të. Doganat shqiptare nuk mund të bëhen më keq se ç’kanë qenë tetë vitet e fundit, pasi më keq se aq keq, si zor të ketë.
Në të njëjtën mënyrë jam i prirur të besoj se një numër gjyqtarësh e prokurorësh të huaj do ta bënin sistemin tonë gjyqësor më eficient e institucionin e Prokurorisë më të zhdërvjellët, më guximtar, e më të pavarur. Nuk është se në Shqipëri nuk ka gjyqtarë e prokurorë të ndershëm e të zotë. Nuk është gjithashtu – siç është thënë në diskutimin që është zhvilluar në ‘Heritage Foundation’ – se këtyre gjyqtarëve e prokurorëve nuk u jepen në duar dosje të nxehta. Çështja është se në një klimë të korrupsionit kapilar në sistemin gjyqësor e jashtë tij (në politikë, në media, në shoqëri, etj), njerëzit e ndershëm të sistemit janë të tërhequr, të frikësuar, nën presion; dhe presioni më i madh është ai që ushtrohet nga fakti që korrupsioni është një stil jetese këtejpari, apo më keq akoma, nga fakti që jashtë këtij stili jetese nuk para është e mundur jetesa. Gjyqtarëve të ndershëm nuk u blihen vendimet, por në këtë botën tonë ku korrupsioni është mënyrë jetese nuk është çudi që në shumë raste ata ta japin gratis (nën presionin e ndërhyrjeve e të kërcënimeve nga më të ndryshmet) atë që u kërkohet si padrejtësi në këmbim të parave, dhe kështu ata bëjnë lojën e të korruptuarve pa qenë të korruptuar, gjë që, në thelb, është njësoj si të jenë të korruptuar. Është po kjo që ndodh – sa për të bërë një ilustrim paralel – me ca gazetarë që, edhe pse janë të ndershëm (në kuptimin që nuk lejojnë t’u blihen qëndrimet a kontributet), nuk i thonë të gjitha të vërtetat që i njohin në mënyrë të dokumentuar. Kështu që edhe këta gazetarë në një farë kuptimi nuk janë të ndershëm.
Por le të kthehemi te argumenti ynë. Ç’do bënin në këtë situatë gjyqtarët e huaj? Sipas meje, do ishin shumë të vlefshëm. Ata do vinin nga jashtë sistemit, e nuk do ndiheshin nën presion (Eulex-i në Kosovë është një provë) as nga struktura të korruptuara të sistemit, as nga të vetët në hall e nevojë për një punë a një favor, as nga ethosi i një shoqërie tradicionalisht e tërësisht të korruptuar, ethos që karakterizohet nga respekti, me të cilin rrethohen këtyre anëve ata që kanë fuqi të mos pyesin për ligj e rregulla, dhe ata që bëjnë karrierë e pasuri me lojëra mujshare. Gjyqtarët e huaj do të ishin të varur veç nga ndërgjegjia e tyre, dhe ky është një luks që nuk e kanë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, qofshin ata gjyqtarë, qofshin funksionarë e krerë të institucioneve të tjera publike, qofshin intelektualë publikë, qofshin dhe gazetarë. Dhe në këtë rrethanë është tamam ashtu siç thotë, apo lë të kuptohet, Natasha Srdoc: këta gjyqtarë të huaj do të ishin (në versionin minimalist, them unë) një motivim i mirë për gjyqtarët e ndershëm vendas, do të ishin një propulsor që do mund t’i nxirrte nga ligatina morale ku jetojnë e ku në ndonjë rast arrijnë deri atje sa, për shkak të gjendjes anomike të shoqërisë, ndershmërinë e tyre ta shohin si një handicap në luftën e jetës, e për këtë shkak edhe t’u vijë turp që janë të ndershëm.
Shkurt, veç të mira do të kishim në rrethanat që në Shqipëri do të zbarkonin disa dhjetra gjyqtarë të huaj. Por puna është se kjo nuk mund të bëhet realitet. Një gjë e tillë nuk do gjente ndonjë konsensus të madh në elitën shqiptare; dhe mes atyre që do ta kundërshtonin si nismë do të ishin dhe ca e ca që, jo pa të drejtë, do ta shihnin këtë si një gjest që do të ndotte dhe lëndonte imazhin politik të Shqipërisë më shumë se sa vetë korrupsioni. Kështu do kosovarizohej Shqipëria pa qenë Kosovë (në kuptimin e një shteti të sapoformuar në rrethana ende të brishta), dhe do komprometohej në mënyrë fatale aftësia e shqiptarëve për t’u vetqeverisur.
Por edhe sikur të gjendej konsensusi tek elita jo politike, nuk do të gjendej tek ajo politike, e cila do ta shihte një aradhe gjyqtarësh të huaj brenda sistemit tonë të drejtësisë si një kërcënim imediat dhe të prekshëm që i bëhej asaj vetë (për t’u kallur datën do të mjaftonte veç ideja e shprehur e konfiskimit të pasurive që rezultojnë të pambuluara me të ardhurat legale të tyre). Ndonjë politikan, ndoshta edhe disa, mund të binin dakord, por ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ta bërë të mundur një ndërmarrje të tillë, kërkojnë ok-in e një numri shumë të madh deputetësh. Dhe këta të fundit nuk janë kaq teveqelë sa të japin miratimin për nisma që do të rrezikonin seriozisht pozitat e tyre në pushtet.
Kjo gjë pra nuk është e mundur, dhe – jo vetëm për këtë arsye – shqiptarët, në vend që të shohin ëndërra me sy hapur për ndonjë deus ex machina, duhet ta përgatisin e ta arrijnë vetë ndryshimin; dhe në të njëjtën kohë, ndërrimin e klasës politike të korruptuar.
***************
Propozimi: Gjykatës të huaj në vende si Shqipëria, konfiskim pasurive të politikanëve pas 1991
Ekspertë për Ballkanin në Uashington i thanë Zërit të Amerikës se lufta kundër korrupsionit duhet filluar me konfiskimin e të gjitha pronave dhe pasurive të paligjshme që politikanët kanë grumbulluar, të cilat ata nuk mund t’i justifikojnë si të vëna përmes të ardhurave të rregullta. Julian Zyla i Zërit të Amerikës ndoqi një diskutim të zhvilluar në Fondacionin Heritage mbi zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore dhe bisedoi me disa prej ekspertëve.
Mes pjesëmarrësve në diskutim ishte dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Edwin Meese. Zoti Meese, i cili shërbeu si shefi i Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës së Presidentit Reagan, foli për rëndësinë e ndarjes së pushteteve, duke nënvizuar se shteti ka për detyrë të mbrojë qytetarët jo vetëm nga interesa të huaja dhe individë privatë që mund të cënojnë liritë dhe sigurinë e tyre, por dhe nga elementë të vetë institucioneve shtetërore.
“Funksioni kryesor i shtetit është ruajtja e lirive dhe e sigurisë së qytetarëve si ndaj forcave të huaja që do të rrezikonin sigurinë kombëtare ashtu dhe duke garantuar zbatimin e shtetit ligjor në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.”
Zoti Meese tha se një nga liritë kryesore të individit, liria ekonomike, cënohet kur përmes krimit dhe korrupsionit persona të ndryshëm nuk lejojnë që njerëzit të veprojnë dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë.
Duke e trajtuar temën e krimit ekonomik dhe korrupsionit në Evropën Juglindore më në thellësi, Natasha Srdoc, bashkëthemeluese dhe kryetare e Institutit të Adriatikut, përmendi rastin e skandalit të Bankës ndërkombëtare Hypo Alpe Adria. Ky skandal financiar në miliarda euro, tha ajo, që përfshin banka të disa shteteve si Gjermania, Austria, Kroacia dhe Lihtenshtejni, është shembull i ndërthurjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit politik që ekziston në Evropën Juglindore. Studiuesja Srdoc i tha Zërit të Amerikës se sheh mungesën e pavarësisë së gjyqësorit në vendet e rajonit të Ballkanit si shkak kryesor të korrupsionit.
“Kemi korrupsion politik pasi nuk kemi gjyqësor të pavarur, nuk kemi shtet ligjor. Kjo është arsyeja që në vendet e Evropës Juglindore kemi korrupsion dhe që problemi nuk po zgjidhet. Ajo që unë shoh si zgjidhje është marrja e gjykatësve dhe prokurorëve të huaj, që vijnë nga vende me shtet ligjor të fortë. Kjo do të bënte që gjykatësit e ndershëm vendas të dilnin në pah. Ata gjenden në sistemin gjyqësor por kërcënohen dhe nuk u jepen çështje që do të kompromentonin ndokënd, pra nuk mund ta bëjnë punën me ndershmëri. Por duke sjellë një gjyqësor të pavarur nga jashtë me anë të ekspertëve të huaj do të mund të kishim gjykatës të ndershëm çka do të inkurajonte ndarjen e pushteteve, pra një gjyqësor të pavarur.”
Rëndësinë e pranisë së personave të ndershëm në sistem e theksoi gjithashtu gjykatësi Henry William Saad i Gjykatës së Apelit të Miçiganit. Duke cituar presidentin e katërt amerikan James Madison, që cilësohet dhe si autori kryesor i Kushtetutës Amerikane, zoti Saad tha se është themelor edukimi i njerëzve mbi rëndësinë e shtetit ligjor dhe përfshirja në institucione e personave që duan të veprojnë në mënyrë të drejtë.
“Për të pasur një gjyqësor të pavarur që zbaton shtetin ligjor, duhet të kesh gjithashtu njerëz në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv të cilët e respektojnë atë sistem. Kjo do të thotë që ata të respektojnë njëri-tjetrin, të kuptojnë që disa persona miratojnë ligje e të tjerë duhet t’i interpretojnë ato. Kur ka mosmarrëveshje mes partive, të gjithë duhet t’i nënshtrohen të njëjtave ligje që zbatohen në mënyrë të barabartë ndaj tyre.”
Joel Anand Samy i Institutit të Adriatikut tha se mosrespektimi i shtetit ligjor në vendet e Evropës Lindore është në themel dhe të shumë problemeve ekonomike. Ai u tregoi të pranishmëve rreth një bisede vite më parë me laureatin e Çmimit Nobel në Ekonomi Milton Friedman, i cili duke folur për Rusinë ishte shprehur se kishte qenë gabim të mendohej se pas komunizmit institucionet demokratike dhe zbatimi i shtetit ligjor do të vinin natyrshëm.
“Milton Friedman tha se ata gabuan duke insistuar me termat: privatizim, privatizim, privatizim. Sipas tij duhej insistuar me: shteti ligjor, shteti ligjor, shteti ligjor,” tha zoti Anand Samy.
Natasha Srdoc thotë se një mënyrë konkrete për të zbatuar shtetin ligjor në të tashmen është konfiskimi i pasurive të paligjshme.
“Ajo që duhet bërë, sa i përket korrupsionit në rajon, është konfiskimi i pasurive të paligjshme. Duhet të konfiskojmë të gjitha pronat dhe pasuritë e paligjshme që politikanët kanë grumbulluar që nga viti 1991 ose më herët. Për këto konfiskime duhet të mjaftojë vetëm fakti që ata nuk janë në gjendje të vërtetojnë që i kanë fituar këto pasuri në mënyrë të ligjshme, përmes rrogës apo mënyrave të tjera të rregullta. Pra nuk duhet të ketë nevojë për të vërtetuar korrupsionin, pasi është diçka shumë e vështirë për t’u vërtetuar, por vetëm fakti që dikush ka pasuri që kalojnë kaq shumë mundësitë e të ardhurave të tij duhet të mjaftojë për të konfiskuar këto prona e pasuri.”
Në konferencën e organizuar nga Instituti i Adriatikut në bashkëpunim me Fondacionin Heritage, në mjediset e të cilit ky aktivitet u zhvillua, pjesëmarrësit shprehën mendimin e tyre dhe mbi veçoritë e sistemit politik amerikan. Sipas tyre një element thelbësor i tij është parimi i sovranitetit të padiskutueshëm të popullit mbi qeverinë: “We the people…”./VOA
Eeeehhh, nje cope vend i arte me dhjetera pasuri me kaq pak banore. Me pak organizim dhe politika te drejta do ishim te gjithe te kamur dhe te lumtur.
E ne fakt jemi ne piken qe diskutojme te na bejne doganat te huajt, drejtesine te huajt, biznesin te huajt. Vetem e kemi mendjen per sherre. Pika na rente
te drejte ke vlla. Po me ke do ti ndash keto pasuri ne menyre qe te kenaqen te gjithe? Me katundare si Saliu, me pijanece si Nano? Apo me snoba me koken mbi re si Rama? Mos flas per hajdutet, e keni parasysh vet per ke e kam fjalen, apo per qurret pa personalitet si Lulja
DELETED
DELETED
E lexova me kenaqesi te vecante shkrimin e mesiperm te M.Nanos dhe thoja me vehte:
-Eshte hera e pare,qe kur filloi te shkruante rregullisht per gazeten DITA,qe Nano te mos merret me CIKERRIMA PA VLERE,por te kape demin per briresh!!!
Por nuk ishte e thene te ishte keshtu deri ne fund!!!
Si gjithmone,kohet e fundit,ky MUCI prap me ZGJENJEU!!!
E beri si LOPA:E spjegoi mire mendimin per gjykatesit e prokuroret e huaj,por ne fund e “DERDHI” qumeshtin me shkelm!!!
Ja si e mbyll MUCI:
-”… Ndonjë politikan, ndoshta edhe disa, mund të binin dakord, por ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ta bërë të mundur një ndërmarrje të tillë, kërkojnë ok-in e një numri shumë të madh deputetësh. Dhe këta të fundit nuk janë kaq teveqelë sa të japin miratimin për nisma që do të rrezikonin seriozisht pozitat e tyre në pushtet!!!”
Bravo,MUCI!!
Pra politikanet shqiptare ,sipas teje QENKAN ME TE KORRUPTUAR SE GJYQTARET DHE PROKURORET,prandaj qenka e kote,qe te shpresojme se do behet dicka e mire per Shqiperine!!!
SHKURT:
-MUCI THOTE SE SHQIPERIA KA MARRE FUND E NUK MUND TE BEHET!!!
E pyes MUCIN:
A e di ti ,o MUC NANO,se sistemi i DREJTESISE NE SHQIPERI ESHTE KRYEKEPUT VEGEL E Sali Berishes,qe NUK PYETI NJERI ,KUR I ZGJODHI KOKERR ME KORRER NE TE GJITHE SHKALLET E GJYQESORIT???
Po vendimin e fundit te KLD-se,e ke marre vesh,ti,o MUCI,qe te gjithe magjistratet i shperndau neper rrethe,sepse ne Tirane nuk donte te prishte STATUCUONE???
Po 10-15 kryetaret e gjykatave,qe jane te komanduar e qe nuk hiqen,A E DI PSE NODH KJO,o MUCI????
Ja,pra PSE DUHET NJE PERMBYSJE TOTALE ne drejtesi,ndaj mbrockullat e tua,se na MERZITEN ELITAT POLITIKE E JO POLITIKE,para interesave madhore te vendit nuk pijne uje!!!
FUNDI:
LE TE HIDHET ME REFERENDUM POPULLOR SE SI DUHET TE VEPROHET ME KETE DREJTESINE E KRIMINALIZUAR KOKE E KEMBE!!!
nese bota do te beje shtete ne kete vende brenda minutes behete po ajo e ka lene shqiperin nje hale te sajene ku bene poshtersira pa mase dhe si te doi keshtu fitojne serbete grekete turqite dhe me te pabesete italianete nen mbikqyrjene amerikane dhe angleze angloamerikanete po te duane e bejne per sekonde lidhin e dhe shqiperin
Edhe Merkelin ta besh gjyqtare,
Edhe Natasha sdorc ta besh gjyqtare
Duke I dhene te njejtat kushte, respekt, zyra, dhe rroga te ligjshme,
Qe Kane gjyqtaret ne Shqiperi
Do derdellisin ndryshe
Ne vendin tone eshte per te uleritur me ze te lart,kur ze ne goje drejtesine apo kur ke hall per te zgjidhur me drejtesine !!! C’behet me gjyqet e medha ,ku jane te imlikuar pushtetaret apo politikanet ??? Asgje !!! As ka per tu bere gje deri sa drejtesia varet nga i ashtuquajturi president ,se ne fakt eshte ushtar partiak i partise se tij e jo president i gjithe popullit !!!??? Mendoj se ,cdo gje fillon me DREJTESINE ,aty ,ku ne jemi faqe e zeze !
A e kujtoni GJYKATEN SPECIALE ne Shqiperi pas Clirimit te vendit,qe u caktua per te gjykuar KRIMET ME TE RENDA TE KOHES SE LUFTES???
Edhe tani si ne ato kushte jemi!!!
Dy here e SHKATERROI TOTALISHT SHTETIN SHQIPTAR barbari Sali Berisha:
-Ne 97-ten dhe tani ne 2013-ten!!!
Sa here e LE SUNDIMIN Sali Berisha,Shqiperia gjendet si pas NJE PUSHTIMI TE EGER FASHIST!!!
GJYKATE SPECIALE,qe te kete te drejte minimumin e denimit 25 vjet!!!
Pa u korigjuar deformimet e Ali Baba Saliut ne KUshtetuten e RSH nuk mund te cahet kupola e larte e shtetit qe ai e ngriti me hekur e beton per te mbrojtur veten dhe 40 hajdutet e kriminelet e cetes se tij..
DELETED
Ide shume e mire dhe duhet bere realitet sa me shpejt sepse keshtu sic e ka krimbur drejtesine krimineli sali berisha te mbushur plot me dilettante berishiste qe mbrojne interesin e kriminelit berisha dhe familjes se tijgjykatesit jane me kriminele se kriminelet e hajdutet qe lirojne dhe nuk denojne me akrobatlliqet e tyre qe cuditen te madh e te vogel ne Shqiperi e jo vetem…Europa e di mire se cfare race e ndyre eshte ne zoterim te sistemit te drejtesise ketu duke filluar qe nga gomari qe krimineli berisha na beri dhurate si president
Me nje fjale as te rruan e as te qeth zotrote o Muç.Problemi nuk qendron aq i koklavitur sa pretendojne ata qe kane 23 vjete qe leshojne receta per drejtesine e te kerkuarin gjithmone e lene shkoj ne drejtim te paditur!Doni te ndertohet shteti ligjor e drejtesia te futet ne shina; le te gjinden te gjithe ata studente qe kane mbaruar shkelqyeshem fakultetet e Juridikut qofte ne Shqiperi qofte jashtekufinjeve te saj e gjemen qe beri Sala me Juristat e plepave ne Durres , le ta zeendesojme me te diplomuarit shkelqyeshem e do te shikoni se si do te ndertohet drejtesia ne kete vend.Ndryshe kerkimi i Juristeve nga jashte ka vetem nje motiv “garantimin e mosndeshkushmerise se kryekrimit shqipetar Sali Ram Berisha” e se dyti qe drejtesia te mos ndertohet kurre.Shqiperia nuk eshte Kosove e nuk duhet trajtuar si e tille!Sali Berisha duhet te ndeshkohet ,ndryshe ky vend mbahet peng nga ata qe jane te interesuar te rruajne koken e ketij perbindeshi ndryshe Sali Berisha eshte nje kocke qe mund te mbyti kedo qe pretendon ta gelltise!
Shume i sakte artikulli. Ne parim jam dakort te vijne jo vetem gjygjtare te huaj por edhe prokurore, KLD edhe gjukate e larte, e kushtetuese. Nuk duhet te mbulohemi me gjethe fiku, nuk bejme dot shtet sipas modelit europian!
Shikoni shpellarin me lukunine e hijenave si e beri “shtetin” dy here, ne 97 dhe tani kercenon se do ta beje me keq. Kush voton per te nuk do shtet; ata jane ne pakice por fatkeqesisht nuk jane pak gjenden edhe ne zona te cilesuara per qytetari!
Muci, shtepine tende e rregullon vec ti, rregull ne te vendos vec ti. Nuk te vjen gjitoni apo shoku e miku te vene rregull ne shtepine tende. E shumta mund te te sygjerojne dhe kaq.
Shteti eshte nje shtepi e madhe ku ka nje kryetar shteti qe vec duhet se pari te zbatoje detyrat e vendit te punes. Deshte Enver Hoxha dhe beri shtet ligjor per ligjet qe miratoje Kuvendi Popullor (vec natyres politike) . Askush nuk vidhte dot se denimi ishte teper i ashper jo vetem me konfiskim pasurije por dhe me vite te gjata burg, bile dhe me vendim me vdekje. Jo se s’kish hajduter, pervetesus, pederaster, mashtrusesh, dhunes te grave apo perdhunus, gjakmarresa etj, kishte por veprimtaria e tyre ishte shume e kufizuar pasi ndeshkimi ishte shume i ashper.
Reth viteve 60 ne mes te trgut te qytetit te Vlores u vra nje faturist nga nje bashkfshatar per gjakmarrje. Pas pak ditesh (jo vite) u be gjyqi dhe u denuam me varrje dhe u la varur ne mes te tregut te bagetive per dy dite. Deri ne vitin 1992 nuk pati me ngjarrje te tille. Ndersa pas vitit 1992 e di vete.
Ne duhet ti kerkojme kryeministrit te sotem qe jo vetem politikanet, por cdo qytetar duhet te deklaroje si e ka vendosur pasurine qe ka dhe cfare eshte ne gjendje ai te justifikoje. Pjesa e tepert ose te dorezohet vullnetarisht, ose te tatohet per fitime te jashtzakonshme ose te konfiskohet.
Per kapitale deri ne 100000 dollare (ku perfshihet nje shtepi + nje makine+ vlera finaciare normale) nuk ka nevoje te behet hetim special pasi keta perbejne shumicen dermuse te shqiptareve. Te tjeret te kalojne ne skaner.
Mund te vijne dhe specialiste te huaj, por nuk besoj se ata nuk jane njerez. Duhet te kembengulim qe kushdo qe perfiton padrejtesisht do te pergjigjet para dhe pas vdekies.
Fakti qe shumica e shqiptareve nuk jane te pasur e lehteson shume punen.
DELETED
Niseni sekuestron me Like Skraparin, me Sadri Pallatin, me Lirine, Argiten e Saliun, me ministrin e Hermesit, me Rulin, Lulin, Cacin, me Cilin, Frangajn, Tacin, Duket e kompani qe te kthehet besimi tek populli, ndryshe mos u merrni me pallavra demagogjike se nuk ua kemi qejfin.
No way . What they saying is absolutely wrong and it does not work for a small country like Albania ,with somewhat idolator people, and
surrounded by hostile neighbours —
Cuze the pressure of these harsh policy using “strict justice” , will push them ( “the sinners” )
in the arms of our enemies and at the same time this will fuel the hostility between the partisans of two aisles of our political Parties , that will lead to the total destruction of the unity of our nation,
No !
You can not apply in a country that is in its very first steps of democracy in its history,
the same standards being in use in a 200 year democracy
In the complicated situation that our country is right now ,it’s in our vital interest to apply,
now at our very first beginning of democracy life, a Fiscal Amnesty ,
that helps to pacify the whole people, beef up our unity and give e boost to our love for our Great Albania & Albanians everywhere.
And from Here, we can start off a New Beginning…..
But in this new Beginning we have to apply these kind of ” harsh” recommendations, in our political life step by step ,if we want to have a soft transition
That’s the best therapy the “ailing” body of our society is asking for.
That’s the best policy for Albania for the time being, in front of this tricky “catch 22 situation ” policy employed by the Bigs of EU…….
I think that , for our Great Albania , Mercy is the magic word that can help Albanian Society
to build a bridge over the trouble waters , where The Bigs of EU want to throw it in
And to help you ti make your case, using ..Mercy approach toward the “sinners”, in your political life, comes to your help
the Great Words of one of Great Fathers of the United States , Abraham Lincoln , who says :
“….I have always found that mercy bears richer fruits than strict justice.
Abraham Lincoln…..”
You are almost in the same situation as Abraham Linkoln was back then
Ne asnje menyre politka shqiptare nuk duhet te perdori keto sugjerime te ashpra qe kekrojne keta te huajte ,sepse ne jemi nje vend i vogel, te prirur nga idhujtaria per udhehqesit
dhe jemi te rethuar nga vende armiqesore
Nqs do perdoreshin keto masa strikte kunder korupsionit sic thone keta , atehere “mekataret” do hidheshin ne krahet e fqinjeve armiqesore, dhe nga ana tjeter do krijohej nje konflikt social shume i madh midis dy kampeve politike qe do shkonte deri ne armiqesi
Ne nuk mund te aplikojme ne vendin tone qe eshte ne fillimet e demorkacise per here t e pare ne historine e tij masat drastike te cilat perdoren ne vende qe kane 200 vjet demorkaci
Ne kushtet shume te rezikshme dhe hileqare qe na ka hedhur kjo EU me mohimonin e saj
akti me vital per shoqerine tone eshte Amnistia fiskale,
Vetem ajo na jep ne mundesine te vendosim paqen sociale, te forcojme unitetin tone, dhe te rrisim akoma me shume dashruine per atdheun tone dhe per njeri tjetrin
Nga ketej ne fillojme nje FIllim te Ri, duke zbatuar keto masa qe thone keta te
huaj ne menyre graduale ,
hap pas hapi, sepse shoqeria jone i ngjan nje te semuri i cili sa ka dale nga spitali dhe duhet “ushqyer” gradualisht , pake nga pake sa te mari veten…
Dhe besoj se fjala magjike ne keto kushte te veshtira ne te cilat e ka hedhur politka hileqare e te Medhenjve te EU-se , eshte :….Meshira
Ne ndihmen tuaj per te haritur sukses duke perodrur kete fjale magjike , ju vjen Eksperienca e njerit nga Baballaret e Kombit Amerikan , Abraham Linkoln e shprehur ne thenien e tij Monumentale dhe shume domethense –qe duket sikur eshte e porositur per kete rastin tone ,
qe thote se :
“….Gjithmone kam vene re se Meshira mban fruta me te shendeteshme se sa Drejtesia Strikte ..”
Mendoj se keto fjale te Abraham Linkoln jane tamam ajo cfare duhet te beje qeveria jone
ne kete rast ..dhe qe permbildhen ne dy fjale: Amnisti Fiskale
Raimond/a..qe na qenke dhe nga Vlora!!!!!
Me habit komenti juaj…Jo thejsht rreshtimi i fjalve ne Shqip apo anglisht, por mesazhi qe perciell..
Dmth, Ju mendoni qe gjith ato plehera te politikes, te cilet u ben te pasur duke varferuar ne te tjeret, duhet ta gezojne ate pasuri…
Per me teper qe me ane te kesaj pasurie, te vene nga pushtetimi politik, do te vazhdojne te na pushtetojne(pushtojne) pafundesisht, nepermjet te pjellve te tyre biologjik dhe “ideologjik”…duke na shnderruar ne skllever modern.
Ju nuk pranoni sygjerimin per nje trup Gjyqesore te huaj…Po si dreqin mund te reformohet gjyqsori shqiptar, i cili sot eshte komplet jasht kontrollit, sillet si Organizate e Strukturuar Kriminale dhe vetem drejtesi nuk prodhon..
Personalisht, propozimin per nje trup gjyqsore nderkombetare, e shikoj si zgjidhjen e vetme te momentit per te ndalur banden e ndyre te Drejtesise Shqiptare..
Meshireee…sugjeroni!!!!!! Dhe kjo eshte pjesa me qesharake(dhe njekosisht per te qare) qe nje komentues i zakonshem, si puna jone, mund te beje.
Meshire per 3 % te shqiptarve, qe duke vjedhur pupollin dhe pasurite publike, sot zotrjone 95% te gjith pasurise kombetare.
Raimond/a, shpresoj qe postimi yt te jet nje shaka dhe un te jem idioti me i madh qe se kuptova dot…
Perndryshe do te ishte trishtim i madh.
Ata jane vertet 3% , por kane pas vetes 90% te shqiptareve,
ku permvlidhen demokrate e socialiste….Ndaj ajo qe thone keta nuk eshte e realizueshme per Shqiperine se shkakton lufte civile
Nuk eshte per ty ajo qe eshte shkruar aty ore bythec, se ti je mbushes topi dhe nuk di nga lidhet gomari…..
Ti nga sa shkruan ke tru me pake se ky imi kur eshte pa qejf ,se ti arsyeton si insekt
dhe nuk permbush as kushtin me minimal te quhesh njeri
Edhe mos ma shtrembero emrin mua, se ate -a-ne pas emrit e meritoni te gjithe ju shqipot ne emigracion se ju jeni te gjithe njerez me personalitet spiuni —Meshkuj & femra Bythelepires te te huajve ,,, Komplet trash people,
ndersa une ua fus koken ne hale te huajve …edhe ju shqipo rrembythjeve qe jeni turpi i botes , te shpifur ne cdo aspekt
Ndaj Shkruaj mendimet e tua per shkrimin e gazetes dhe mos me…..mua se ca them une …
Shume e drejte ajo qe thoni,dhe ajo qe propozohet,kuptohet nga te gjithe.Eshte e vetmja menyre per te vene drejtesi.E keqja eshte se ne nuk kemi opinion,te rinjte tane e intelektualet nuk ngrihen ne protesta,nuk ka kush ti mobilizoje,ata qe mund te bejne shume ne kete drejtim,gazetaret ne te vertete jane kthyer ne puthadore e sahanlepiresa.
VR!!! Nga kumtimet në këte fondacion shqipëria mund dhe duhet te nxjerë shume mësime. Referimet e personaliteteve juridike janë domethënëse. Deklarimet më domethënëse janë ato për konfiskimin e pasurise se politikaneve post 1991. Sidomos pasurite e atyre politikanëve qe nuk justifikojnë dot vënien e pasurisë! Nuk ma do mendja se politikanët shqiptarë kanë justifikime bindese. Nuk i justifikon dot saliu miliardat e fshehura. Nuk e di cili institucion e ka në kompetencë por sidoqoftë qeveria shqiptare apo prokuroria zyrtarisht duhet t’ju kërkojne shteteve dhe bankave te dyshuara, te dorezojne ne institucionet pergjegjese te shtetit shqiptar listen e depozituesve me origjine shqiptare,politikane ose jo. Miliona dollare kane dale jashte shqiperise dhe ato e kane nje destinacion, nje emer transportuesi e depozituesi!? Nuk e kuptoj pse deri tani nuk eshte bërë një kërkesë e tillë? Nuk e kuptoj pse qeveria e shqiperia zyrtare nuk e ka bëré nje hap te tille? Ne shtetet dhe bankat e vendeve te tjera politikanët tane mund te kene aq para sa mund te besh “dy rilindje bashke” pos asaj qe mer vesh emrat e grabitesve te shqiperise e te shqiptareve, pos asaj qe ky akt do te ishte nje goditje fatale per kontrabandistet politike dhe per”katarsisin rrenjesor te saj nga hajdutet që na drejtojne”. Sa per rekomandimin per gjykates e prokurore te asistences nderkombetare ne gjyqesorin dhe organin tone te akuzës nuk di si te them. Na nxjer si te thuash te paafte juridikisht dhe kjo na njollos integritetin juridik e moral. Per kete pike duhen diskutime te gjera. Per goditjen e politikaneve te korruptuar besoj se nuk ka shqiptar qe të mos keté deshiren qe këtë specie antipopullore ta “djegë me benzine” e ta çojë në ferr. Kjo lloj specie na genjen,na mer voten,na vjedh e me në fund tallet me ne!? Kini deshire o shqiptare t’ju tallin? Kaq. Té lexojme dhe komentet e te tjereve se boll u zgjata!
DELETED
DELETED
DELETED
DELETED
Drejt i kane rene.Sekuestro pasurise se gjykatesve dhe politikaneve dhe ketu te vijne gjykates te huaj
Kjo si ide eshte shume shume e bukur, por nuk besoj te realizohet sepse do ndesh nje pengese te eger nga mbare klasa politike shqiptare. Per kete te hidhej ne protesta populli. Te cohet populli e te kerkoj qe kjo ide te zbatohet. Ne Shqiperi nuk ka rruge tjeter
Likja eshte i zoti, prej origjine, qe i dorezon vete vullnetarisht.
Do ti mbylle plaget e sekaluares dhe do te madheroje veten dhe emrin e mire te krahinies qe e ka perbaltur kaq shume, pas tij dhe gjithe svarraniket..
Shqiperia ka per tu bere shembull ne Europe … Nje propozim i shkelqyer. Ka ore ka njerez te zgjuar ne ket bote , po te duan japin ide , na nxjerrin nga kriza dhe sterkriza .
O zoterinj cfare mendimi keni,ai i madhi qe kemi atje lart i lexon keto mendime te gjykatave?
Ne i kemi thene me kohe keto gjera, por mendimet tona nuk i fershellen njeri. A tja cojme kryeministrit me poste kete artikullin, se mbase i shkon ndermend qe ka thene se, do vendosi shtetin ligjor, dhe shtet ligjor do te thote se kush thyen ligjin denohet, pra kush vjedh i merret malli.
U mbushen 100 dite qeveri dhe deri tani spo shohim asgje qe zgjidh problemet qe kemi. Per mua eshte nje krim qe i behet atdheut dhe jetes se shqiptarit marrja e nje borxhi prej 1 miliard, ne nje kohe qe dihet fare mire se ne xhepat e politikaneve tane gjenden shume miliarda.
Ligji po vonon. Nuk eshte e nevojshme te na e servirin gjykatat e huaja ate qe e kemi shkruar vete dhe jemi betuar zbatimin e kushtetutes, ligjit.
Po ky me shkrim ne gjuhe te huaj pse qenka kaq i varfer ne gjykim. Te falesh vjedhesit e pasurise se ketij vendi,, kontrabadistet, rrembyesit e femrave dhe femijeve, drogisteve, qe me rruge te pista kane vene pasuri, dhe te mos u sekuestrosh ato qe nuk i justifikojne dot? A jeton ne kete vend, a e njeh opinionin e ketij populli te shume vuajtur., apo flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes….
“Shqip”? Mirë e kini! Mëshira juridike ështe katastrofé politike e varferi e mëtejshme per shqiptaret e vjedhur deri në palcë. Asgje nuk përfituam nga pasuria e përbashket kolosale e monizmit,vetëm letra. U vodh e gjitha dhe keta hajdute dhe lukunia e llojit qe pérmendni ju nuk meshirohen… Për mua varen. Kane vjedhur xhepin e përbashkët duke evidentuar specien e re te hajdutit “hajdutin kombétar”!? Nderime “shqip”që flet shqip!
Ti Vlora dhe ti Rajmondi Vlora paske I shku per lesh hajdari. Keto gjera dihen te gjitha, korrupsioni galopant, gjykatat e varura nga politika….ketu duhet n gritur populli ne kembe qe te bejne keto kerkesa per gjetjen konfiskimin e pronave dhe parave qe I grabiten politikanet ketij populli te varfer, ndyshe si ben dot askush, as I huaj as I vendit sepse ketu te gjithe jane futur ne llum, dikush me shume dikush me pak, dikush me hir dikush me pahir.Vetem populli e vendos drejtesine ne kete vend jo pallavrat lart e poshte. Shikoni nje 3 muaj e asnje prapa hekurave, te pakten sa per fillim qe ti ngrihet morali popullit qe qeveria po ben dicka per te.luftuar korrupsionin, po deri kur do persim……1 milion vota????
Por po te filloje te fus ne burg njerez gjykata nderkomebtare , duhet ta filloje nga kreu i kesaj qeverie dhe depduetet e PS-se, se ata jane akuzuar qe 10 vjet peprara
Ne fakt ta fusin Salen ne burg , do ja bejne mire, sepse ai i fali sociaisitet qe vidhnin e benin kerdine me Cacin , Nanon dhe co.
Keta jane te gjithe te perlyer ne ate pune,sepse te gjithe erdhen nga varferia
Keshtu ka ndodhur ne te gjitha shtetet ne fillimet e demokracise ….Pastaj me kalimin e kohes gjerat vajten ne vendin e tyre …..
Ndaj edhe ne nuk mund te bejme perjashtim…….Prandaj duhet Amnisti Fiskale , ndryshe do behet nami –Kreu i PS-se do veje i gjithi ne burg , bashke me LSI-ne’
Edhe nga PD-ja do vene plot ne burg, por Sala nuk vete, se ka perdorur Cupen per kete pune , Keshtu qe nuk e ze dot, se cupa nuk ka qene asnjehere ne adminsitrate shteterore ..
Nejse mo , keto qe thone keta amerikanet jane gjera te pamundura
Ka qe 23 vjet qe flitet dhe penalizohen moralishte drejtues deputet gjykates dhe nempergjithsi te gjitha struktuart e larta te shtetit.PD akuzon socialistet , pore asnje deri tani ajo nuk,m e ka derguar para drejtesise, ndersa PS akuzon PD poreedhe ka bere kallxime penale ku gjykata nuk i ka marre ne konsiderat.
Me qe kemi ngelur ne kuqadrin e llafeve boshe ne luften kunder korrupsioni do te ishte e mire nje hetim i pavarur jashte vendit i cili ne gjykimin e ceshtjes do te jete i pavarur duke mos mbajtur ane.
Natyrishe qe dalim edhe ta pa afte si shtet pore aftesia jon u provua kaqe vite.Berisha me mekanizmin e votes ka ngritur nje gjykate , nje prokurori, dhe nje SHISH te politizuar ne favore te PD-se. Pikrishte per kete duhet intrvenuar me sherbim hetimor tejashtem.
Nese nuk sekuestrohen, pasurit e paligjshme ne shqiperi nuk do te kete drejtesi sociale, vetem do tu hapet rruga borgjezeve te rinje.Jam i mendimit qe duhen gjykates te huaj qe te te japin gjykime te drejta pa i hyre ne hak askujt.Duhet ta kuptojne politikanet tane nje here e mire se nese duan te merren me politik duhet ti sherbesh vendit tend me ndergjegjegjen me te larte dhe te zbatosh ligjin pik per pike, dhe kush e shkele te ndeshkohet rreptesisht.Te japish amnisti do te thote te pjellesh nje borgjezi te re, qe askush nuk mund ta ndalonte, sepse cdo qeveri e re ,do ti falte mekatet qeverise para ardhse kjo do te ishte fundi i nje populli .
Institucionet e kontrollit te pasurive dhe pastrimit te parave te kontrollohen nga treshja Amerike,Gjermani dhe Turqi.Sa me pare duhet nenshkrim me vendet e Europiane marrveshje qe numrat e kontove bankare te qytetarve shqiptare te jene nen monitorimin e kesaj treshe.
Kush e justifikon pasurine qe ka ta gezoje,shtoje e trashegoje.Kush nuk justifikon qofte edhe nje dollare te vetem,kane vetem nje pergjigje Sekuestro,e me financat e tyre fillimisht te behet nje monument i cili te vendoset para kryeministrise e pjesa tjeter pune publike si cerdhe,kopshte,shkolla ujesjellsa etj.Ne te gjitha keto vepra te vendoset tabela ku te shenohet burimi i financimit te ketyreve veprave.Kush nga te korruptuarit bashkepunon me keto organizma te mos burgoset,por ti hiqet e drejta per te punuar ne administraten publike.
A ka me ndihme qe ju jep Amerika? Kush po e pengon Edi Ramen te zbatoje keto keshilla?
Perse nuk e ka kerkuar me pare? A eshte ne kete rruge dhe mentalitet ky kryeminister?A mundet te burgose ai grupet grabitqare te LSI?
Kryeministri e ka thene dhe do ta mbaje fjalen se s’ben, se do te jete drejtesia qe do vendose perkedo e jo qeveria, ndryshe e mori lumi ate dhe gjithe ne.
Por inisisativat duhet te jene nga majoranca ashtu dhe miniranca, ashtu si dhe vet propkuroria per deshtimet qe ka patur ajo nga ndikimi i politikes se Saliut.
Le te presim e te shohim.
lideri ben historine e kombit e jo turmat k jo eshte
aksiome.te veprojhe lideri qe populli i dha l.ooo.ooo vota . te fuse kembet ne uje me kripe te futet ne nje dhome i vetmuar ku ti serviret vetem kafe
te marre nje vendim dhe te veproje me vendosmeri
kush e ka bere artikullin, muci…o muc po ti nuk po shef se cpo ben eulex-i ne Kosove, me cilin po merret…ja dashke te miren shqiptareve…merr ca dite pushim o vlla se e kuptoj qe nuk po gjen dot nje rol apo vend tashi qe iku sala…pastaj hajde me ndonje ide (te artikuluar/pjekur) qe tja vleje…
ketu ka nevoje p er nje nurenberg.
kjo qeveri nuk ka force as te zgjedhe nje gjyqtar rrethesh jo te shembe kupolen e armates se korruptuar te gjukatesve qe i ka emeruar Berisha nje per nje dhe vazdhdon te emeroje nepermjet Nishanit dhe kolegjeve zgjedhore.E vetmja mundesi per te goditur korrupsionin ne drejtesi eshte gjykatat nderkombetare ne te gjitha shkallet dhe ne te gjithe qarqet.