Prokuroria e Krimeve të Rënda beson se qëllimi i vendosjes së eksplozivit poshtë makinës së prefektit Besnik Dervishi ka qenë eleminimi i tij fizik në një vend dhe kohë të caktuar dhe llogaritur mirë. Këto dyshime mbështeten në disa elementë, që janë botuar në numrin e djeshëm nga gazeta “DITA” dhe që grupi hetimor i konfirmoi. Prefekti ka pasur presione të vazhdueshme për operacionet e shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdetin e Vlorës, segmenti Skelë-Uji i Ftohtë. Më problematiku ka qenë “Kompleksi Jon” dhe një prej hoteleve në bregdet.
Dervishi i ka dhënë të gjitha dyshimet e tij në dëshminë para grupit të drejtuesve të lartë të policisë dhe prokurorisë. Ai ka thënë se nuk ka konflikte familjare, personale dhe dyshon vetëm tek sulmi hakmarrës për shkak të detyrës. Prokurorët mendojnë se autorët kanë pasur dijeni të plotë se prefekti përdorte prej disa javësh makinën e tij për punë, se do kthehej në Tiranë, do bënte një takim në Kryeministri. Celulari i markës “Samsung” ka qenë me bateri plotë, i paharxhuar, i lidhur mirë. Aktualisht janë kryer 15 shoqërime të personave që janë kontigjent të shpërthimeve me lëndë plasëse, mjeshtra artizanalë të tyre iose që kanë pasur precedentë dhe përplasje me prefektin.
“Eksplozivi ka qenë i avancuar, prodhim i viteve të fundit, ndaj edhe autorët janë profesionistë. Bëhet fjalë për C4 pluhur, ose e thënë ndryshe që varion deri në cilësi të lartë si C6, e deri në C10, ku efekti është 100 për qind i sigurt si vdekjeprurës dhe me rreze të gjerë”, thanë burime nga grupi hetimor. Ka pasur të vendosur dy detonatorë, që provon shkallën e lartë të forcës së shpërthimit dhe sasinë mbi 200 gramë, e konsiderueshme. “Qëllimi ka qenë eleminimi fizik i zyrtarit të lartë në shënjestër, jo paralajmërimi. Sepse pakoja është vendosur orët e fundit, bateria ishte plotë, makina ka qenë në ndjekje”, thanë këto burime nga policia.
Aktualisht i është kërkuar kompanisë AMC të zbardhë të gjitha thirrjet e përdorura nga karta dhe po kështu po punohet me telefonin, se cili e ka pasur në përdorim. Janë gjetur disa thirrje telefonike, por para vendosjes së eksplozivit dhe lidhjes me detonatorë, që konsiderohen thirrje provë. Ekspertët thonë se duke llogaritur edhe baterinë e telefonit, mendohet që të jetë vendosur 12 orët e fundit para gjetjes dhe të përdorej në një hark kohor të dy ditëve.
Ka dyshime se ky akt kriminal mund të kryhej edhe para shembjes së pallatit në Vlorë, pasi bateria nuk mbante më shumë. Qëllimi ka qenë demonstrimi publik kriminal, si në rastin e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë më 2011 me eksploziv të njëjtë në bulevardin e Skelës, ngjarje ende e pazbardhur. Gjetja e pakos nga pasqyra e Gardës në hyrje të Kryeministrisë, cilësohet më tepër edhe fat i prefektit. Prokuroria ka marrë në pyetje edhe drejtorin e Antikorrupsionit në kryeministri, të cilin do takonte Dervishi, kurse si motiv hetohet “sulmi për shkak të detyrës” dhe “akt terrorist i mbetur në tentativë”.
Nje nga pistat eshte akt terrorist per te dekurajuar forcat e rendit dhe ato te gardes.
Kjo do ishte nje arsye qe PD-ja, si parti terrori, te perforconte akuzat e saj per shkrirjen e policise dhe te gardes.
Kane shkuar ne Vlore per te qorrollepsur hetimin.
Beni kujdes !
Mbani nen hetim 24/24 Kulicajn qe t`u coje atje ku doni.
Republike mafiose.
A eshte per tu cuditur perse Hollanda eshte kunder.
Ne se e kane vene Bomben per te eleminuar zyrtarin ose eshte vene ana e shtetit per te hequr vemendjen, kete duhet ta zbuloje prekuroria, pro pyetja eshte SA e sigurte eshte jeta e qytetareve te thjeshte shqipetar qe Jane te detyruar te jetojne ne kete Republik mafiose.
Ja fusni kot qe te gjithe dhe padyshim qe te vjen keq per mjerimin e zbuluesve dhe hetuesve tane. Eksplozivi dhe makina kane qene fiks pjese e pandare e nje skenari te mirestudjuar te nje grushti shteti. Mafiozi Berisha eshte pas kesaj sepse vetem atij i intereson dhe po e kerkon me ngulm nje destabilitet me perpasa nderkombetare ne shqiperi. Nuk ka qene aspak shenjestra prefekti i Vlores sepse ate mund qe ta ekzekutonin qe ne oret e para te levizjes se tij edhe pse kamuflohej sikur ishte vetem per qellime e interesa vetjake pronatresh te cileve po u tronditen pasurite e paligjeshme te ndertuara buze jonit. Qellimi ka qene me i larte. Eksplozivvenesit qe kane ditur mire levizjen e dervishit si dhe kontaktin e pritshem ne ambjentet e kryeministrise kane synuar pikerisht institucionin. Nje shperthim brenda ambjenteve te saj do te sillte panik e konfuzion galopant i cili mund qe te demtonte edhe godinen, por edhe te vriste njerez qe do te ishin prane. Kjo mjafton qe saliu te kerkonte renien e shtetit dhe fillimin e destabilizimin e vendit nen parullen qe” keta nuk mbrojne dot as edhe institucionet e tyre dhe jo me qytetaret. Do te kerkohej koka e Tahirit e cila i ka tmeruar veçanrisht ne keto kohet e fundit por edhe e kryeministrit. Vetem largimi i ketyre te dyve do te ishte plani me minimal per te ndaluar serialin e burgimeve qe pritet per ish ministrat e tij. ne se demi qe do te shkaktonte eksplozimi do te ishte me i madh at’here edhe levizja e saliut do te ishte drejt qellimit final. Diferenca nga katastrofa fatale ka qene vetem disa metra, ndoshta 40 apo 50 metro deri sa makina te ndodhej ne vendin e duhur. Autoret do te kene qene vetem disa hapa larg madje edhe ne nje fushepamje te pershtatshme ne pritje te aktivizimit. Besnik Dervishi ne rastin konkret eshte vetem karemi.
Pa i prere koken kucedres keto probleme do te jene. Edi Rama le tia fusi me gjume se akoma se paska te qarte se me ke ka te beje.
Te zevendesosh fjalen shqipe i shkelqyer me ekselent eshte snobizmi i pare.
Te jesh ekselent nuk eshte ndonje favor i madh. Zbatimi i dijeve ne praktike eshte ajo qe i ve vulen aftesive.
Te kerkosh te studiosh jashte nuk eshte detyre e nje shteti sidomos e shtetit shqiptar qe mezi mbahet ne kembe dhe ku njerezit vrasin vehten se skane buke tu japin femijeve.
Shteti ka nje detyre tjeter te madhe.Te gjithe ata qe kane marre deri me sot bursa per specializim nga shteti, organizatat e ndryshme qe ndihmojne shqiperine dhe kane mbetur jashte dhe jane punesuar aty duhet ti kthejne borxhin shtetit. Me keto para mund te specilizohen kuadrot “ekselente” duke siguruar shtetin per kthimin e tyre ne atdhe.
Redaksia kykoment i takon artikullit per ekselentet, kam bere kalim faqesh. mesaduket eshte vone per te dhene mend ne kete ore, por problematika ne Shqiperi eshte kaq e madhe dhe budallalleku gjithashtu. Me duket se Shqiptaret jane gjithmone ne xhiron ke bulevardi i madh, ngjitu lart, zbrit poshte, te sho e te me shohin. Ky koment seshte per botim por per te ndruar ate te me parshmin. Naten e mire.