Shpërthimi i fuqishëm i tritolit që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e zyrave të “Fondit Besa” në Fushë-Krujë, shkaktoi vetëm dëme materiale dhe panik, por ende nuk ka autorë të arrestuar.
Policia ka arritur që deri mbrëmjen e djeshme të shoqëronte 17 persona të dyshuar apo që kanë dijeni, një pjesë e tyre edhe kreditorë të kësaj zyre dhe që kanë pasur problematika të ndryshme për shlyerjen. Shpërthimi shkaktoi dëme të pjesshme në pjesën ballore të godinës, ku u thyen xhamat e ndërtesës dhe dera kryesore e saj.
Kjo qendër ndodhet pranë rrugës nacionale Fushë-Krujë-Vorë. Policia dyshon edhe për banorët e zonës, të cilët një muaj më parë protestuan për qëllime pronësie me vendin ku janë ngritur zyrat.