Alarmi për zhdukjen e sipërfaqes pyjore, vendi në situatë emergjence
Një ndër masat emergjente që do të marrë Ministria e Mjedisit për parandalimin e prerjes së pyjeve pa kriter është edhe drafti ligjor që do të çojë në Qeveri mbi ndalimin e eksportit të lëndës drusore të papërpunuar, si dhe qymyrit të drurit. Ministri Lefter Koka paralajmëron nisjen e aksioneve për zhbllokimin e akseve nacionale nga mbetjet inerte, si dhe vendosjen e moratoriumit për gjuetinë.
Rrudhja e sipërfaqes pyjore në vend nga prerjet e paligjshme ka arritur në përmasa shqetësuese. Pas verifikimeve të kryera në terren strukturat e mjedisit planifikojnë marrjen e masave drastike për të shpëtuar pyjet, ku ndër më të afërtat është miratimi i projektligjit për ndalimin e eksportit të lëndës drusore të papërpunuar, si dhe qymyrit të drurit. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka pohuar gjatë ditës së djeshme se situata mjedisore është një emergjencë kombëtare dhe kërkon ndërhyrje urgjente. “Shkatërrimi i pyjeve dhe lumenjve ka shkuar në një faze ku dëmet janë gati të pakthyeshme”, ka deklaruar ministri Koka në takimin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme me ekspertët e shoqërisë civile në fushën e mjedisit, ku janë vënë në dukje edhe problemet e rënduara që kanë mbërthyer mjedisin. Krahas zhdukjes së pyjeve, shqetësuese sipas kreut të mjedisit mbetet edhe zaptimi i akseve nacionale nga mbetjet inerte. Kundrejt kësaj situatë të rënduar mjedisi do t’i kërkojë Qeverisë që të shpallë situatën e emergjencës kombëtare. “Kontrollet e kryera kanë treguar se mbetjet urbane në disa akse nacionale anë aq të mëdha sa mjedisi do i thotë qeverisë që të shpallë emergjencën. Na detyron edhe ligji i Mbetjeve për shpalljen e situatës së emergjencës në shumë akse nacionale, por edhe në zona të ndotura. Janë dëmtuar shumë rëndë, uroj të mos jenë në fazën e parikuperueshme”, ka deklaruar ministri Koka. Sipas tij, në pjesën dërmuese të rasteve dëmi që i është shkaktuar pyjeve dhe lumenjve ka ardhur nga neglizhenca e drejtuesve të komunave, si dhe herë-herë edhe nga strukturat e shërbimit pyjor, që nuk kanë ndërhyre në shmangien e kësaj katastrofe mjedisore.
Ndalimi i eksportit të lëndës drusore
Përkundrejt shqetësimeve të ngritura nga ambientalistët mbi shpërdorimin e sipërfaqes pyjore, ministri Lefter Koka ka deklaruar se po punohet për një projektligj për frenimin e eksportit të lëndës drusore dhe qymyrit të drurit. “Pyjet dhe lumenjtë kanë pësuar një dëmtim shumë të madh. Për këtë gjatë ditës së sotme do të nisë një aksion kombëtar në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme në mbrojtje të pyjeve. Me një projektvendim, që shumë shpejt do ta paraqesim para Këshillit të Ministrave, do të ndalojmë eksportin e drurit të papërpunuar, eksportin e qymyrit të drurit”, tha ministri Koka. Prej disa ditësh inspektorët janë shpërndarë në terren për të monitoruar dhe bllokuar automjetet që transportojnë lëndën drusore. Sipas ambientalistëve emergjente mbetet edhe situata e hedhjes së plehrave në vend. Në zgjidhje të këtij problemi shumë shpejt do të nisë zbatimi i një projekti pilot nëpër shkollat e arsimit parauniversitar si dhe në institucione të tjera, me qëllim nxitjen e ndarjes së mbetjeve që në burim. Nismë, e cila natyrisht që kërkon kohën e saj në zbatim, duke qenë se është përcaktuar si një ndër masat afatgjata të ndërhyrjes, derisa sa të gjithë të ndërgjegjësohemi që hedhjen e plehrave të mos e bëjmë nga dritarja por në ndarjet përkatëse. Koka kërkoi bashkëpunim më të gjerë më organizatat mjedisore dhe veprime konkrete në terren, pasi situata paraqitet tejet e rënduar në çdo sektor që ka lidhje me mjedisin.
Akuzat për zjarret e qëllimshme
Në Shqipëri janë djegur qëllimisht dhe prerë mijëra hektarë pyje, duke shkatërruar edhe zona të mbrojtura si Parku i Lurës apo edhe shumë parqe të tjera kombëtare. E vetmja përgjigje e dhënë nga institucionet mjedisore (karshi alarmit të lëshuar nga ambientalistët) ka qenë vetëm heshtja, çka ka lejuar degradimin e sipërfaqes pyjore në kurriz të hapësirave që gëzojnë statusin e parqeve kombëtare. Shoqëria Civile del në mbështetje të nismës për ndalimin e eksportit të lëndës drusore, lejimi i të cilës do bëhet vetëm për nevojat e industrisë vendase. Përfaqësues të shoqatave të mjedisit akuzuan sipërmarrës, të cilët qëndrojnë pas zjarreve në pyje, për t’i hapur udhë biznesit të shitjes së drurëve në zonat e djegura. Ata propozuan që të konsiderohen me emergjencë ndotja nga mbetjet urbane, shkatërrimi i pyjeve dhe lumenjve. Ata kërkuan zbatimin e ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, për t’i hapur rrugë riciklimit të mbetjeve në vend. Për një zbatim më të mirë të ligjit, është kërkuar aplikimi i masave ndëshkuese, si në çdo vend tjetër, duke filluar nga qytetarët që hedhin mbeturinat e deri tek bizneset që ndotin ambientin.
Moratorium për gjuetinë
Gjuetia pa leje është një tjetër fenomen problematik me të cilin po përballet prej vitesh vendi ynë. Fauna shqiptare po rrezikohet si pasojë e gjuetisë së paligjshme. E pikërisht për të mbrojtur këtë, në kohën kur numri i armëve të gjahut pa leje ka mbërritur në mbi 70 mijë, mjedisi ka vendosur që të realizojë një moratorium për ndalimin e gjuetisë. Në këto kushte, ndonëse 15 tetori shënon çeljen e sezonit të gjuetisë, kjo gjë nuk do të ndodhë, për shkak të moratoriumit të ndërmarrë nga Mjedisi.
“Ka ardhur momenti që të mos ngelemi në letra. Qeveritë shqiptare deri më sot janë mbushur me strategji dhe projekte, ku diku janë shpenzuar dhe para. Implemtimi i këtyre projekteve dhe në rastin e mjedisit ka qenë shumë i pakët. Do të mundësojmë edhe mbështetjen financiare të shoqatave. Nuk dua të fsheh që gjejmë një buxhet relativisht të rënduar. Por, pavarësisht këtij fakti mjedisi do të jetë prioritet i Qeverisë Shqiptare “, ka deklaruar Koka
Me ne fund dikush po i del zot ketij vendi te masakruar… Vetem te mos i lene neper letra vendimet.
Lida ,ktij vendi po i del Zot Lefter Koka ??
Prandaj une do ngelem ateiste perjete …mos o perendi te dalin zot ca si ky .
Ka nje dosje penale ky Zoti …qe krahasohet me Toto Riinen …diferenca eshte qe Riina vajti ne burg …ne kte zotin e bem minister .
L.Koka po ankohet per buxhetin e renduar ?????
Uh , Lefter se ti me qorodit fare …po te kujtoj qe ju ishit pesha me e rende e atij buxheti .Ishit si re karkalecesh …kudo ku shkelte ..dora juaj …rendohej cdo gje !
Meqe jemi ne fjale per mirembajtjen e mjedisit …Ju vete personalisht jeni nje plehre e pariciklueshme …jeni nje arme biologjike ..helmuese .
Injektoni korrupsion ,degjenerim ,shembull negativ !
deshe te shkruash bukur por te tradhetoi nje fjale (qorodit)…. hahahahaha ç ore ç si çekiçi hahahahaha
Altini ,uh sa i vemendeshem .
Ndjese per gabimin , me vjen keq qe nuk u duk i bukur komenti .Ne fakt ktu nuk ka bukuri sepse nuk flasim per dashurine …po flasim per LEFTER KOKEN
TRAFIKANT I QENIEVE NJEREZORE !
Mos shiko qimen ne syrin tim …shikoni ata qe zgjodhet per qeverisje .
KLM…… çekiç !
Eshte nje nga masat e vonuara,por shyqyr qe eshte ne programin e qeverise per ta ndaluar kete eksport.Keshtu kemi mundesi te lamime nje pjese te mekateve qe i kemi bere pasardhesve tane.
Bravo zoti Koka ! Ke urimet tona nqs na shpeton nnatyren shqiptare nga shkaterrimi.
Jo do ndalohet por urgjent nje moratorjum dhe te ndalohet prerja e pyjve per nje periudhe te pakten 15vjecare.
Po LSI i ndalon bobo cna ka gjetur ne te shkretet me keta lsiste hajdute me cizme vagabonde rrugace mire thoshin demokratet cdo hiqni ju te zinjte
kesaj i thane prit gomar te bij bar