Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ekuadori bllokon 145 kg kokainë për Shqipërinë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Ekuadori bllokon 145 kg kokainë për Shqipërinë
KronikeLajm i fundit cicerr

Ekuadori bllokon 145 kg kokainë për Shqipërinë

anazapta
Published November 15, 2013
Share
SHARE

Policia e Ekuadorit ka bllokuar dy kontenierë bananesh që transportonin edhe 184,7 kg kokainë të pastër me vlerë mbi 10 milionë euro në treg, ndërsa destinacion i pjesës më të madhe të saj ishte Shqipëria. Lajmi është publikuar në mediet e vendit amerikano-jugor si “eluniverso.com”, apo “elcomercio.com”, të cilave u referohet edhe agjencia prestigjioze “Associaded Press”. Mësohet se janë kryer dy operacione të veçanta, ku agjentët e antidrogës kanë konfiskuar 184,75 kilogramë kokainë, në portin Guayaquil.

“Droga ishte ngarkuar dhe ishte gati për t’u dërguar në Evropë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Ekuadorit, e cila publikoi edhe foto të drogës së sekuestruar. Më tej nënvizohej se konfiskimi i parë ka ndodhur të dielën, gjatë një kontrolli rutinë, kur policia ka vënë re disa shenja te një kontenier me banane, i cili ishte gati për t’u nisur për në Shqipëri. Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ekuadorit vijon me frazën se “në kontenierin që do të nisej për në Shqipëri, u gjetën 125 pako kokainë, me peshë totale prej 145,47 kg”.

Destinacioni edhe i mjetit lundrues ka qenë pikërisht Shqipëria, por dyshohet se vendi do përdorej si tranzit për shpërndarje drejt vendeve të Lindjes. “Menjëherë më pas, në të njëjtin port, qentë e policisë zbuluan 35 pako kokainë, që peshon në total 39,28 kg, e fshehur në panelet e sistemit të ftohjes, në një anije që shkonte për në Qipro” ,tha ministria në një deklaratë. Gjithashtu u bë me dije se janë shpallur në kërkim pronarët e drogës. Ndërkaq, koloneli Vladimir Leon, kreu i Njësisë së Narkotikëve në Guayas, tha se deri më tani, këtë vit, agjentët kanë konfiskuar 27,5 ton kokainë në porte e aeroporte. Por ende nuk janë publikuar emrat e personave që prisnin mallin apo po përdornin anijet dhe kamionët për transport.

Po dje në Itali, u arrestua një 35-vjeçar shqiptar në Siena, me 15 identitete të ndryshme, i cili u kap me një sasi marijuane. Emri i tij nuk u publikua, por karabinierët thanë se ishte prej 10 vitesh i shpallur në kërkim dhe publikuan foto të tij.

anazapta November 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?