Nisur nga bilanci i rëndë i aksidenteve rrugore me pasoja për jetën në të gjithë vendin, strukturat e policisë kanë hartuar një plan masash për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve. Gjatë një aksioni që policia bëri në aksin Elbasan-Metalurgji, në 24 orë janë vendosur 315 masa administrative për shkelje të ndryshme, si mosvendosja e rripit të sigurimit, parakalimi i gabuar, shkelje semafori, shpejtësi apo konsumim i pijeve alkoolike.