Një 35-vjeçar nga Elbasani ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, ku ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje 80-vjeçari me iniciale I. K.
“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.
l.h/ dita