Banorët e komunës së Bradasheshit dalin në protestë dhe kundërshtojnë projektin e Bashkisë së Elbasanit për ndërtimin e një landfilli në këtë zonë. Ata shprehen se projekti rrezikon seriozisht jetën e banorëve që jetojnë atje, pasi fusha e projektuar për depozitimin e plehrave gjendet vetëm 1 km larg pusit, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm. “Jemi kundër vendndodhjes së fushës ku do depozitohen plehrat, rrezikohemi nga ndotja”, shprehen ata. Ata propozuan ndërtimin në Papër të projektit.