Persona të paidentifikuar kanë sulmuar në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit disa vetura të parkuara, duke u marrë pasqyrat me thyerje. Policia tha se nga denoncimi i poseduesve u mësua për dëmtimin e mjeteve “Benz Mercedes” me targa AA851AP dhe “Benz Mercedes” AA484FG, në pronësi të A. H., që i kishte parkuar poshtë pallatit ku jetonte. Kurse në linjën e hekurudhës Elbasan-Librazhd, në lagjen “Emin Matraxhiu”, janë vjedhur 8 pllaka lidhëse të shinave nga persona të panjohur.