Tre vjedhje njëra pas tjetrës kanë ndodhur në qytet brenda pak orësh, me një dëm rreth 800 mijë lekë. Në lagjen “Emin Matraxhiu” janë vjedhur 700 mijë lekë të reja në banesën e Dh. S., 48 vjeç. Kurse në fshatin Katund i Ri, është vjedhur zyra e një magazine me impute bujqësore në pronësi të G. S., 56 vjeç, ku kanë marrë në zyrë 55 mijë lekë nga xhiroja. Në fshatin Çengelaj është vjedhur shkolla 9-vjeçare, ku janë marrë 2 kompjutera, ndërsa ende nuk ka autorë të ndaluar.