Një tentativë e kontrabandës së vajit ushqimor është goditur dje nga Policia e Elbasanit dhe Doganat. Plot 28 mijë litra vaj pa faturë tatimore janë sekuestruar ditën e djeshme në një trajler në qytetin e Elbasanit. Policia bëri me dije se vaji u bllokua ne trajlerin me targa ALAA475IB.
Bllokimi është realizuar pas një hetimi 3-ditor dhe konstatimit se drejtuesit e kompanisë që prisnin vajin ushqimor nuk e kanë zhdoganuar apo të pajisnin ngarkesën me dokumentacionet e rastit në organet kompetente.
Trajner apo trajler?