Një frekuentues i lojërave të fatit ka zgjedhur një mënyrë ndryshe nga të tjerët për të rifituar paratë e humbura: duke grabitur kazinotë. Artur Mehja, 33 vjeç, nga Elbasani, është vënë në pranga sot për vjedhjen e tri kazinove. Vjedhja është kryer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në tri kazino që gjenden në bulevardin “Aqif Pasha”, në Elbasan. Mësohet se 33-vjeçari ka arritur të marrë rreth 600 mijë lekë nga vjedhja në kazinotë “Admiral” dhe Apex”. Sipas policisë, ai ishte frekuentues i kazinove, ku kishte lënë shuma të mëdha parash.
Kazinotë janë një formë e bixhozit. Bixhozi që kur ka lindur, datë që nuk mbahet mend, ka shkatëruar individë dhe familje. Njerëzve që luajnë bixhoz u ka marë koka erë. Mjerë ato familje që kanë një bixhozxhi në gjirin e tyre.