Një person tashmë i identifikuar, ka hyrë fshehurazi në dhomat e sportistëve të lojërave me dorë në qytetin e Elbasanit, duke u marrë sende materiale, veshje dhe lekë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28-Nëntori”, në ambientet e brendshme të Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”, në dhomat e zhveshjes. Nga vetë sportistët, në fund të stërvitjes, u konstatuan se janë vjedhur disa aparate celularë të markave te ndryshme, 5000 lekë, e dy xhupa, në pronësi të J. K., A. H., J. S., të cilët kanë qenë duke bërë stërvitje në pallatin e sportit