Dy femra, njëra prej të cilave e mitur, janë larguar nga banesa pa njoftuar familjet e tyre. Policia e Peqinit njoftoi se ka gjetur pas disa ditësh 35-vjeçaren M. B., banuese në fshatin Bishqem, e cila ka dëshmuar se ishte larguar nga banesa pas një konflikti për motive të dobëta me ish-bashkëshortin e saj Y. B. Po dje është njoftuar largimi nga shtëpia i 16-vjeçares A. A., banuese në Elbasan. Policia e shpalli në kërkim dhe po kryen hetime për gjetjen e saj. Dyshohet se mund të bjerë preh e trafikimit.