Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve ndaloi 4 persona të dyshuar si shpërndarës të lëndës narkotike gjatë 24 orëve të fundit. Të ndaluarit janë Albert Shabani, 33 vjeç, Demir Tafa, 20 vjeç, Bajram Zeqiri, 21 vjeç dhe Gramoz Meçja, 24 vjeç, të gjithë banues në Peqin. Lokalizimi u bë në afërsi të stacionit të trenit, në fshatin Papërr, teksa u kapën me një sasi prej 2 kg lëndë narkotike hashash, që do e shisnin në qytet tek përdoruesit e narkotikëve.