Një krim makabër në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku nëna ka vrarë me thikë në gjumë fëmijën e saj 4 vjeç dhe më pas ka tentuar edhe t’i japë fund jetës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Godolesh të Elbasanit.
Sipas burimeve të policisë autorja e këtij krimi është 26 vjeçarja Nexhmije Dushku, e cila ka goditur me thikë djalin e saj. Pasi ka kryer krimin, e ndodhur përballë fëmijës së vrarë dhe në kushte të rënda psikologjike, ajo ka tentuar që të vrasë edhe veten me thikë, duke marrë plagë të rënda.
Nexhmije Dushku është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit, por shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për mjekim me të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas policisë autorja vuante nga depresioni dhe se ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i vrasjes së djalit të saj. Ndërkohë që kishte 3 vjet e divorcuar nga bashkëshorit që ndodhet emigrant në Angli.
Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me këtë krim makabër. / ORA
mos jepni kshu lajmesh se na hapet barkun ! jepni mo lajme te gezushme se po i coni njerzit ne depresion !
Sipas policise, ajo vuante nga “depresioni”.!!!
I cuditshem ky “depresioni” i shqiptareve dhe “ekspertet” qe e konstatojne ate. A nuk jane, po te njejtet “eksperte”, qe kane me muaj qe nuk gjejne dot vrasesin e bankierit Santo?? Ata qe nuk kapin dot vrasesit ne mes te dites, duan te na sqarojne per depresionet qe po marrin jeten e familjeve shqiptare.
Familjet shqiptare perjetojne tmerrin dhe varferine Migjeniane. Ata nuk dine me se te ushqejne femijet, nuk dine nga tia mbajne. Injoranca dhe babezia e trushkulurve qe na “udheheqin” kete vend, nuk ka kohe te merret me analiza te tilla. Per ta,,,,,diagnoza gjendet shpejt. Depresion.!!
Ky vend i damkosur dhe i perdhunuar nga hajdutet me pushtet, din vetem te mbroje Fullanet dhe Shkelzenet, Argitet dhe Imamet, Ilir Metet dhe gjithe hajdutet e tjere.Shtresat qe kane nevoje per mbeshtetjen e shtetit,iu mbetet vetem “depresioni” dhe litari per te mbytur vetveten,,,pasi kane vrare me pare femijet.
Shqiperia, me kete degjenerim dhe injorance, eshte vetem nje grope gjirizi, ku njerezit hane njeri tjetrin dhe askujt nuk i bie ndermend te shohe te verteten.!!