Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve ndaloi dy persona të dyshuar për drogë dhe vjedhje makinash, njëri prej të cilëve i dënuar dhe tjetri në gjendje të lirë. Emran Dervishaj, 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht të Pogradecit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar në mungesë me 3 vjet e 4 muaj burg, për drogë. Kurse M. K., 24 vjeç, hetohet në gjendje të lirë, pasi u kap me një motoçikletë, me targa DK61127, që rezulton e vjedhur në Itali, në vitin 2010.