Një emigrante 51-vjeçare nga qyteti i Elbasanit rezulton e humbur prej 12 ditësh teksa kthehej nga Belgjika për në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Familjarët kanë denoncuar në polici humbjen e kontakteve me N. P., banuese në lagjen “Aqif Pasha”. Ata kanë deklaruar se gruaja po kthehej nga Belgjika e vetme për në Rinas por më pas nuk kanë arritur dot të kontaktojnë më me të. Policia tha se ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas dhe rrethanat e humbjes, nëse ka hyrë në Rinas, apo është rrëmbyer.