Një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë e tyre mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja ndodhi në fshatin Mlizë, ku një zjarr i rënë fillimisht në kuzhinën e banesës, ka përfshirë më pas të gjithë shtëpinë e familjes Sinani, duke u marrë jetën bashkëshortëve Dhimitër dhe Sanije Sinani. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, por pritet që hetimet e policisë të qartësojnë ngjarjen.