Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Emailet e “CIA-s hije”: Berisha nuk ka aq mbështetje sa thotë, blofon me ndikimin në rajon. Rama dështon në dialog, krijon situata ku asnjë palë nuk fiton
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Emailet e “CIA-s hije”: Berisha nuk ka aq mbështetje sa thotë, blofon me ndikimin në rajon. Rama dështon në dialog, krijon situata ku asnjë palë nuk fiton
AktualitetKronikeKryesorePolitike

Emailet e “CIA-s hije”: Berisha nuk ka aq mbështetje sa thotë, blofon me ndikimin në rajon. Rama dështon në dialog, krijon situata ku asnjë palë nuk fiton

redaktor
Published November 16, 2021
Share
SHARE

 

Në Wikileaks gjenden disa dokumente interesante të agjencisë së sigurisë dhe konsulencës globale, Stratfor, që njihet ndryshe edhe si “CIA hije” e Amerikës.

Mes këtyre dokumentave botuar nga DITA janë disa emaile për Shqipërinë të shkëmbyera në 21 janarin e vrasjes së protestuesve, mes një analisti të kësaj organizate dhe zv.presidentit të saj, Fred Burton.

E-mailet janë shkëmbyer mes tyre në 21 janar me pyetjen “çfarë dreqin po ndodh në Shqipëri“

Analisti njofton se ka disa të vrarë dhe i shpjegon kolegut:

“Shoku, ky Berisha ishte president para anarkisë së vitit 1997 atje. Ai është don-i (shefi) i mafies shqiptare. Shqipëria, përgjithësisht është shtet pa rëndësi. Anarkia është gjithmonë shumë pranë atje”.

Një ditë më pas, në 22 janar, analisti informon sërish shefin e tij, duke i thënë se ai beson se situata do qetësohet me kalimin e ditëve.

Qendra kërkon informacion për ndikimin e Berishës në Kosovë e Maqedoni. Në këtë pikë analisti i Stratfor shkruan:

“Pavarësisht çfarë thotë, përgjithësisht Berisha nuk ka shumë rol në rajon. Ai shihet si model i liderit të vjetër. Por qartësisht, Kosova do të ketë gjithmonë nevojë për mbështetjen e kryeministrit në Tiranë dhe qeverisë atje. Shumë kosovarë mbajnë mend se Berisha i dha një mbështetje të vakët UÇK-së dhe besohet se ka përfituar personalisht duke lejuar ngarkesat me karburant në Serbi dhe Mal të Zi, duke thyer embargon në atë kohë.

Berisha shihet nga shumë shqiptarë si njeri me lidhje të ngushta me Serbinë – një nga kontaktet e tij të ngushta për disa kohë ishte Damir Fazlliç, një personazh me lidhje në nivelet e larta të qeverisë serbe. Berisha nuk mendohet se ka lidhje të forta në Maqedoni; ai e ka të kufizuar edhe ndikimin në Mal të Zi”.

Ndërsa i pyetur për Ramën, analisti raporton:

“Rama është i njohur si kokëfortë dhe deri diku si radikal mes komunitetit ndërkombëtar në Tiranë. Nuk është i mirë në dialog, krijon situata në të cilat asnjë palë nuk fiton. Pavarësisht këtyre dobësive, Rama përfaqëson liderin modern që shumë shqiptarë e kanë shpresuar që prej vitit 1990”.

n.s. / dita

 

redaktor November 16, 2021
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • Saimir says:
    February 21, 2013 at 7:20 am

    Pikes i ka rene !!

    Reply
  • shqipari says:
    January 18, 2014 at 6:16 pm

    Qarte! ne kete toke qe udhehiqte nga injorante burrat e shtetit nuk ekzistojne

    Reply
  • Asnjeansi says:
    April 29, 2016 at 9:20 pm

    Njeri mut, tjetri kak
    Qekben ere qe larg narcista te semure per pushtet

    Reply
  • Alban says:
    April 30, 2016 at 1:03 am

    Po keta qe ndjekin pas Saliun do vrisnin dhe keta shqiptare ne 21 janar?

    Reply
  • edi says:
    November 17, 2021 at 8:09 am

    Mund te vrisnim Ramen ose ndonje nga mbeshtetesit e flakte te tij si puna jote.

    Reply
  • asnjeanesi says:
    November 17, 2021 at 11:34 am

    Rama ia ka kaluar Berishes ne lidhjet me Serbine dhe ne mosnjohjen e pavaresise se Kosoves. Te dy jane agjente te Serbise dhe te Frances, por Rama eshte edhe krejt pa asnje lloj morali njerezor.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?