Serbia ka emëruar të dërguarin e saj të parë në Kosovë, shefin e deritashëm të ekipit negociator për bisedime teknike, Dejan Paviçeviç. Zyrtarët serbë thanë se Paviçeviç është emëruar zyrtar ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë. Paviçeviç tha se puna e tij ka të bëjë me monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes Serbisë dhe Kosovës. Ai hodhi poshtë përshkrimin e postit të tij si “diplomatik”, duke thënë se puna e tij është që të punojnë për interesat kombëtare serbe. Paviçeviç ka thënë për agjencitë serbe të lajmeve se e pret një “punë e vështirë”. Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të vendeve përkatëse në Prishtinë e Beograd është rezultat i marrëvshjes së arritur në takimin e kryeministrave Thaçi e Daçiç në Bruksel. Kosova ka emëruar ambasadorin Lulzim Peci në këtë post. / Kosova.com