PYETJE: Doktor, vazhdimisht shikoj ëndrra të çuditshme. Ato fillojnë duke flirtuar me një zotëri të moshuar, pastaj ato evoluojnë shpejt drejt një pasioni seksual të nxehtë. Zotëria i moshuar nuk është gjithmonë po i njëjti person ( ai mund të jetë një person që e kam parë në rrugë, një person që nuk e kam parë kurrë më parë, ose e kam parë dhe nuk e mbaj mënd, ose një person që e njoh personalisht mirë) Gjëja më e papëlqyer është se ai çdo herë, pa përjashtim, shndërrohet në babain tim.
Jam shumë e shqetësuar. Për këtë kam lexuar dhe e di që quhet “kompleksi i Elektrës”. Në ëndërr, nga pikëpamja seksuale, unë jam tërësisht brenda ngjarjes. Gjithmonë zgjohem kur ëndrra bëhet e nxehtë, pasi kam arritur klimaksin. Ndjehem tmerrësisht e turpëruar. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Babanë, pavarësisht, dëshirës time, që ai përveç shkollimit dhe karrierës, t’u kushtonte më shumë vëmendje edhe aspekteve të tjera të jetës time. Unë e admiroj babanë dhe i besoj atij shumë. Kur mendoj për të, kam dëshirën të kujtoj të gjitha kualitetet e tij të mira. Por, sapo kujtoj ëndrrat e mia, gjithçka shndërrohet, vërtet, në pështirosje.
A ka diçka që nuk shkon me mua, pra, a ka diçka që është gabimi im? Në se ka, cili është gabimi? Unë jam e lumtur me marrëdhëniet që kam me djalin që dashuroj, me të cilin thuajse bashkëjetoj. Kam plot miq e shokë që kujdesen për mua. Në fakultet rezultatet i kam të mira. Nuk kuptoj pse më ndodhin këto ëndrra krejt papritur?. Të lutem më ndihmo! Më orientoni u lutem, se ku mund të kërkoj më shumë, (nuk kam probleme lidhur me gjuhet)? A ka diçka të dokumentuar për këto lloj gjërash? Çfarë është më konkretisht kompleksi i Elektrës? A ka e gjitha kjo ndonjë kuptim tjetër?
Duhet t’u them se me djalin tim, jemi miq shumë të mirë. Unë e dua atë për vdekje, ndonëse, shpërthimi seksual, ndonjëherë, nuk është ashtu siç ka qenë me të dashurit e mi të mëparshëm. Nuk di në se kjo ndodh nga që ne jemi bashkë për dy vjet. Mos vallë jam ftohur unë? Po ato të shkreta ëndrra pse janë kaq të nxehta? Kohët e fundit kam ndjerë gjithnjë e më shumë një lloj apatie seksuale. Më vjen keq dhe të kërkoj falje për gjithë këto pyetje, por nuk di ku të drejtohem tjetër. Faleminderit. Ëndërrimtarja
PËRGJIGJE:
E dashur Ëndërrimtare,
Janë të shumta teoritë që janë përpjekur të interpretojnë ëndrrat. Më të mirënjohurat janë ato të Sigmund Frojdit dhe Karl Jung. Të dy, propozojnë rregulla strikte dhe universale për të zbuluar kuptimin e simboleve dhe ngjarjeve në ëndrrat e një personi. Kompleksi i Elektrës është një nga teoritë e mirënjohura të Frojdit. Ajo ka të bëjë me dashurinë e një vajze për babain e saj dhe dëshira që ajo ka për të vrarë nënën. Karl Jungu shkroi për imazhet dhe arketipat. Në këto rreshta, fare shkurt, do të përpiqem të sjell pikëpamjen më të re për shpjegimin e ëndrrave. Për më shumë informacion do të rekomandoja të lexonit “ The Interpretation of Dreams” të Frojdit dhe veprat e Jung ”Dreams” dhe “Memories, Dreams, Reflections”
Shumë ekspertë modernë të ëndrrave besojnë, se interpretimi i kujdesshëm i ëndrrave mund të bëhet vetëm nga ai ose ajo që i shikon ëndrrat. Ann Faraday thotë: “udhërrëfyesit më të sigurtë për kuptimin e ëndrrave janë ndijimet dhe gjykimet e vetë personit që shikon ëndrrën, i cili, thellë brenda vetes, e di kuptimin e ëndrrës”. Ëndrrat përfshijnë mendimet dhe ndijimet më të thella e më të brendshme, lidhur me frikërat, shqetësimet, konfliktet dhe probleme të tjera, me të cilat personi nuk vendos të merret kur është i zgjuar.
Ju duhet të dini, se ëndrrat që shihni e mbartin një mesazh. Davaritja e mjegullës dhe qartësia mendore që vjen pas interpretimit të tyre, do t’u çlirojnë nga shqetësimi emocional. Kjo gjë, me siguri, do ta pasurojë jetën tuaj
Ëndrra përfshin një simbolizëm që ndonjëherë është konfuz, dramatik dhe me humor, siç ndodh në rastin tuaj. Interpretimi i ëndrrave do të ishte i lehtë, në qoftë se do ta kuptonim ëndrrën si një kopjim të drejtpërdrejtë. Për të gjetur tek ëndrra një mesazh, Ann Faraday, sugjeron të merrni në konsideratë të gjitha hipotezat që ju mendoni se kanë të bëjnë me kuptimin e imazheve dhe situatave në ëndërr. Këtë duhet ta bëni deri sa të gjeni hipotezën më të besueshme, që u duket se është më e drejta. Gjetja e kësaj të vërtete, u jep ndjesinë që ngjan me atë që provoni kur papritur kujtoni diçka që thuhet se ka qenë në “majë të gjuhës tuaj”. Mbani mënd, ëndrra është një mesazh personal që ia jepni vetes kur jeni duke fjetur, sepse mëndja e juaj e zgjuar nuk e dëshiron ose nuk është e aftë ta pranojë atë mesazh. Por, gjithsesi, mesazhi që vjen në ëndërr është pjesë e procesit tuaj mendor, ashtu siç është çdo mendim dhe kujtesë tjetër e juaja.
Fakti i apatisë seksuale që karakterizon marrëdhëniet me dashnorin tuaj, më nxit të mendoj se ëndrrat që ju shihni janë përpjekje që t’u ndihmojnë, pra, të merreni më seriozisht me jetën tuaj seksuale. Kur ju shkruani “apatike”, unë mendoj pasive. Dhe ëndrrat që shikoni u thonë të bëheni aktive për gjithçka që u shqetëson në marrëdhëniet tuaja. Mbani parasysh, se karakteret në ëndërr nuk përfaqësojnë gjithmonë ata që janë në jetën e vërtetë. Disa shkencëtarë thonë se çdo person në ëndrrat e tij, në të vërtetë, është vetia e tij. Ata sugjerojnë që ju ta rivizualizoni ëndrrën në kokën tuaj dhe ta vendosni veten në rolin e të gjithë protagonistëve kryesorë të ëndrrës, herë të njërit herë të tjetrit.
Ju duhet ta analizoni ëndrrën me veten tuaj!. Ju mund të bisedoni me shumë njerëz, të trajnuar dhe të pa trajnuar, në përpjekje për të marrë prej tyre kuptimin e ëndrrës tuaj, por kjo nuk do ketë sukses. Të jeni e sigurtë, se përgjigjen më të drejtë për kuptimin e ëndrrës tuaj do ta jepni vetëm ju. Mund të duhet pak punë deri sa të arrini ta kuptoni dhe të veproni në këtë drejtim, por, tashmë, i kemi të gjitha të dhënat për ta bërë këtë.
Për më shumë informacion lidhur me punimet e autores Ann Faraday, ju mund të lexoni “Dream Power” e botuar nga Berkeley Medallion.
Paç fat e shëndet dhe ëndrra sa më të bukura.
Doktori
******
Marrë nga arkiva e gazetës / Rubrika e përjavshme e Dr.Harxhit në DITA.
Botuar për herë të parë 08 Mars 2013. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
Foto shoqëruese: Elektra në varrin e Agamemnonit, Frederic Leighton 1869
Pershendetje kam par ne enderrr sikur shum njerez po kercenin jasht portes se shtepis time dhe un isha e ulur dhe nuk doja te kerceja vjerra ime erdhi bashk me nje shoqe dhe kishin bler ca gjera u futen ne shtepi njerzit kercenin
do te realizohet ajo deshire ,ender
Ah, ja fute vjerres d.m.th.! Virusi paska hyre permes vjerres dhe shoqes se saj tek ju! Po qe se s’ben shaka me endrren, merr ne tel. 127 dhe lajmero per virusin qe ju solli vjerra dhe shoqja e saj!
Endrrat e nates janë shqetësimet e ditës. Fiksojeni kete postulat!
Qetesohuni, largojini shqetesimet , qe u mundojne në punë, në shkolle, në shtëpi dhe do te keni gjume te kenshëm, pa ëndrra ose me ëndrra te bukura.
Mblidhni mendjen, që do të thotë, ndajeni mendjen, vendosni, perqendrohuni!
Tek humanet ka dy aspekte te vemendjes: perqendrimi dhe shperndarja. Perqendrimi i jep shendet trupit, e bën me te kujdesshme sjelljen e njeriut dhe ne marrjen e vendimit eshte rezultativ.
Perhapja, shperqendrimi i vemendjes e ben kaotike veprimtarine dhe sjelljen e njeriut. Ketu eshte aresyeja e endrrave te keqia, per shkak se ne koren e trurit gjate gjumit pulsojne shume vatra nxitese ne gare me njeratjetren per shkak te mosperqendrimit te vemendjes gjate dites…
Perqendrimi kerkon mund, edukim, lodhje, praktike, por nuk eshte nje pune e paarriteshme.
Mblidh mendjen!
nuk ma merr mëndja se gjithçka përqëndrohet në këtë thënje shumë të shkurtër dhe jashtëzakonisht të thejshtë
“Endrrat e nates janë shqetësimet e ditës”
sepse ashtu si dhe unë,ti ke parë ëndërra që nuk kanë lidhje as me ditën e as me natën,por kanë lidhje dhe me një të shkuar të largët,aq të largët që vetëm ëndërra jua,na i sjell në “mëndje”!!po të përpiqemi të kujtojmë ngjarje aq të largëta në kohë,nuk jemi në gjëndje ti kujtojmë me saktësi!!
gjithashtu ëndërra nuk është vetëm ajo që “shohim” ose më mirë kujtojmë kur jemi zgjuar!!
njeriu shikon ëndërra pothuajse tërë natën,por vetëm pak prej tyre,ndoshta asnjë nuk e kujtojmë!!
prandaj nuk mund ta thjeshtësojmë në një fjali të thjeshtë “Endrrat e nates janë shqetësimet e ditës”!!
truri përveç punës që bën në drejtimi e gjithë veprimtarisë tonë të vetdijshme e të pavetdijshme,ai ka dhe arkivin e tij!pra të ndarë në arkiv të vullnetshëm e të pavullnetshëm!!të vullnetshmin e thërrasim sa herë të duam,të pavullnetshmin na e nxjerr vetë truri kur ai do!!nuk ja kam idenë përse ndodh kështu,por kështu ndodh!!një nga vëndet ku shfaqet arkivi i pavullnetshëm është gjumi!!janë ëndërrat!
doktori e shpjegon mirë gabimin që ka bërë kjo grua kur e përcakton si kompleks të elektrës!!
Nje shoku im i vjeter tha:
“Para se te lexoja Frojdin nuk me kishte shkuar ndonje here ne mendje te qija nenen time”.
Shkrimi qenka nxjerre nga arkiva dhe i perket keshtu vitit 2013! Megjithate duhet thene, shpjegimet e Frojdit ne kete drejtim kane sjelle vetem coroditje, sepse Frojdi e lidhte cdo gje me epshin dhe aktin seksual, cfare shihet edhe ne pergjigjen e Dr. Harxhit, i cili “na gjeti” se vajza ne fjale na qenka e pakenaqur teresisht ne partnerin e ri!
nivele te kenaqeshme idiotesie
per nji shoqeri bastardesh te semure nga cdo drejtim
—
per kto jeni te afte ju .
prandaj ka degjeruar ne ate far feje ajo turme ne ate vend
vaksinoni turin o te cmendur perpara e te behet teper vone
Eshte deshire qe vjen nga jeta sexuale tende pasi ke ndruar shume partnere ke deshire ta provosh me babane sepse edhe ai mashkull eshte ,keshtu e sheh ti.Eshte ndikim edhe I propogandes sexuale te incestit.
Endra jane,ca dalin e ca s’dalin.Cdo njeri i sqaron endrat sipas asaj qe njeh.AsFrojdi as Jungu nuk mund te jene shterues ne mendimet qe japin.
Shpjegimet e Frojdit sot konsiderohen spekullime jashteshkencore te tejkaluara e te vjeteruara.
Madje dhe ne te gjalle te tij ai nuk u mor seriozisht ne SHKENCE, sic provohet nga fakti qe ne te gjalle te tij ishin marre rreth 250 cmime Nobel per shkence por atij nuk ia dhane kurre ate cmim per shkak te karakterit jashteshkencor te hipotezave te tij qe mbeten te paprovuara shkencerisht edhe sot, nje shekull pasi i krijoi.
E vtemja gje qe nuk mund t’i mohohet ishte proza e tij shume e bukur gjermanisht.fatkeqesishtper fat coroditese) qe ai pati mbi artistet e shkrimtaret qe e perqafuan idene e tij
Shkrimi (pyetja dhe komentet) jane pasqyre e gjendjes depresive intelektuale, ekonomike dhe emocionale qe po kalon vendi dhe populli yne.
Më mirë me vra njerzit që pëhapin ëndrra e bëjnë seks me prinderit,gjynahë të vrasësh dreqin ,para këtyre .
Jam i sigurtë se dhe një zog të vras më dridhet dora ,por për këto gjëra jo ,vetëm do jem i lumtur .
Këto reklama jan vetëm helm për edukimin e shoqërisë njerzore ,jan spekulim me ëndrrat ,çfar mendon , ndodhë e dëgjon njeriu në shoqëri e shikon në ëndërr ,Frojdët halmatisës ,dëshirat e gojës e të bythës të njeruiut NUK NGOPEN KURR në thelb kërkojnë të mipjnë trurin e njeriut ,ti dehë të mos njohë njeriu ,njerinë ,familjen e gjakun e vet .
Njerin e sotëm synojnë [/.ë[////ççç/ta bëjnë të sëmurë mendërisht e shpirtrisht me instikte kafshërore ,në fakt disa kafshë nuk bëjnë sekse me gjakun e tyre me prindërit vllezrit e motrat e tyre ,.Pra në thelb kapitalizmi është zhfrytëzim ,helm ,helm për popullin .
Pikrisht i tillë është dhe ky shkrim i G. DITA që nuk duhet të dalë para opinjonit si rubrikë ëndrrash të helmatisura e sofistikuara nga shtypi ,medjat dhe Adem Harxhët e arkivat lapanjozë,kapitaliste për të çoroditur e vënë në gjumë njerzimin .
Ëndrrat ,fati ,kan qëllim të handakosin karakterin e njeriut ,nuk e ndihmojnë individin , familjen e njerzimin për ecur përpara ,por e kthejnë mbrapësht te njeriu i botës egër që jetonte në majë të pemës ,që jetonte i vetmuar pa asnjë kulturë nga pikpamja mendore e gjuhësore .
Çfar SHOQËRIE ka njeriu,ato sjellje kod moral do rregjistrohen në mendjen e njeriut ,individit .
KJO varet krejtësisht ,krejtësisht ,krejtësisht ,krejtësisht ,krejtësisht nga shoqëria që jetojmë e ndërtojmë .e do të pastërt të pastërt do ta keshë ,e do të degjeruar kafshërore do ta keshë.
Në shoqëri lindin dhe rregjistrohen virtutet zakonet e mira apo të këqia ,në mendjen e njerzve .Themeli i një kombi është edukimi i shoqërisë njerzore që fëmijë.
Të rrisim shëndetëshëm një fëmijë ,një familje ,një shoqëri ,kjo është bukuria dhe thesar me kapak ari për njerzimin.
Shkrime të tilla dëmtojnë trurin e ati që i drejtohet ,atyre që i dëgjojnë dhe vetë ata që i shkruajn e krijojnë,pikrisht është dhe ndikimi inçestit në familje i dënuar nga ligji që duhet të ashpërsohet .