Duke ndjekur një polemikë në TV dëgjova Preç Zogaj që vuri në dukje me mjaft kujdes e ndrojtje që s’duhej harrue fakti që Basha në ditën e vrasjeve të 21 janarit ishte Ministër i Brendshëm dhe brenda në Kryeministri, prezent në vendin e ngjarjes. Zoti Neritan Ceka menjëherë dhe me një zell të madh, i alarmuar u mundua të bëj zhurmuesin tradicional e stereotip blu të PD-istëve. Iu kundërvu Zogajt duke i thënë që s’duhet spekulluar e përfituar nga një fakt i së kaluarës, “të mos i kthehemi të kaluarës që tashmë është një histori”.
E pabesueshme!! Si mundet kaq lehtë të anashkalosh e të quash histori një vrasje kaq makabre kur kufomat nën tokë janë akoma në fazën e parë të dekompozimit. Si mundet që ky historian dhe bir historiani të jetë vet kaq i dekompozuar moralisht që të marrë në mbrojtje anën e kriminelit. Lind pyetja: A ka zoti Ceka vallë në historinë e tij personale gjëra të tilla të errëta që tashmë janë të shkuara?. Mos harro zoti Ceka se 2 vjet nga dita e vrasjeve të 21 janarit janë baraz me 2 minuta në historinë e kombeve dhe jo histori mijëvjeçarësh poçesh arkeologjike. Siç kërkon enët e antikitetit për të bërë historinë e kombit ashtu duhet kërkuar më fort akoma drejtësia e vrasjeve të 21 Janarit për të bërë historinë e moralit të kombit.
Dërguar në adresën: [email protected]