Më e bardhë. Më e re. Raciste dhe seksiste. Më pak e pabarabartë në ndarjen e të ardhurave, “socialdemokrate” në taksimin progresiv. Më e sigurt në lidershipin e ekonomisë botërore. Kështu ishte Amerika kenediane 5 dekada më parë në krahasim me atë obamiane sot
Në ekonomi, në raportin midis klasave sociale, brezave, sekseve dhe etnive: viti 1963 na jep fotografinë e një kombi të panjohshëm amerikan, ndaj edhe të një ëndrre të papërsëritshme.
Në vitin kur vdes presidenti John F. Kennedy, Shtetet e Bashkuara, popullohen nga 189 milionë banorë, rreth 140 milionë më pak nga sa janë sot. Mesatarja e jetëgjatësisë nuk i kalon të 70 vjetët, ndërsa sot shkon mbi 80. Borxhi publik federal peshonte të paktën 47% të PBB atëherë, përkundër 109% gjysmë shekulli më vonë. Por e dhëna më domethënëse është kjo: në vitin kur vdes JFK, një shtëpi e re blihej për rreth 19.000 dollarë, ndërsa sot një familje e shtresës së mesme mund ta blejë atë për 320.000 dollarë.
Niveli i papunësisë në fillim të viteve ‘70 ishte me 5% dhe mesatarisht një të papuni i duheshin të paktën 4 javë për të gjetur një vend të ri pune. Kina ishte e papërfillshme, madje as konkurrenca e Japonisë nuk ishte një kërcënim në horizontin amerikan. Minierat dhe industria e rëndë, impiantet kimike dhe të gjithë sektorët tradicionalë ku punonin jakat blu, gëzonin një supermaci botërore.
Por SHBA-ja e Keneddy-t ishte e dhunshme dhe e ashpër në aspekte të tjera. Mjafton të shihni rolin e barazisë së tatimeve. Në vitin 1963, norma marxhinale e tatimit mbi të ardhurat ishte 77% një nivel i “suedez”, sot ndalet në 37%. Tatimi mbi fitimin e korporatave ishte me 50%, ndërsa administrata Obama ka trashëguar një normë prej 35%.
Kur industrialistët e çelikut silleshin si një kartel dhe rrisnin çmimet në një nivel të “padëshiruar”, në Shtëpinë e Bardhë, demokrati J.F.K. thërriste më të mëdhenjtë e kapitalizmit dhe i kërcënonte, i shantazhonte me hetime nga FBI e i detyronte në një kapitullim poshtërues.
Me mbërritjen e Obamës, Amerika shënohet nga tridhjetvjeçari i neoliberalizmit. Obama që nga viti 2009 ndjek një normativë që redukton pushtetin e bankave të mëdha në Wall Street. Në këto 50 vjet është zhdukur nga skena një protagonist i jetës sociale dhe politike: sindikata.
Me 12 milionë të papunë , fuqia blerëse e familjeve amerikane është gozhduar në të njëjtin nivel në të cilin gjendej edhe dhjetë vjet më parë. Paga mesatare në Amerikë është 46 mijë dollarë bruto në vit. Në këmbim, sot 10% e popullsisë në Shtetet e Bashkuara zotëron 80% të të gjithë pasurisë financiare, një përqendrim më tipik për kombet me emergjenca sesa për ato të avancuara.
Por nëse ka humbur kohezionin social, homogjenitetin e klasave, sigurinë ekonomike, Amerika e Obamës ka fituar në diversitet dhe të drejta. Censusi federal në vitin 1963, në kutizën mbi populllsinë hispanike, shkruante: “E dhënë e padisponueshme”. I vetmi minoritet etnik që regjistrohej rregullisht ishin të zinjtë, 10.5% atëherë, 13.7% sot. Hispanikët dhe aziatikët ishin entitete të lëna pas dore.
Në erën kenediane, të bardhët përbënin 90% të popullsisë së përgjithshme, sot janë më pak se 60% dhe janë në minorancë në të gjitha metropolet e mëdha, nga Nju Jorku në Los Anxheles.
Gra, të zinj, gei, jetonin shumë më keq nën hijen e legjendës kenediane. 42% e afro-amerikanëve jetonin në kufirin e varfërisë absolute dhe para se të hynte në fuqi “Civil Rights Act” shumë prej tyre nuk kishin as të drejtën e votës.
Betty Friedan publikonte “Mistika dhe feminiliteti” pikërisht në vitin 1963, një manifest i lëvizjes feministe. Jacqueline ishte një model i Zonjës së Parë që jepte leksione stili dhe hijeshie, por askush nuk do të kishte ëndërruar për të një të ardhme politike si ajo e Hillary Clinton./ D.Gjuzi
E megjitheate U.S.A me vete dije po e leshojne vendin e PRIMATIT ne ekonomine boterore ,kurse ate POLITIK u duhet nje kohe e gjate qe ta leshojne .
Ne fakt po shkohet drejt barazive etnike ,por ajo cka te ben pershtypje eshte se ;
Ne U.S.A per 40-45 vjet rresht qe nga fillime t e viteve ’70 po vjen emigracioni BOTEROR me FSHATAR ,me I PACIVILIZUAR,,me se shumti nga vendet HISPANIKE dhe nga ato AZIATIKE dhe ARABE ,te cilat per mua sjellin kulturat me te PAKULTURUARA ,te cilat do te jete veshtire qe te SUNDOHEN NGA TE bardhet qe dikur ne epoken KENEDIANE ,benin ligjin si ne KUPOLE por edhe ne RRUGE .
Sot ne U.S.A shikon keto rraca me ngjyre qe kerkojne PASAPORTEN E PERSEKUTIMIT ,keto rraca per mua INFERIORE jane ato qe me se shumti perfitojne FOOD STAMP-et ,INSURANCAT MJEKSORE,te drejten per tu punesuar dhe nuk jane pak por jane 50 milion te tille qe i perfitojne keto BENEFITE ,ku te vetmen detyre GRATE e ketyre rracave jane te derguar nga ALLAHU dhe BUDA apo KRISHTI SPANJOLL qe te pjellin ne cdo vit qe te permbysin raportet DEMOGRAFIKE qe tani duket se e kane marre RROKULLIMEN .
Emigracioni i pa-ligjshem sidomos se fundi ai LATIN ,QE PO E SHPERFYTERON krejt raportin demografik ,kerkon me cdo kusht LEGJITIMITETIN ,KERKON te marre GREEN CARDIN kur emigranteve ILEGALE europiane KY legjitimitet u zgjatet deri ne 10-15 vjet ,pikerisht per te ndalur VALET emigruese te tyre sepse dihet qe shumica e europianeve \nuk jane ne USA per te bere punet e rendomta .
Per ata qe kane emigruar heret ne USA thone qe ditet e lumtura tani kane kaluar dhe kujtojne kohet e shkuara kur lengojne ne MJERIM .