Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Erdogan kërcënon Gjermaninë: Do hakmerremi nëse nuk tërheq rezolutën për Armeninë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Erdogan kërcënon Gjermaninë: Do hakmerremi nëse nuk tërheq rezolutën për Armeninë
Lajmi i fundit

Erdogan kërcënon Gjermaninë: Do hakmerremi nëse nuk tërheq rezolutën për Armeninë

Elton Tafaruci
Published June 9, 2016
Share
SHARE

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdgoan, ka kërcënuar se Turqia do të hakmerret ndaj Gjermanisë, në rast se kjo e fundit nuk do të tërheqë rezolutën e miratuar në dhomën e ulët të Bundestagut, e cila njohu si gjenocid vrasjet e 1.5 milionë besimtarëve të krishterë armenë në vitin 1915 nga Perandoria Osmane.

Kreu i Shtetit nuk tha se në cfarë mënyrë do të vijë kundërpërgjigjia e Turqisë, por theksoi se Gjermania duhet të tërhiqet nga veprime të cilat nuk i shërbejnë zhvillimit të marrëdhënieve mes palëve.

“Përpara së gjithash, më duhet të them se Gjermania duhet të tërhiqet nga kursi i saj i gabuar kundrejt Turqisë. Nëse nuk do të ketë një reagim mbi këtë cështje, ne sigurisht që të do rikonsiderojmë pozicionin tonë dhe mund t’iu them që do të ndryshojmë politikat tona.” Ishin fjalët e Erdogan.

Ende nuk dihet se cila mund të jetë kundërpërgjigjia e Ankarasë zyrtare, por për t’u theksuar është fakti se palët janë mjaft të lidhura mes tyre e sidomos në sektorin ekonomik.

Turqia është vendi në të cilën Gjermania eksporton më së shumti, teksa gjatë vitit të shkuar eksportët prekën shifrat e 13.4 miliardë dollarëve. Gjithashtu, në Gjermani jetojnë më shumë se tre milionë persona me origjinë turke.

Elton Tafaruci June 9, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Darius says:
    June 9, 2016 at 2:27 pm

    ik o trap…..o Erdogan
    ik pi ndonje ilac.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?