Rezoluta e planifikuar e Bundestagut për masakrat ndaj armenëve, sipas mendimit të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan do të kthehet në një test rezistence për raportet me Gjermaninë. Erdogani tha në Izmir se kishte telefonuar për këtë me Kancelaren Angela Merkel.
Nëse rezoluta do të miratohet sipas planit të enjten, “kjo natyrisht që do t’i dëmtonte marrëdhëniet e ardhshme diplomatike, ekonomike, të biznesit, politike dhe ushtarake midis dy vendeve – ne të dy jemi edhe anëtarë të NATO-s”, tha Erdogani. Aktualisht, tha ai, marrëdhëniet bilaterale janë në “një nivel shumë, shumë të lartë”.
“Pa bazë dhe e padrejtë”
Bundestagu do të miratojë të enjten një rezolutë të përbashkët të partive unioniste, të SPD dhe të Gjelbërve, e cila e kategorizon si gjenocid vrasjen masive, deportimin e armenëve në Perandorinë Osmane.
Sipas vlerësimeve, para rreth 100 vjetësh jetën e humbën midis 800.000 dhe 1,5 milionë pjesëtarëve të këtij minoriteti të krishterë. Turqia shpreh keqardhje për këtë, por e kundërshton rreptësisht kategorizimin si gjenocid.
Më parë, edhe kryeministri turk, Binali Yildirim u ankua në një telefonatë me Kancelaren për “gjykimet pa bazë dhe të padrejta” të rezolutës së planifikuar, siç bëri të ditur zyra e Kryeministrit turk.
Qeveria turke, i gjithë vendi dhe miliona turq në Gjermani e ndjekin me shqetësim zhvillimin, ka thënë Yildirimi. Ankaraja pret nga qeveria gjermane dhe nga Bundestagu një “qëndrim me respekt”. Merkeli e pati marrë në telefon Yildirimin për ta uruar për emërimin e tij si kryeministër.
Koalicioni qetëson
Përfaqësues të koalicionit qeveritar në Berlin po përpiqen tani të qetësojnë. Nuk bëhet fjalë që të dëmtohen marrëdhëniet midis të dyja vendeve, tha drejtuesi ekzekutiv i Grupit Parlamentar unionist, Michael Grosse-Brömer në Berlin.
“Shpresoj që kjo edhe të kuptohet kështu”. Askush nuk duhet të ulet në bankën e të akuzuarit, as edhe qeveria aktuale turke. Në një votim provë në Grupin Parlamentar unionist, rezoluta u pranua me një votë kundër dhe me pesë pro.
Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të SPD, Thomas Oppermann theksoi që rezoluta për Armeninë të mos keqpërdoret për një konfrontim me Presidentin Erdogan.
“Dëshiroj t’i paralajmëroj nxitësit në debat që të mos e teprojnë shumë”, tha Oppermann. Bundestagu synon të “konstatojë të vërtetën historike” të gjenocidit ndaj armenëve, tha ai.
Dyert e Vatikanit deri tek edhe arkivat sekrete te tij jane te hapura per kedo ne baze te rreguullave te tyre….Por, ne radhe te pare duhet vullnet shteteror, dhe ne radhe te dyte duhet kurajo per te mposhtur ankthin e inferioritetet, qe vjen si rezultat i identitetit te dyzuar.Ajo çka i shpetoi koleres turke, dhe me pas asaj komuniste dhe berishiste ,ndodhet aty”…Një studiues i njohur arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe një studim të mrekullueshëm për “Perikopenë e Ungjillit” nga shek.XIV, me grafema greke e fjalë shqipe, i kishte pohuar gjuhëtarit tonë të famshëm Eqrem Çabejt, se ishte në rrugë të mirë të gjente një dorëshkrim më të vjetër se “Formula e pagëzimit” dhe se “Meshari”. Për fat të keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur të zbulonte dokumentin apo dorëshkimin në fjalë. Një pohim të ngjashëm e bën edhe studiuesi i njohur tjetër arbëresh, Zef Skiroi. Ne, duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë, që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf. Autori shënon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorëshkrimin.
Për herët të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri më tani), në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk meren vesh fare me popujt tjerë” (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus).
Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre”….Perpos ketyre fakteve te dokumentuara tashme, diskutohet qe shqipja eshte shkruar edhe para periudhes kristiane, por me germa jo latine…!!!….