Ndonëse ata i njohim prej kohësh si çift, nuk ka shumë muaj që e kanë marrë vendimin për t’u martuar. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, do të martohet këtë korrik, me avokaten sharmante Ajola Xoxa, të cilën e kemi njohur fillimisht si personazh televiziv. Çifti simpatik jeton prej më shumë se shtatë vitesh një bashkëjetesë të lumtur, e cila do të kurorëzohet me martesë më 5 korrik të 2014-s në Gjirokastër, qytet të cilin të dy e duan shumë. Ai është deputet i zonës, ndërsa ajo mendon se Gjirokastra është vendi ideal për të kaluar pushimet. Kjo është arsyeja kryesore pse kanë zgjedhur që celebrimin e dashurisë së tyre ta bëjnë në qytetin e gurtë. “Nuk ka lidhje me politikën. Mendoj që është mirë që të gjithë të shkëputemi pak një fundjavë atje. Nuk besoj se do të bëj pushime mjalti”, ka thënë Erion Veliaj një javë më parë, në rubrikën e Mira Kazhanit. Miq të afërt të çiftit thonë se, megjithëse duken të shkujdesur, të dy kanë filluar të mendojnë seriozisht për organizimin e ceremonisë.
Urime Erjon, martese te gjate e me shume kalamaner.
Urime cifti!Jeni njeri me I mire se tjetri!!!!
Ministri me i mire i qeverise Rama, energjik, njerezor, efiçent.
Urimet me te mira per nje jete te lumtur dhe te begate!