Paraditja e djeshme u shoqërua me një lajm, i cili kishte të bënte me një sasi eksplozivi të vendosur në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Eksplozivi u kap ndërsa Dervishi po futej në godinën e Kryeministrisë për një takim. Lajmi u bë lajm. Reagon Erla Mëhilli, jo në foltoren e partisë, por atë të Facebook-ut. Ajo e komenton situatën me këto fjalë: “Qeveri spektaklesh që nga dita e parë e deri sot. Shoumena të paparë”. Reagon menjëherë Gent Strazimiri me komentin e tij: “Në këto 90 ditë kanë rivënë në skenë “Partizanin Meke”, “Shokun Martin” dhe e fundit sot “Arturo Ui”… shikim të këndshëm…” këta të dy po të bashkoheshin bashkë në një film do të bënin namin e do të thyenin rekorde me skenarin dhe personazhet që kanë në mendje… Provojnë mbase ju del më mirë se sa partia!