SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje Dita! Më ngacmoi pak pyetja që vinte në Dita si kryeartikull: ‘A është gati Shqipëria që të arrestojë Berishën?’ Në fakt, aty, nuk ka ftesë për mendime apo opinione të lexuesve a dikujt tjetër, sepse përgjigja pyetjes i është dhënë qartë e saktë nga profesionistë, gazetar e opinionist, të cilët i falenderoj shumë. Por, nëse opinioni im mund të duket si zgjatim, në vazhdën e këtyre opinioneve, në optikën time, do përgjigjesha: PO, Shqipëria i ka kushtet dhe detyrimin karshi popullit dhe ligjit që ish-kryeministri Berisha të dalë përpara drejtësisë për t’u ballafaquar me të gjitha akuzat që kemi dëgjuar e listuar që nga viti 1996 që organizoi vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare, duke rrahur e gjakosur opozitën, e deri te vrasjet e katër protestuesve më 21 Janar të vitit 2011.
Unë dua të futem tek ato zëra që nuk ka asnjë pengesë, as nga ana e bërjes së ligjeve, sepse ato janë, as nga ana njerëzore e profesionale e gjyqtarëve, sepse ka prej tyre që janë të aftë e të përgjegjshëm.
Populli do drejtësi. Sajesa, jemi apo s’jemi gati, nuk duhet dëgjuar. Është koha më optimale që drejtësia të ketë në ‘polifoton’ e saj dosjen e Berishës të mbyllur me dy fjalë të vonuara, por të shumë pritura nga të gjithë, ‘vendimi i formës së prerë’. Nuk e di kur do të jetë kjo ditë! Shpresojmë shpejt. Marku, Pukë.
Madje,nese nuk del pikerisht ne kete kohe para drejtesise,jam i mendimit se Berisha nuk ka per te dhene kurre llogari per krimet e tij.
Amon me laa , sa mo shpejt , qe te shpetojm nga e keqja e modhe sb.