Berisha nuk ka shumicë. Shumicën e ka bërë me votat e LSI-së. Dhe votat e LSI-së u morën me parullën “Berisha IK”. Në këto kushte Berisha e ka mandatin e dytë, të pambështetur në votën popullore. Në 2013, kujdes. Nuk bëhet më fjalë për lojëra me Metën. Si Meta si Berisha janë zhytur në krime penale dhe ekonomike. Është çështje mbijetese dhe më shumë se kaq. Nëse bien nga pushteti, janë dhjetëra aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë që mund t’u bëjnë presione të gjithëfarësojshme me atë dosje kriminale që kanë të dy. Dhe mund t’i rrasin dhe brenda ose më keq se kaq. Ndaj përpjekjet për të fituar qoftë edhe me dhunë, një mandat të tretë jashtë vullnetit popullor nuk do mungojnë.
Email nga adresa: [email protected]