Misioni i EULEX-it do të ndryshojë kompetencat. Ai pretet të luajë rol monitorues dhe jo ekzekutiv siç është duke bërë tani. Qeveria e Kosovës thekson se vendorët duhet të jenë zot në shtëpinë e tyre dhe është e gatshme t”i marrë komptencat dhe të mbusheë boshëllëkun që do lëjë EULEX.
Javën që vjen, Kuvendi do të ketë në agjendë të shqyrtimit zgjatjen e misionit të ristrukturuar të EULEX-it. Ministrja e Integrimeve Evropiane ka thënë për RTK-në se deri atëherë pritet të ketë një marrëveshje me BE-në për strukturën e misionit, ku pala kosovare po insiston që të ketë në përgjegjësi kompetencat në fushën e drejtësisë. Ndjekim një deklaratë të ministres Çitaku.
“Ne presim qe kjo çeshtje të përmbyllet ne javën e ardhshme per shkak se kuvendi duhet te votoj për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe ndryshimin e mandatit të tij, para se ne të futemi ne zgjedhjet parlamentare”, tha ministrja e Integrimeve, Vlora Citaku.
Se cilat do të jenë kompetencat e misionit evropian për sundimin e ligjit EULEX në Kosovë, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, tha se do të bëhen të ditura ditën kur edhe do të votohet për ndryshimin e mandatit dhe vazhdimin e tij. Çitaku paralajmëroi se pas shumë diskutimeve kanë arritur në fazën finale.
Mendoj se drejtesia duhet te bazohet ne parimin e kuorumit me short; absolutisht te mos largohet administrata e huaj, por edhe te perfshihen shqiptaret ne vendimarrje dhe dhenie verdiktesh! Rendi, mbrojtja, politika e jashtme, ekonomia dhe financat te kalojne teresisht ne kompetence te shqiptareve me konsultim fakoltativ te Eulex!