Letonia po bëhet gati për të përdorur Euron në Janar të vitit 2014. Qeveria në Letoni është duke bërë përpjekjet e fundit në mënyrë që të plotësojnë të gjitha kriterët e Mastrihtit për t’u bërë pjesë e Eurozonës. Shteti Balltik do të bëjë një kërkesë zyrtare pranë Bashkimit Europian këtë muaj për të marrë dritën jeshile për adoptimin e Euros. Por politikanët letoneze nuk gëzojnë mbështetjen e qyteterëve të tyre, të cilët duan të mbajnë paranë kombëtare. Letonia ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj nën regjimin sovjetik. Për pesë dekada i’u imponua rubla. Letonezët janë duke përdorur paranë e tyre, Latsa, që prej vitit 1993. Qeveria ka ndërmarrë prej disa kohësh një fushatë për prezantimin e Euros dhe raportimet në mediat lokale kanë pasqyruar opinione pro dhe kundra. Analistët sugjerojnë se ky skepticizëm i ka bazat tek mosbesimi i qytetarëve tek politikanët. Sondazhet tregojnë se vetëm 10 % e letonezëve kanë besim tek politikanët, qeveria dhe parlamenti. Desha të vë në pah paradoksin: Ata qe kane mundesine per te qene ne euro ,nuk duan. Ndersa ne qe nuk na qas njeri jemi te gatshem te vendosim euron. (!)
Email nga adresa: [email protected]