Kanë qenë me zemër të ngrirë deri në momentin e fundit fansat e skuadrës së Interit, i cili bëri një lojë të mrekullueshme për 90 minuta duke dominuar mbi Totenhamin dhe duke shënuar dy herë në portë përmes Kasanos në minutën ’20, por Rodrigo Palaços në minutën ’52. Ndërkohë një autogol i Galasit e çoi rezultatin në 3-0 në minutën ’75. Rezultati vazhdoi dominues për Interin deri në fund të 90 minutave të rregullta të ndeshjes. Por pavarësisht kësaj loje të mirë, humbja 3-0 në fushën e anglezëve të Totenhamit pati një ndikim të madh tek Interi, që e dinte se nuk do të kishte një fitore të lehtë, pavarësisht sforcimit dhe përgatitjes së madhe. 30 minutat e kohës shtesë bënë që tifozët të vazhdonin të qëndronin me zemër në dorë dhe një gol i Adebajorit në minutë ’96 bëri që të shkatërroheshin ëndrrat e interistëve dhe e bënë të pavlefshëm golin e mëtejshëm të Alvarezit. 120 minutat lojë treguan një mbizotërim të Interit dhe një fitore të denjë të tij, por që nuk pati asnjë vlerë për kualifikimin e tyre në “Europa League”. Tashmë, ai që rrezikon është edhe trajneri Andrea Stramaçoni, i cili pas humbjes 3-0 në Angli pati deklaruar se do të përqendroheshin për të kthyer rezultatin në fushën e tyre në “San Siro”. Dhe e kanë kthyer. Por pa siguruar asnjë fitore.