Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Everton-Arsenalit: Kështu luhet futbolli
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Everton-Arsenalit: Kështu luhet futbolli
Sport

Everton-Arsenalit: Kështu luhet futbolli

anazapta
Published April 6, 2014
Share
SHARE

Skuadra e Evertonit ka dhuruar spektakël sot në Goodison Park duke e mposhtur Arsenalin me rezultat bindës 3-0.

Seria e golave u hap kur pas një harkimi të Leighton Baines nga e majta, Romelu Lukaku e goditi topin por Szczesny e largoi atë në këmbët e Steven Naismith, i cili e dërgoi topin në rrjetë (14’).

Dominimi i Evertonit u konfirmua në minutën e 34-të kur Lukaku me një depërtim të mirë në zonë e mposhti tërë mbrojtjen e Topçinjëve për ta ngritur epërsinë në 2-0.

Kriza e Arsenalit u shtua kur pas një tollovie në zonë, Mikel Arteta shënoi autogol (61’). Ndërsa, edhe pse të dyja palët patë raste tjera, rrjetat nuk u tundën më.

Me këtë humbje, Arsenali rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve pasi që renditet në vendin e katërt me vetëm një pikë më pak se Evertoni, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

anazapta April 6, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?