Rreth një vit më parë refuzoi ofertën e Liverpoolit, por qytet-porti i anglisë duket se është në fatin e Xherdan Shaqirit sepse Everton hidhet në sulm për sulmuesin e kombëtares së Zvicrës.
Trajneri Roberto Martinez kërkon me çdo kusht shërbimet e lojtarit që pak javë më parë refuzoi ofertën e Stoke City për një destinacion më prestigjioz. Oferta e skuadrës nga Liverpooli ka mbërritur në zyrat e klubit zikaltër në Milano dhe sipas “Daily Express”, bëhet fjalë për blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit që nuk po gjen hapësira në skuadrën e drejtuar nga Roberto Mancini.
Shaqiri u bashkua me Interin në muajin Janar, por tekniku italian ka ndryshuar strategji, duke kërkuar me ngulm shitjen e tij dhe afrimin e kroatit Perisic. Kjo ka bërë që marrëdhëniet mes tij dhe lojtarit me origjinë shqiptare të ftohen pasi Shaqiri nuk është aktivizuar në asnjë miqësore gjatë muajve të verës. Nëse Shaqiri bashkohet me skuadrën e Everton, ai do të jetë blerja e tretë e madhe për klubin gjatë kësaj vere pas afrimit të Tom Cleverley dhe Gerard Deulofeu.
me paraqitjen te interi si diletant,as kukesinuk e blen me kete ill te shuar………………
Everton nuk njeh mire Shaqirin, per te ardhur keq se ata po keqinformohen, ndryshe nuk do ta benin kete oferte. Nje e thene e Krojfit te madh Hollandes se “talenti lind ai nuk behet “,e Shaqiri nuk eshte i tille.Levizjet nga nje skuader te tjera e deshmojne me se miri kete thenje.
Shaqiri nuk eshte ne planet e askujt ekip ne europ qe ja vlen.Te gjithe keto lajme jane lajthitje te gazetave shqiptare.Shaqiri i ka mbete ne dere Interit dhe nuk do luaj me futboll ne asnje klub te hairit do perfundoje ne serine e dyte te Italise