Siç mund ta dijë kushdo që është shfaqur të paktën një herë në ekranin e televizorit, kamera i shton çdo njeriu 4.5 kg. Një gjë e tillë nënkupton se yjet e ekranit janë gjithnjë të kujdesshëm për peshën e tyre.
Por Sem Fajers ka pozuar lakuriq për revistën “Closer”, ndërsa ka këmbëngulur se ndihet shumë rehat me trupin e saj dhe me masën 38 (që hyn te trupat mesatarë).
E shtrirë në krevat dhe shumë provokuese, Semi tregon format e saj femërore në fotografi dhe në intervistën shoqëruese thotë se kilet që ka marrë ia dedikon faktit që është më e lumtur dhe e kënaqur me të dashurin e saj Xhoi Eseks.
Ajo thotë: “Nuk kam qenë asnjëherë e vetëdijshme. E vërtet, nuk jam shumë e dobët apo e tonifikuar, por nuk është kushedi se çfarë. Vitin e kaluar isha masa 36. Tani jam një vit më e madhe, ndihem mirë në marrëdhënien time, kështu që kam shtuar pak kile dhe jam masa 38”.
Semi, e cila është 168 cm dhe pesha e së cilës luhatet mes 57 dhe 63 kg, shtoi: “Të dyve na pëlqen ushqimi dhe kur kam kohë të lirë, e kaloj duke u çlodhur me të dashurin tim e jo duke u stërvitur.
Ajo gjithashtu flet lidhur me komentet se duket më e madhe seç është në të vërtetë. Por Semi thotë se i injoron këto. “Jam 22 vjeçe. Kam qenë me fat në jetë. Disa njerëz mendojnë se dukem më e madhe, por s’besoj se është fytyra ime. Pa grim unë kam një fytyrë të njomë. Besoj se dukem rreth 18. Njerëzit më shohin si më të madhe, sepse jam në ekran, kam një biznes timin dhe zotëroj një shtëpi. Jam rritur shumë më tepër se njerëz të tjerë të moshës sime”.
E megjithatë duket se Semi s’i shpëton dot ndjekjes së “modës” së të tjerëve për një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks në të ardhmen. Ajo thotë: “Nuk kam gjoks të madh, kështu që mendoj se do të bëj një ndërhyrje. Por vetëm pasi të kem lindur katër fëmijët që kam ndërmend!”