Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fakulteti i Gjeologji-Minierës, në hall për bazën laboratorike
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Fakulteti i Gjeologji-Minierës, në hall për bazën laboratorike
Komunitet

Fakulteti i Gjeologji-Minierës, në hall për bazën laboratorike

anazapta
Published October 19, 2013
Share
SHARE

Mungesa e bazës laboratorike po pengon përgatitjen e profesionistëve të rinj në fushën e gjeologji minierave. Në nisje të vitit të ri akademik 2013-2014, krahas mungesës së ambienteve drejtuesit e Fakultetit të Gjeologji Minierave vënë në dukje se një ndër problemet madhore me të cilat po përballet ky fakultet është mungesa në infrastrukturën laboratorike. Prezenca e të cilave është vendimtare në formimin e profesionistëve të rinj.

Ndërkohë që edhe baza aktuale laboratorike është aq e vjetruar, çka pengon zhvillimin e rregullt të procesit të mësimit në përgatitjen e ekspertëve të rinj, të cilët pjesën dërrmuese të ditëve të mësimit, duhet ta kalojnë në këto laboratorë. Kundrejt kësaj problematike dekani i fakultetit Përparim Hoxha, shton se për të kompletuar bazën laboratorike të departamenteve përkatëse nevojiten të paktën 200 milion lekë, kjo në mënyrë që laboratorët të jenë ën shërbim të studentëve. “Ajo që kam si shqetësim është në pjesën laboratorike.

Pak askses kanë studentët sepse ne kemi sasira të pakta laboratorike. i ruajmë me kujdes edhe ato që kemi sepse po na u prishën edhe këto nuk kemi mundësi t’i rigjenerojmë apo t’i blejmë përsëri. Kemi nxjerrë nevojat për infrastrukturën laboratorike për burimet humane për infrastrukturë të procesit arsimor dhe na duhen rreth 200 milion lekë të reja”, vë në dukje dekani Hoxha.

Sipas tij, studentët dhe fakulteti nuk mund t’i shpëtojnë mësimit me turne as gjatë këtij viti akademik. Për shkak të shtimit të pranimeve të reja dhe mungesës së ambienteve studentët janë të detyruar që procesin mësimor ta zhvillojnë me turne deri në orët e vona të mbrëmjes. “Auditoret përdoren me dy ndërresa deri në orën 8 të darkës, sistemet e infrastrukturës përsëri kanë nevojë plotësimi”, shton Hoxha.

Gjatë viteve të fundit është rritur numri i studenteve që kërkojnë të ndjekin këtë fakultetet, shkak për të cilën bëhet tendenca e tregut të punës. dekani, Hoxha më tej vë në dukje se gjatë viteve të fundit tregu i punës kërkon specialistë në miniera, në rafineritë e naftës, por edhe në fushën e burimeve  natyrore. Kërkesa, të cilat gjithashtu janë shoqëruar me shtimin e numrit të femrave që vijojnë studimet në këto degë, duke zënë rreth 60 për qind të numrit të kandidatëve që vijojnë studimet e larta në programet e këtij fakulteti.

anazapta October 19, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Bomfordi says:
    October 19, 2013 at 9:51 pm

    O dekan (dikur rektor)! Po flet neper dhembe. Ku perfundojne fondet qe grumbullohen nga pagesat shkollore qe paguajne studentet cdo vit te cilat nuk jane aq te vogla ? Ku kane shkuar nder vite ? (keni qene Rektor dhe Dekan vazhdoni te jeni te pakten prej 12 vitesh). Prandaj fol me kjarte e mos bej pesh, pesh. Verini pikat mbi i qe te te besojme ma mire. E di gjendjen e vajtueshme te fakultetit tuaj (dikur te nderuar). A po na thua o Perparim pse ka shkue ai fakultet ne ate derexhe kur ju keni qene ne majen e ajzbergut te posteve universitare?. Shpresoj te permendesh qe ke qene ne majen e ajsbergut te ……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?