Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Falja e gjobave për sigurimet, kompanitë që përfitojnë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Falja e gjobave për sigurimet, kompanitë që përfitojnë
EkonomiLajm i fundit cicerrLajme Flash

Falja e gjobave për sigurimet, kompanitë që përfitojnë

redaktor
Published June 3, 2015
Share
SHARE

Një numër i madh subjektesh private dhe publike do të përfitojnë nga falja e gjobave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Projektligji po diskutohet në komisionet kuvendore dhe dje ishte pjesë e diskutimit në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale.

Ky projekt ka qëllim faljen e gjobave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për bizneset në masën 80% pranë tatimeve deri në dhjetor 2013.

Sipas përfaqësuesve të qeverisë, kjo bëhet në kuadër të reformës së pensioneve, nga ku do të përfitojnë të punësuarit dhe bizneset.

Vitin e kaluar qeveria fali kamatëvonesat e sigurimeve shoqërore për të vetë punësuarit në bujqësi, çka dha një efekt të dukshëm si në skemën e sigurimeve, edhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Çfarë përmban projektligji?

Sipas relacionit të projektligjit, e gjithë kjo iniciativë është ndërmarrë për të lehtësuar subjektet juridike dhe fizike nga barra e gjobave të gjeneruara dhe të papaguara për shkak të mosderdhjes, brenda afateve ligjore, të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Por nga ana tjetër kjo iniciativë shihet dhe si një mundësi e nxitjes së subjekteve juridike dhe fizike për të paguar kontributet e prapambetura, në kuadrin e fillimit të zbatimit të reformës së pensioneve, për të dhënë edhe një herë mundësinë për mbulimin me sigurim shoqëror të të gjitha periudhave të mëparshme, për të cilat nuk kanë paguar kontribute.

Kjo është edhe arsyeja kryesore që në këtë projektligj parashikohet falja e gjobave për deklarim dhe pagesë të vonuar të kontributeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që nuk parashikohet falja e gjobave të vendosura për punonjës të konstatuar të paregjistruar apo të padeklaruar.

Krahas lehtësimit të barrës së borxheve të ndërmarrjeve private dhe krijimit të hapësirave për përmirësimin e situatës së tyre financiare, në këtë projektligj parashikohet edhe detyrimi i subjekteve debitore për të kryer pagesat e debisë dhe gjobave të vendosura për mosdeklarim të punëmarrësve etj., deri në një afat të përcaktuar, duke falur 80% të gjobave të vendosura për ato subjekte që detyrimin kontributiv, së bashku me kamatëvonesat, e kanë likuiduar deri në datën 31.3.2015.

redaktor June 3, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?