Është e drejta e farmacistit të shesë ilacet , kemi parasysh këtu një aspirinë , një paracetamol , një fasho apo dicka tjetër , fjala vjen një qetësues që futen në listën e ilaceve pa recetë. Deri këtu nuk asgjë të keqe. Por po shtohen rastet që pa kryer asnjë vizitë , pa bërë asnjë analizë vetëm duke u mbështetur në disa ankesa të të sëmurit, farmacisti guxon të japë ilacet nga me të ndryshmet , duke filluar nga antibiotikët e duke përfunduar me medikamente që mund t’i rekomandoje vetëm specialisti.
Është edhe faji i vetë qytetarëve të cilët nuk duan të kuptojne se receta është përfundim i një procesi të gjatë që mjeku kryen. Farmacistët janë kthyer në tregëtare të kualifikuar , vetëm për të shitur ilace të shtrenjta. Fjala vjen për tensionin mjeku të rekomandon , Analapril dhe Atenanol që nuk kushton me tepër se 300 ( treqind ) lekë ne muaj. Farmacisiti të bën moral që këto nuk të bejnë efekt , jane miell ,të thonë,dhe bëjnë propagandë duke të rekomanduar që të zëvendesohen me Aprovel dhe Nebilet të cilat kushtojnë 500 (gjashtemijë) lekë . Por a është e mundur që një pensionistë që me 14 000 lekë në muaj të marë 500 lekë vetëm ilace? KJO ËSHTË E PAMUNDUR. Arsyeja kuptohet që krahas të mirave që solli privatizimi , ku tani gjen cdo lloj ilaci tek farmacisti eshte rritur ne maksimum ndjenja e fitimit me cdo kusht . Kjo i bën ata që të zhvillojne një tregëti të pandershme dhe në dëm të jetës së njeriut. Me këtë fenomen jemi të gjithë të familjarizuar. Se sa do të vazhdoje kjo praktikë e gabuar dhe si do te zgjidhet askush s’është në gjendje të pergjigjet?
Letër e nënshkruar
Evdal Nuri
Ore Evdal, a i di ti veshtiresite qe ka nje farmacist?! Piksepari, me liberalizimin e distancave jane hapur farmaci pa hesap dhe gjithshka eshte kthyer ne mbijetese. Se dyti a e di ti se sa i fusin mjeket hundet ne profesionin e farmacistit, fjala vjen mjeku duhet te shkruaj ne recete vetem emrin kimik duke e lene ne dore te farmacistit dhe pacientit zgjedhjen e markes dhe kjo gje sjell qe farmacia duhet te mbaje shume marka ilacesh te cilat se shumti perfundojne ne kosh pasi nuk shiten per shkak te. Indikimit te mjekut. A e di ti se cfare taksash paguajne farmacite dhe sa e veshtire eshte marrdhenia e tyre me qeverine dhe me pacientet. A e di qe ska asnje organ kontrolli te vertete te tregut dhe qe ca farmaci trajtohen si te nones e ca si te njerkes. A e di ti qe farmacive i eshte ulur marzhi i fitimit duke bere tejet te veshtire nxjerrjen e kostove qe ka farmacia. Pastaj Evdal, problemin pacientet ta kerkojne tek vetja pasi kur farmacisti i thote “ik vizitohu” ai nuk shkon tek mjeku por tek farmacia konkurente dhe pastaj cfare i mbetet farmacistit te ndergjegjshem pervecse te falimentoje?! I dashur, farmacite jane te futura ne nje rreth vicioz qe duan te dalin e smunden dot, gjithshka e paligjshme qe behet, behet e detyruar e megjithate dua te te them se ne kete mizerje te sistemit shendetesor, farmacia eshte institucioni qe funksionon me mire ne lidhje me pacientin, dhe paragjykimi vjen nga mungesa e informacionit dhe nga perciptesia e gjykimit.
ore evdal cfare klase je njehere??????????
me kete qe shkruan nuk ke informacion per dy emra barnash
dhe jo te gjykosh nje problematike te tere ne kete fushe
farmacisti ka te drejte te korrigjoj receten e leshuar nga mjeku
dhe informacionin e jep falas dhe jo si mjeket
qe nuk te hedhin as syte po nuk i tunde leftat…………….
shume dakort me komentin e Denisa Vr.
profesioni i farmacistit eshte me ibukuri, pas atij te kirurgut,me iveshtiri ,pasi te ve edhe ne rolin e sociologut dhe psikologut perballe pacientit,por me pak ivleresuari dhe me shume idiskriminuari ne ditet e sotme ne fushen emjekesise.Vetem farmaciste japin keshilla pa fund gjithe diten dhe nuk kerkojne asnje here shperblim per “to
j”u lutemi te mos na ndryshoni profesioin, nuk jemi mjeke ,por nuk jemi as shites ,kemi arsim te barabarte me mjeket dhe perkushtim me te madh ne profesion se nje pjese prej tyre, te cilet kur shkruajne receten nuk e kane medjen tek isemuri dhe semundja e tij ,por t’i adresojne aty ku ata do te marrin me pas pjesen etyre te fitimit te pameriruar,pjese e pazareve te pista me farmacite elaboratoret e analizave. Panershmeria ne shendetsi fillondhe vazhdon nen ndikimin direkt te mjekut i cili ja nxin jeten pacientit qofte me pagesat, sorollatjet,qofte me sherbimin jo cilesor.Dhe nje gje tjeter:Atyre njerezve qe nuk ipelqejne sugjerimet efarmacisteve le te mos imarrin p[arasysh ato,fale interesimit te shtetit se fundmi kemi me shume farmaci se te semure,sidomos ne Tirane.FALEMINDARIT!
O gazetare idiote bashke me mjeket super idiote Sa dije keni ju ne vetem me nje formule dhe nje sinteze ilaci ja u kalojme jo me ato 15 lloj kimi qe jua dime fundin as ne hale ju veme Per te 20 vit resht ne Amerike dhe ne bote profesioni i farmacistit ishte me i ndershmi me vite larg atij te hajdutit matrapazit injorantit gazetar dhe mjek bashke