Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe të akuzuarit tjerë, dalin para para trupit gjykues për caktimin e masës së kërkur nga prokurori i EULEX-it, lidhur me akuzat për korrupsion dhe marrje rryshfeti. Të akuzuarit e tjerë janë Nexhat Krasniqi, Shpëtim Telaku, Ali Aliu dhe Beqir Deda. Aktakuza e ngritur për rastin e tyre, ka të bëjë me tre tendera rrugësh në Ferizaj. Të gjithë të akuzuarit dyshohen, se kanë keqpërdorur 890 mijë euro të ministrisë së transporteve.