Ngjarja ka provokuar jo pak reagime në rrjetet sociale dhe në forumet online.
Fatmir Xhafa, kreu i komisionit të Ligjeve, është përplasur ashpër gjatë mbledhjes së sotme me drejtoreshën e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.
Ai ka kërkuar nga ajo që të dalë jashtë nga salla sepse “ka thyer disiplinën”.
Xhafa ka qenë shumë nervoz që prej hyrjes në sallë të Sufalit – pohojnë të pranishmit gjatë incidentit.
Fjalia që ka provokuar veçanërisht irritimin e Xhafës ka qenë momenti kur Majko i ka kërkuar znj.Sufali që sipas ligjit kush ka konfikt interesi nga deputetët me Lojërat e Fatit nuk duhej të qëndronte në sallë.
Pse kjo fjali dhe pse ky nervozizëm që e pasoi?
DITA verifikoi disa nga mesazhet e ardhura në redaksi nga Fieri dhe Vlora të postuara poshtë artikullit që pasqyronte ngjarjen.
Rezulton që shkaku i nervozizmit të z.Xhafa me gjasa është fakti që vëllai i tij Agron Xhafa njihet në zonën e Vlorës dhe Fierit si menaxher i një prej kompanive nën mbikqyrjen e njësisë që drejton Sufali.
Bëhet fjalë për kompaninë lojërave të fatit APEX.
Gjatë aksionit Fundi i Marrëzisë shumë kompani janë gjobitur për shkelje ligji dhe mospagesa detyrimesh.
Një prej tyre ka qenë edhe kompania e mësipërme.
Këtu kanë nisur përplasjet e para mes znj.Sufali dhe deputetit socialist Xhafa.
Burime nga grupi parlamentar i PS-se pranojnë për DITA se ky i fundit ka kontaktuar në mënyrë të përsëritur Sufalin për ti kërkuar një takim të posaçëm me vëllanë e tij.
Takimi është kryer por Sufali nuk ka rezultuar të ketë favorizuar më pas kompaninë, madje në takime të ngushta është mbrojtur me arsyetimin që mbylljet dhe gjobitjet kanë përfshirë të gjithë dhe nuk duhet të ketë dallime partiake.
Ka gjasa që ky konflikt i mëhershëm është në bazë të nervozizmit të z.Xhafa që prodhoi incidentin e sotëm me Sufalin.
Në komision po diskutohej projektligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Pas ndërhyrjes së ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, tensioni është ulur.
Më poshtë, pjesë nga debati:
Majko: Kontrolloni kush është me konflikt interesi nga deputetët
Sufali: Çfarë të kontrolloj, janë gjithë…
Xhafaj: A ka mundësi që të mos flasësh ose do të dalësh përjashta! Këtu e drejtoj unë mbledhjen, atje ku merr pjesë ti ta drejtojnë ata! Dakord!
Sufali: Po patjetër! I dhashë përgjigje z. Majko!
Xhafaj: Po, por përgjigje kur jam unë nuk mund të japësh ti. Nuk e di ca pune bën atje ti po…
Sufali: Pastruese…
Xhafaj: Atëherë dil nga salla e mbledhjes… Dakord!
Sufali: Kam ardhur në komision
Xhafaj: Atë e di unë! Të lutem largohu nga karrigia!
Sufali: Nuk largohem. S’mund të largohem jam në komision…
Xhafaj: Zonjë urdhëroj unë këto!
Sufali: Jam caktuar për të mbrojtur diçka
Xhafaj: E përcaktoj unë, prandaj tërhiqu prapa. Tërhiqu se do të ndërpres komisionin
Sufali: Ndërprite
Xhafaj: Nuk thërras pastrueset unë këtu. Z. Ministër do marrësh masa apo të ndërpres komisionin?
Sufali (i drejtohet Canit): Kam ardhur në komision
Cani: Ishte humor… ishte shaka
Xhafaj: Jo të lutem, nuk ka me shaka
Cani: Kjo është drejtoresha e Lojërave të Fatit
Xhafaj: Aq më keq akoma që qenka drejtoresha
Cani: Po bënte shaka
Xhafaj: Pse për humor kemi ardhur këtu… Drejtoreshë që bënka shaka në komision, nuk di çfarë është parlamenti… mësojuni punonjësve tuaj ça është parlamenti që pastaj…duket që i paska ec mirë këto kohë që flet qesim.
https://www.youtube.com/watch?v=RsxnR6l4rFc#t=31
Ouuu keshtu qenka puna…
Bravo Fatmiri
GO GIRL,GO!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nervozizmi nuk ishte i zotit Xhafa por ishte nje sjellje prej femre pa edukate e kesaj goces. Imagjinoni cfare sjellje te degjeneruar ben ajo kur eshte ne drejtorine e vete pa kamera. Xhafa u soll si kryetar komisioni sic ka bere dhe Brace shume here. Keto jane justifikime te uleta per te pastruar degjenerimin e ketyre drejtoreshave.
Po ca degjenerimi o zoteri.
Ky perdor postin.publik per pune private.
Drejtoresha jo vetem nuk duhej te dilte por duhej ta denoncoje per shantazh
Ngaqe punojne si puna e cupelines shkojne punet corap neper shqiperi qe nuk njohin as rregullore dhe as ligj e kane mendjen tek pispillosjet.
Fatmir Xhafa te kishte zbatuar ligjin dhe ta kishte larguar nga mbledhja kete rrugace qe nuk e meriton qe te punoje ne administraten shteterore e jo me te jete Drejtoreshe.
Siduket do te kete mik ndonje kodosh qe ka pushtet qe ben ajo ashtu se nuk ka mundesi te kete ate guxim e kurajo.
I paskan varur Fatmir ujkut plëncat në qafë!
Fatmir Legeni !
… Si tha Tomi ne fillim..” Jo se una dojsha me fol me minstrat e me drejtorat se dojsha me zgjidh problemet e atynve qe mkan votue mue”
I bej thirrje Xhafes qe ti nxjerri koken ketij muhabeti dhe jo te na tregoj bithen
Bravo z.Rama
Mos beni dallime ne keto pune se dallimet trimerojne Sali pordhen.
Nese kjo vajza ka keto arsye bravo i qofte dhe i lumte per reagimin.
Kisha respekt per kete Xhafen, por aaaa jo keshtu 🙁
te djathte e te majte (mender “te djathte” e “te majte”) njesoj qenkan te njollosur.
Ai vend nuk ka zot
Aty sundon vetem interesi privat, askush nuk ndjen pergjegjesi per me shume se kaq.
Kesaj zonjes qe qenka dhe shume bukuroshe i uroj suksese dhe te mos ua pertoj as “te djathteve” as “te majteve” qe nuk jane te tille, po jane thjesht ca garues qe shtresojne parane ne llogarite bankare
AHH RILINDJE ,AJDE ESTRADA E BALLSHIT , PO SALIU CFAJE KA KETU ????
Faji sat’eme.
Lexon ti apo ti ka zene syte Saliu me shami qurrash?
Kush po fajeson Sali pordhen ketu?
yyyt lipsu
zagar
Kokpalari, mos u merr me provokatoret e Sali zgjyres.
i ka fut sperma e beograit gjithandej, madje ka te dhena qe rri dhe komenton vete neper forume
Ka shku paraja ne dore te horit.Neser kjo drejtoresha eshte pushuar nga puna.
Xhafa eshte nje nder zyrtaret tipike te PS qe postet i ka perdorur per perfitime personale. Kjo eshte nga burime te sigurte te vete zyrtareve te PS.
ja pra ku flika lepuri.
ne dreke bera nje koment ku kritikova kete drejtoreshen sepse me dukej si nje nga keto kalameshat qe ka vene Rama neper dikastere qe rrine ne FB gjithe diten.
por nese kjo qe shkruhet eshte e vertete, i them thjesht nje BRAVO te madhe.
inkurajim dhe kurajo per te gjithe ata qe levizin qofte edhe nje milimeter perpara progresin e Shqiperise se gjore ne fushene barazise para ligjit
se jemi kthyer ne kalifat
Ordinanca ,lepuri fle tek ligji qe kerkon kjo zonja drejtoreshe per te futur ne treg kompani te reja qe kane marveshje me te se su hap bythesh per ligjin o lumadh
mire ia paske bere
o Dita po pse i keni fshi komentet e meparshme
kishte qyfyre te tjera atje vec kesaj per Agronin qe e njef gjith Vlora
Ate e njeh vlora per djal te shkelqyer o plera qe mereni me jetet e njerezve qe as i njihni . Shikoni ata qe vrasin e vjedhin cdo dite . Te kesh punuar qofte dhe ne kompani lojrash nuk eshte krim . shiko halene tende arsen dhe mos u merr me familjet e te tjereve
shqiperia eshte ne nje faze politike shume te rrezikshme
nga njera ane keta si Xhafa, Berisha etj, gjithfare ish-sekretaresh partie PPSH dhe pionieresh te Emverit qe tashme jane burra me poste dhe para ne “demokraci” nga ana tjeter keta te rinjte pa eksperience dhe pa personalitet politik.
Nje mishele shperthyese qe zoti e di ku do ta coj kete vend.
shpresojme per mire.
kjo e Xhafes, sa per koment, skandal!
Dmth DITA justifikon sjelljen e pa edukate te drejtoreshes. Bravo palacot e gazetarise. Mesojini njerezit se duhet te sillen e te flasin si drejtoresha. E ku hyn ironizimi me “Pastruese” te konflikti interesit te Xhafes? Cfare eshte profesioni i Pastrueses? I shpifur? I peshtire? I perbuzur? Po te gjithe Drejtoresha sdo jene e sduhet te jene se po e tregojne perdite se kush jane? Pse nuk ironizoi kjo psh te thoshte – Prostitute? Mos valle sipas saj pozicioni i Prostitutes eshte me i larte se i Pastrueses? Edhe pozicioni i kesaj drejtorevickes eshte.
Ore drejtoresha mund te jete sjelle pa edukate, por kjo eshte fare kot perballe asaj qe nje deputet dhe kryetar komisioni te perdor postin publik per punet e vellait.
As kane te krahasuar
Po cfare pa edukate more, ai i flet me brutalitet se kjo nuk i shkoi per fije me te vellain, dhe ju shqetesoheni se ajo i ka thene pastruese. Ironia e saj nuk eshte te ofendoje pastruesen , por sic e shikoj une te pastroje kurrusionin ne lojrat e fatit.
Ky trimi Xhafa po sillet arrogant si Tom Doshi qe filloi te hedhi vickla me Tahirin pasi ju shkaterruan fushat e hashashit!
Po tregojne te gjithe se kur ju preket interesi personali hedhin vickla te gjithe. The te tjeret me rrinin si i bukuri shejtan dhe nuk nderhynin. A e dini pse, se ajo cupka sie qujane disa, kur u pyet nga majko ju tha:
Majko: Kontrolloni kush është me konflikt interesi nga deputetët
Sufali: Çfarë të kontrolloj, janë gjithë…
te lumte moj vajze! Keshtu i duan derrat drute. Te jene te gjithe si kjo, Shqiperia do te ece me mire e me shpejt drejt progresit. Ja perse Edi ve “cupa” te reja ne poste ministrore, se ato nuk i komprometon dot me nje pije alkolike e me nje darke ne local e me nje tufe parash nen tavoline!
Hajt me shendet te gjitheve, e ca me shume si kjo “cupelina” te kemi!
Plasi ne PS. Hienat filluan te zihen kush do ta marri copen me te madhe. Na i rrofsh moj Rilindje.
S’mar vesh hiç nga këto kazinotë a qysh e kanë emrin. Unë prashit e krasit ullinj e gjë tjetër s’di. Në darkë fërkoj plakën në krevat dhe kaq. A dëgjuat more?
Re Hekal,si re s’mer vesh nga kazinotë ti a lumadh..
Po këtu janë mbushur edhe kallëmishtet me kazino re.
Mbaj shatën e gërshërët e ullinjve ti.
U pikaaa!
Dita, ju na rikujtoni operacionin fundi Marrezise. Mir…
Por duhet te quhet tani me emerin e koduar” Fillimi i marrezise”, per rezultatin e shkelqyer qe ka arritur ne pezullimin e tre policeve dekonspirues dhe per shoun e madh qe krijoi ne media.
Ket emer e meriton plotesisht per vete permbajtjen e tij, ku megjithese u raportuan mbi peseqind subjekte kazino, pika bastesh e qindra makineri te pa licensuara, te shprehura keto ne shifra perbejne miliona leke evazion fiskal ne dite, jo ne jave dhe muaj, dhe akoma prokuroria nuk ka leshuar asnje flet arresti per pronaret e ketyre subjekteve apo per zyrtaret tatimor qe kan patur detyre kontrolli gjithe zonen ku kan ushtruar prej kohesh ato veprimtarine e tyre kriminale.
Pa lere me te merret kush me ish-drejtorin dhe ish-punonjesit e Lojrave te fatit, ku auditi i M.Financave ka konstatuar vetem ne kontrollin e fundit miljona leke humbje nga abuzimi i ketyre banditeve shteterore.
Dhe as ish kryeministrit Berisha dhe ish ministrit te tij Bode,nuk u eshte prekur nje qime, megjithese sic e publikuat ju si gazete ato dite ne shtyp nepermes nje shkrese autentike, paskan patur dijeni te plote per ket afere multi milioneshe dhe kan heshtur. Ketij i them une opracoin…te tjerat jane vetem pallavra.
Desh harrova … te fala Prokurorise dhe kryetarit te saj Llalla.
Good sign.
Xhafa te jape doreheqjen
Ja ,vetem keshtu mund te ngrihet shteti me kembe.
Kjo ka qene historikisht e vetmja udhe ku kane ecur ato shtete qe bejne progres cilesor dhe qe mbrojne me ekzigjence interesin publik.
ai aksioni qe ka drejtuar kjo Sufali cfare rezultatesh pati vec mosdegjimit te ankesave te vellait te deputetit??
tashme po kthehet ne vend kultura e bixhozit element kyc ky per zgjerimin e krimit te metejshem ne vend
rroft shqiperia poshte kusaret
Dje i mbyllen sot i kane hapur perseri…Rama po tregon se tani i kontrollon ai te ardhurat e basteve ne shtet..Nuk behet ky vend.
po te kete komentues k..ra si ty domosdo qe nuk behet.
te lini ju me llumin qe hapni cdo moment.
llumpangopur!
Nqs do te kete transparence mbi efektet ekonomike dita -dites te shoqeruara me veprime pergjegjesore individuale atehere “aksionet”kthehen e materializohen ne vlera monetare ne ARKEN e Shtetit.Le te besojme se akseset per shtimin e te ardhurave tani do te ‘inventarizojne”edhe kthimin e parave te munguara (te vjedhura)
Kur ka perplasje ka sukses puna , iku koha e rreshtit para Saliut , i lumte vajzes .
xhafe o trim do te fshijne per bythe po bej punen e largou ne je hajdut qoft e vellai tend
Gjysma e kazinove jane pikerisht me lidhje me deputetet si ky i Xhafes.
Gjysma tjeter ken qene te policeve.
ai aksioni ishte nje nisme e mire por ujku nuk e hane ujkun.!
Bravo vajza. shpresojme mos korruptohen me kalimin e muajve. Pak si veshitr me duket
Konkurs per diciduren me te pershtateshme per ket foton Xhafaj-Edi Rama?
mjer njerzit nga cfar politikane perfaqesohen rrofsht o malo qe ne thirre.
Bravo drejtoresha ! Eshte e vertete qe edhe une bera nje koment jopozitiv per kete drejtoreshen ne dreke. Sepse nuk e dija si qendronte puna. N.q.s. eshte e vertete ajo qe shkruhet me siper per villain e deputetit Xhafa, atehere i jap te drejte Zonjushes.
Qe i djeg ne nje vend Fatmirit nuk diskutohet. Neveria nga kjo skene ne video me vjen me sjellejen e kesaj bukuroshes. Pavaresisht synimeve te Xhafes, ai ju drejtua ashper por brenda rregullave.
Nuk mund te flas serbes kjo bukuorshja, kur eshte duke dhene llogari para nje komisioni me te zgjedhur nga populli, te mire a te keqinj qofshin keta.
I duhet shume puneK/ministrit sepse pushtetaret jane te tere te menderosur ,si puna
Xhafes…..!!!!!
Kete vend e ka mberthyer mafja per “GURMAZI ” aty ka humbur cdo shprese per jeten, cdo ender per brezat e ardhshem. SHQIPARIA eshte kthyer ne nje vend qe po e shqyejne qente…..
E pashe dialogun ndermjet Lunes dhe Xhafes, ne tv, por te cunguar, ku televizioni me dashje, kerkonte ta nxirrte kete zonje a zonjushe, keq para opinionit publik.
Por fatmirsisht, eshte gazeta Dita, qe e jep te plote kete dialog dhe ketu kuptojme, se dtejtoresha e kumarit, jo vetem qe nuk eshte fajtore, por eshte treguar edhe shume e guximshme, karshi nje ujku te vjeter, qe e nisi karieren si i ri qe mburreshte me prishjen e kishave dhe xhamijave, dhe duke bere nje kariere partiake ne PPSH dhe me vone ne PS, kujton se brezi i ri, qe kerkon te punoje, pa sh
Pantazhe, do ti perulet.
Eshte ky synimi i Edi Rames, qe guxoi te fuse ne parti dhe ne qeverisjen e vendit, nje brez te ri te pakorruptuar, qe smund te shantazhohen, se nuk kane dosje, por qe kane edhe guximin, te
kundershtojne ujqit e vjeter.
Kjo tregon edhe njehere, se kryeministri Rama, nuk i le ne balte, te zgjedhurit e vet, qe sulmohen me pa te drejte.
Edhe ngjarja Doshi filloi pikerisht tek dy zyrtare te zgjedhur te kryeministrit, ku tom kodoshi, kerkonte te bente te fortin, duke i friksuar zyrtaret femra, se ishte ne gjendje, ti zhdukte nga ai post, por harroi se Edi Rama, eshte doc i docerve, qe spjerdh per tomet e pordhet e legenave te politikes harbute.
Nje njeri i tredhur si Xhafa sbesoj se mund te kacafytet kollaj, megjithate forca e kesaj vajze vjen nga nje njeri qe ka b..le.
Mos ishte kumari dhe droga shqipot do hanin njeri tjetrin per nje cop buk
JA PRA KUSH JANE BABALLARET E KOMBIT QE I KANE ZGJEDHUR KRYETARET E PARTIVE.” Te gjithe depuetet jane ne konflikt interesi” A ka me poshtersi? A ka me buthe ku te rije ky palo parlament? A ka mbetur ndonje deputet,ish deputet,ndonje minister,pushtetar,ish minister,ish pushtetar qe te mos kete grabitur kete vend? VESHTIRE.
A DUHET HEDHUR VOTA ME PER KETE KLASE POLITIKE TE 25 VJETEVE?
Mblidhi Edi Rama parate e grabitjes se deputeteve tuaj ne keto biznese,mbidhi se rit buxhetin,apo dhe Ju keni pjesen tuaj si Saliu dikur?????
Sa qeveri e inkriminuar,sa shpejt qe filluan grabitjet e atyre qe i votuan.
Me sa kuptohet kjo perplasje eshte fryt i perplasjeve te meparshme per biznesin e vellait te Xhafes. Qe ne fillim Xhafa tregohet shume i ngarkuar dhe reagon keqas. Nga ana tjeter edhe drejtoresha i hedh zjarr benzines me reagimin e saj. Por qe Xhafa te thote “mesoje si te sillet ne komision” kjo eshte qesharake sepse neper ato komisione kemi pare sharje, fyerje e reagime me keq se rrugacet, ndj Xhafa te kurseje keto leksionet mbi sjelljen. Deputet jane me sjelljet e tyre jane bere gazi i botes.
Ja perse Majko pyeti nese ka konflikt interesi ne menyre qe te evitoheshin perplasje si kjo. Nese duhej nxjerre jashte dikush ai duhej te ishte Xhafa i cili duke pasur konflikt interesi nuk mund te drejtonte komisionin.
Gjoja guximi i drejtoreshe Suvase e ka mbeshtetjen te e kuadrove qe jane vene ne krye.Cfare meritash ka kjo e paedukata qe eshte vene ne kete post?Mos ndoshta nga pamja?Por as e bukur nuk eshte.Do te kete <merita te tjera.Pastrueseve tiu marri te keqen se bejne pune te dobishme.U soll me keq se prost… qe kayerdisen me deshjren e tyre per zanat.Edhe Xhafa smbetet bosh.I erdhi zogu ne dore per te nxjerre vrerin sa filloi.Turp per ata qe i kane vene pastaj per te dy/
..Xhafa e ka krijuar konfliktin..pritja e tij ka provokuar skandalin,qe ka zbuluar persene.
Vajze kurajoze,bravo.Z.Xhafa i ka djehur puna e vellait te tij,Majko ka godituur me “SPONT” duke e ditur situaten.Kazinot moren ne qaf shume burra e lan grat pa burra duke divorcuar.Z.Sherefedin Shehu dikur la celularin ne halen e kazinos…!
te gjitha kazinote qe u bllokuan nga aksioni ”fundi i marrezize” u hapen serish brenda dy javeve dhe akoma sot nuk shikohet rritje te ardhurash ne buxhet nga ky biznes.rritja e te ardhurave verehet vetem ne hepat e kesaj drejtoreshe dhe te ministrit cani
E ke gabim.
Mos i fusni te gjith ne nje thes se demin ia bejm kokes.
Kjo drejtoreshe eshte nje vajze nga familje qytetare qe e njoh personalisht jo katundar i babezitur nga ata qe solli politika antishqiptare ne qytet.
Kurse Canin nuk ka nevoj ta mbroj un se mbron veten. Po detyr t veshtir duhet t ket nje minister financash me nje amator ne ekonomi si Rama
Njerez si kjo ZONJE i duhen Shqiperise se Rilindjes. Nese kete qendrim lakonik dhe autoritar, nuk e ka te momentit, Edi duhet ta vere ne vende larte e me larte. Nderkohe me cudit /xhafa, me sjelljen prej agai.
Zoti Xhafa, Parlamenti ngelet akoma nje stalle ku punojne vetem derrat.
Zoti Xhafa, ne parlament duhet te ishin te gjithe si Luna dhe nuk do kishim keto probleme qe jane sot.
Me kete sjellje qe keni kryer me Z. Luna ke turperuar vetveten dhe komisionin parlamentar.
– Kush je ti moj? Drejtorevica? po nuk ka ndonje burrre ketu qe te merem vesh une?
– jo !
– Aha prandaj vekan punet çorap ketuuuuu.
… Si tha Tomi ne fillim..” Jo se una dojsha me fol me minstrat e me drejtorat se dojsha me zgjidh problemet e atynve qe mkan votue mue”
I bej thirrje Xhafes qe ti nxjerri koken ketij muhabeti dhe jo te na tregoj bithen
“I bej thirrje” ahahahahahah!
Xhafa duhet t ejape doreheqjen per tentative te perdorimit te postit pulik per interesa familjare dhe tentativen e mbulimit te konfliktit te interesit ne pune.
Po kazinote e Nard Kokes me shoke pse nuk kontrollohen? Ajo do shkarkuar vec per ate sjellje. Dhe pastaj duhet proceduar penalisht per gjithe favorizumet qe ka bere.
Majko ka futur nje kunj, “pastrusja” pohoi nervoze se konflikt interesi “Kane te gjithe”,dmth me te thene kete fjale per mua nuk ka nevoje vazhdimi. Pyetja 1 milion eshte kjo, A ka zot te shpalle nje moratorium 6 muaj mbyllje komplet te kazinove, llotove, etj qe te ndahet shapi nga sheqeri? Po s’u be kjo do kemi mbledhje ne komision dembelash qe zgjidhin problemet e familjes.Drejtoresha ti permbahet me dinjitet protokollit, ashtu fiton respekt, pastruesja ndofta e meriton kafshaten qe u con kalamajve shume me me dinjitet se shume e shume funksionare palaco qe per karriere e para shiten e blihen njeqind here.
Ka dicka me te rende qe ftoj Diten ta konfirmoj. Pas kurrizit te Drejtores shoh dy drejtues te Apex.
Kush inka futur ne Kuvend dhe pse pikerisht keta t dy?